E fundit/Ministria e Arsimit do të përfshijë në lëndën "Qytetaria" të shkollave 9-vjeçare, Big Brother Vip
Me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ministria e Arsimit ka nisur të shqyrtojë idenë e përfshirjes në lëndën “Qytetaria” të shoët “Big Brother” dhe personazheve kryesore në të.
Sipas informacioneve që ka redaksia “Të Kripura” metoda e ndjekur do të përfshirë shikueshmërinë, sondazhe me shkollat si dhe komentet në rrjetet sociale. Është vlerësuar se shoë në fjalë përfaqëson një dukuri reale në jetën publike të shoqërisë, një përshkallëzim të matshëm të ndikimit të formatit televiziv në formësimin e shijeve estetike dhe një etike të re në komunikim.
Shfryhet incidenti i rrëmbimit të gazetarëve "Fiks Fare", ishin staf i emisionit "Stop"
Raportohet se po punonin për të njëjtën temë.
Ekskluzive/Zbulohet arsyeja e largimit të Helidon Bendos nga kreu i SHISH. Refuzoi të mbante në zyrë foton e McGonigal
Nuk kemi parë gjë akoma!
Edi Rama is at Kryeministria.
Kështu njoftohet në krye të një postimi të kryeministrit në Facebook. Kryeministria në këtë rast të çon te një faqe satirike dhe nuk dihet nëse kjo është gabim, apo e qëllimshme. Në fotoalbumin e shpërndarë me këtë rast shihen një grup fëmijësh që kanë vizituar selinë e qeverisë, por pa sqaruar se kush janë, nga vijnë e për çfarë.
Projekti/Pikë hidroplanësh në Kalanë e Vivarit në Butrint
Në kuadër të Planit të ri të Menaxhimit të Butrintit, që parashikon edhe zhvillim turizmi, bëhet e ditur se në Kalanë e Vivarit, në derdhje të kanalit me të njëjtin emër, parashikohet të ndërtohet një pikë ulje-ngritje hidroplanësh.
Sipas të dhënave për redaksinë e “Të Kripura” në funksion të kësaj pike të re që parashikohet të sjellë në vend një kategori tjetër turistësh, do të ndërtohet një njësi karburanti, në afërsi më kalanë në fjalë që është disa qindra metra nga Parku Arkeologjik.
BE-ja njofton Konferencë Donatorësh për Turqinë dhe Sirinë në muajin mars
Komisioni Europian ka njoftuar se do të zhvillojë në muajin mars një konferencë donatorësh për pasojat e tërmetit në Turqi. Njoftimi është dhënë nga kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe kryeministri suedez, Ulf Kristersson, pasi Suedia mban presidencën e radhës së BE-së. Von der Leyen ka bërë të ditur se deri më tani, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së janë dërguar në Turqi 31 ekipe kërkimi dhe pesë ekipe mjekësore nga 23 vende.
Rreth nevojës për taksimin e tokës
Mungon vetëm kënga për aeroportin dhe vizionin për "kombinatin e mishit "Labëria""
Gazeta “Tema” përcjell sot një lajm disi ndryshe. Në Vlorë është protestuar pro qeverisë dhe kundër shoqatave ambientaliste që kundërshtojnë ndërtimin e aeroportit. Argumenti i dikujt që citohet pa emër, por që referohet si pjesë Unionit Turistik të Vlorës është karakterial:
Në radhët e protestuesve nuk ka asnjë protestues vlonjat, duke lënë qartazi të kuptohet se protestat ‘kryeqytetase’ nxiten nga qarqe të tjera ekonomike.
Koha që ambasadorët të dalin nga jeta publike në Shqipëri
Ambasadori britanik Alastair King Smith ka deklaruar nga Elbasani se do të ketë sanksione të reja për ata që minojnë demokracinë dhe bëjnë korrupsion. Të paktën kështu e raporton gazeta “Tema” diplomatin në fjalë që duhet thënë se po shkon pak skiç me formatin e deritanishëm të diplomatit britanik në vendin tonë.
Hije skandali për organizimin e Botërorit 2030
“Politico” shkruan për atë që e quan një plan i sauditëve për të blerë Kupën e Botës në futboll. Pra të drejtën e organizimit të saj në vitin 2030. Sauditët raportohet se i ofruan Greqisë dhe Egjiptit ndërtimin e stadiumeve të reja në këmbim të votës pro për organzimin e kampionatit botëror në vitin 2030.
