Sikur të taksohej budallallëku!
Që në vitet e para të krijimit të tyre shtetet dhe perandoritë kanë shfaqur zell të jashtëzakonshëm në fushën e taksimit. Në Babiloni thuhet që njerëzit duhet të pagonin taksë për të varrosur të dashurit e tyre, në Romë duhet të pagoje taksë për të rritur dele apo për të peshkuar, në Bizant ishte e vështirë të diktoje një aktivitet apo burim të vetëm që nuk taksohej, kurse në Perandorinë Osmane taksohej mes të tjerash edhe besimi në Krisht dhe Jehvah (besimi në Allah nuk taksohej).
Të jemi gati për shpërbërjen e Federatës Ruse
Një gjeneral në pension i ushtrisë amerikane, Ben Hodges, që ka shërbyer në pozicione komanduese në luftën e Afganistanit dhe Irakut, ka bërë thirrje përmes profilit të vet në tuiter që Perëndimi të përgatitet për fundin e Federatës Ruse në formën që ajo është sot.
Administrata Biden kundër shpalljes së Rusisë si shtet sponsorizues i terrorizmit
Kremlini ka përshëndetur së fundmi qëndrimin e presidentit amerikan Joe Biden, i cili ka deklaruar se është kundër deklarimit të Rusisë si vend sponsorizues i terrorizmit.
Zëdhënësi Dmitry Peskov deklaroi se kjo është një gjë pozitive, pasi sipas tij, “vetë formulimi i një çështjeje të tillë është monstruoze”.
Peskov po ashtu ka bërë një lidhje mes deklarimeve të Biden dhe misionit ndërkombëtar në Zaporozhie, impiantin bërthamor që ndodhet në Ukrainë.
Pas betejës me Armand Dukën "çaçaplini" i politikës nis betejën e re, por me tone të ulëta
E mbani mend Erion Veliajn kur përbetohej se do i jepte fund Armand Dukës?
Foli madje zdromsi i Republikës për “bole çeliku” dhe desh ia mbushi mendjen vetes se lufta me Dukën ishte vërtet e tij.
Koha kaloi, Duka është. Aty ku ishte. Edhe zdromsi, ashtu siç i ka hije. U tha atëherë nën zë, siç ndodh këtu që Ceferin e detyroi Ramën të hiqte dorë nga beteja me kreun e FShF dhe në fakt ndalimi i sulmit përkon në kohë me vizitën e Ceferin. Por kjo mbetet e pakonfirmuar. E vërteta është se Veliaj e mbylli gojën si me urdhër dhe logjika në thotë se i thanë të mos lehte më.
Skanera dixhitalë për pasaportat në Rinas? Vetëm për pasaportat diplomatike
Në datën 5 gusht kryemimistri inauguroi skanerat e rinj dixhitalë në Rinas që sipas tij kontrollojnë automatikisht pasaportat. Fotoja këtu është nga njoftimi.
Në fakt skanerat janë për biletat dhe nuk është se ulin kohën e kontrollit edhe aq në një aeroport që edhe më parë shërbimin nuk e kishte keq. Por sërish shumë mirë.
Letra Macron-Scholz: Serbia, rëndësi strategjike për paqen europiane. Ju duhet të merrni vendime të vështira
Mediat serbe dhe ato të Kosovës raportojnë për një letër të përbashkët që presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz i kanë dërguar presidentit serb, Aleksander Vuçiç dhe kryeministrit shqiptar Albin Kurti përmes së cilës kërkojnë “marrjen e vendimeve të vështira”.
Presion nga Turqia për të futur Bosnjen në "Open Balkan"
Për Open Balkan po investohet tashmë nga disa aktorë të huaj me peshë, në funksion të një roli alternativ në rajon përtej strukturave të ngritura nga BE dhe NATO.
Naftë kemi, por ajo është e rëndë. Po zbulohet, çmimet i vendoste tregu dhe tani Bordi
Nafta shqiptare është e rëndë dhe ajo është për industrinë. Kështu kemi dëgjuar vitin e shkuar kryeministrin që mbronte me të madhe edhe politikën e rregullimit të çmimit final nga tregu. Dëgjojeni se çfarë thotë z. Rama në tetor të vitit 2021:
https://www.youtube.com/watch?v=1hzzKmfdX8Y
Pastaj, në korrik të këtij viti, po bëhej një zbulim i madh në Shpirag që do ndikonte mbarë Europën. E bashkë me leksionin për zbulimin që po kryhet – një frazë kjo logjikisht e dyshimtë – kemi edhe leksionin mbi mikpritjen:
"As bastard, as revolucionar i madh". Homazh polemik mbi Robespierin
228 vjet pas ekzekutimit Robespieri kujtohet në Francë. Edhe nga politika. Por si? Ai është ndoshta figura më e mitizuar e Revolucionit frëng, nën akuzën për Terror, puritanizëm dhe si pagëzues i dhunës ekstreme. Diçka që nuk përkon me të vërtetën.
Nuk i shpëton dot kompleksit se nuk ka ndonjë rol
Gjatë një fjale në Samitin e Ballkanit të Hapur sot në Beograd, kryeministri Edi Rama është rikthyer virtualisht “në vendin e krimit”, kur ka lënë të kuptohet se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen me karta identiteti i atribuohet Ballkanit të Hapur: