Irani dhe Rusia, kërcënim apo kolateral i ambicieve personale të z. Rama?
Një muaj më parë në Gramsh u kapën në befasi tre rusë që mbahen ende sot nën akuzën mediatike të spiunazhit. Top-Channel raportoi disa herë se rusët u zbërthyen duke treguar se kishin filmiar Bovillën, ndërkohë që kryeministri Rama provoi se ka më shumë imagjinatë se Muhamed Veliu: sipas tij, rusët krijuan një ngjarje për të tërhequr vëmendjen nga diçka tjetër.
Se nga cila ngjarje kjo nuk dihet për shkak se këtu skandali i lë radhën skandalit e vështirë se ka ngjarje të cilës t’i zgjasë jetëgjatësia e vendit të parë mbi dy ditë.
Nuk jemi të Jehovait
Fotoja është marrë në zonën e frekuentuar të “Pedonales” në Tiranë. Tre të rinj, me gjasë joshqiptarë, të veshur në “uniformën” e predikuesit fetar që me një tabelë në rrugë duket se ftojnë njerëz të bisedojnë për punë të fesë.
Nisur nga libri i Mormonit, mendja ta thotë se i përkasin “Kishës së Jezu Krishtit dhe Shenjtorëve të Ditëve të Fundit”. Por çfarë bën përshtypje është tabela e publicitetit që është përdorur për të thyer me gjasë një paragjykim: NUK jemi të Jehovait. Pjesëza mohuese është në gërma kapitale dhe “bold”.
Secili Shqipërinë e vet
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për media dhe komunikim në rrjetet sociale prezantuar nën titullin: Kaq shumë gjëra për të folur. Z. Rama përfaqëson sot një qeveri dhe është një kryeministër që dihet se çfarë do të bëjë, se çfarë do të thotë, sesi vepron, për kë punon. Ndaj nëse në një rast tjetër do të ishte e udhës që të mbahen shënim e të dëgjohen me vëmendje, të krahasohen me ato që janë thënë për të krijuar madje pyetje dhe gjetur inkoherencën.
Zonja Kim i detyrohet një ndjesë shqiptarëve
Ambasada amerikane në Tiranë ka pranuar si të vërtetë raportimin e “Zërit të Amerikës” për financimin rus të Partisë Demokratike gjatë vitit 2017. E ka pranuar përmes akteve të ambasadores dhe jo deklaratave. Në një njoftim të faqen e vet, ambasada njofton se:
Orban: Hungaria dhe Serbia, mision për të mbrojtur derën jugore të Europës
Victor Orban i Hungarisë është pritur me nderimet më të mëdha në Serbi ku edhe ka marrë edhe Urdhërin e Republikës të Serbisë nga presidenti serb Aleksander Vuçiç.
Me krenari të madhe ia akordoj këtë medalje një miku të madh të Serbisë. Falenderoj presidentin e Hungarisë për kontributin e tij në zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh mes të dyja vendeve…Ne nuk kemi patur asnjëherë një mik më të madhe sesa Janosh Huniadi(Hunyadi Janos)
u shpreh Vuçiç.
Diskutime në Turqi për ndalimin e fat-thënies dhe mjediseve ku shihet filxahni
Gazeta turke “Hurriyet” ka hapur një diskutim së fundmi duke sjellë pretendimet e një avokati, Tayfun Üzülmez, sipas të cilit lokalet ku shihet fati, përmes letrave apo kafesë, bien në kundështim me ligjin. Sipas tij, mjediset në fjalë bien nën sanksionet e nenit 667 të ligjit turk, që ndalon adoptimin lozhat e dervishëve dhe vendosjen e emrave mistikë dhe përfshin edhe :
dënimin e njerëzve që praktikojnë fat-thënien dhe magjinë me të paktën tre muaj burg
PS-ja konfirmon "kryeheroin" e mbetjeve si kandidat për një mandat të tretë në Tiranë
Dje në një studio televizive, një ndër zyrtarët kryesorë të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka njoftuar se Erion Veliaj mbetet kandidati kryesor për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Parlamenti Europian miraton raportin: Hungaria nuk mund të konsiderohet më Demokraci!
Parlamenti Europian ka miratuar të enjten më datë 15 shtator një raport përmes të cilin e shpall Hungarinë një shtet që nuk mund të konsiderohet më si demokraci. Sipas dokumentit në fjalë për shkak se vlerat europiane janë nën një kërcënim sistemik atëherë përkufizimi më i saktë është Autarki Elektorale.
Raporti është miratuar me 433 vota pro, 123 kundër dhe 28 abstenime por ai nuk pritet të ketë ndonjë vlerë efektive ndëshkuese.
Raporti/Me CoVid-19 gabuan të gjithë
Në krah të qeverive të ndryshme të botës u shfaqën ekspertë nga më të ndryshmit për të legjitimuar “me shkencë” dhe në emër të shkencës masat e marra për kufizimin e pandemisë së CoVid-19. Megjithë kundërshtimin e qartë dhe të gjithanshëm të shumë aktorëve. Sot, në finalen e një pandemie që shkundi stabilitetin psikologjik të një pjese të shoqërisë, një panel ndërkombëtar ekspertësh ka miratuar një raport që vë në dukje gabimet e bëra në menaxhimin e situatës.
Raportime në media/Padi Salillarit për pallatin pa leje
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Komisariati nr. 1 i policisë kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës biznesmenin Pëllumb Salillari për ndërtim pa leje. MCN ka mësuar se ndonëse nuk është bërë publik, kallëzimi penal për biznesmenin e fuqishëm ka mbërritur në tryezën e shefit të përkohshëm të prokurorisë së kryeqytetit, Arenc Cela.