Vuçiç: Po përpiqen ta nxjerrin Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së
Presidenti serb, Alexander Vuçiç, shprehet i sigurtë se Perëndimi do të përpiqet të përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. B92 citon Vuçiç të jetë shprehur se në çdo eventualitet Serbia do të votojë kundër një përpjekjeje të tillë.
Dua të besoj se nuk po rrëshqasim drejt një konflikti bërthamor
Unë dua të besoj se…Kështu është shprehur ambasadori rus në ShBA Anatoy Antonov gjatë një fjale të mbajtur me rastin e 60 vjetorit të Krizës së Raketave në Kubë.
Dua të besoj se pavarësisht të gjitha vështirësive ne nuk i jemi qasur kufirit të rrezikshëm të rënies në humnerën e një konflikti bërthamor me amerikanët
citohet ai.
Sipas tij Rusia është e përkushtuar ndaj parimit se nuk mund të ketë fitues në në luftë bërthamore dhe se ajo nuk duhet nisur kurrë.
Parlament edhe për fëmijët që llumi mos të futet në libra historie si hero pozitiv
Në një intervistë televizve ish-deputeti socialist Ervin Bushati ndër të tjera ka thënë se:
Ndoshta me të vërtetë duhet që parlamenti të transmetohet në darkë që të mos ta shohin fëmijët tanë. Në vend që ishte një vend ku gjuha, komunikimi, edukata, etika të merrej dhe transmetohej, në fakt është regresive.
Berisha mbyllte mediat? Ky tani mbyll shkollat se e "urdhërojnë"
Mbyllja e kolegjit turk “Mehmet Akif” përbën një ndër ato raste të brutalitetit shtetëror dhe ndërhyrjes në jetën e njerëzve që shenjon kohën dhe vendin tonë.
Kush ka fëmijë e di shumë mirë sesa e vështirë është që të ndryshosh shkollën e fëmijës pse ky akt nuk është vetëm fizik, por edhe me ndikim psikologjik. Sepse fëmija lidhet dhe asociohet me mësuesin, vendin, shokët etj..
A jemi të sigurtë për jetën kur na ndalon Policia?
Vetëm dy ditë pasi Prokuroria urdhëroi mospublikimin e të dhënave të hakeruara për arsye të sigurisë kombëtare, në media dolën pjesë të dosjes hetimore për Ervis Martinajn, një person i njohur për shumëkënd. Në një emision u ngritën të gjitha hipotezat për zhdukjen e personit, referuar copëzave të dosjes hetimore. Një portal e raportonte dje si ekskluzive dosjen hetimore, ndërkohë që Prokuroria nuk ka asnjë reagim për këto rrjedhje.
Njoftohet blerja e dronëve nga Erdogan, ditën që mbyllet kolegji turk i Gulenit
Kryeministri Edi Rama njoftoi dje nga ShBA se ka arritur marrëveshjen me Turqinë për blerjen e 6 dronëve Bayraktar. Zoti Rama foli se dronët janë “të domosdoshëm për ne” duke shpjeguar se ata do bëjnë operacione monitorimi të territorit. Çmimi i arsyeshëm tha z. Rama, duke supozuar se skontoja turke mund të çojë një dron në 3 milionë euro nëse mbajmë parasysh se në internet figuron në çmim 5.5 milionë euro për njësi. Por z. Rama e ka zakon që nuk tregon se para shpenzon nga buxheti.
2011-2022, emigroi 7.5% e popullsisë. Strategjia e migracionit përfshin punësimin e të huajve
Qeveria ka hedhur për konsultim publik strategjinë për qeverisjen e emigracionit dhe planin e veprimit. Nisur nga numri i madh i të larguarve nga vendi përgjatë viteve të fundit, qeveria ka hartuar një sërë politikash për dekurajimin e këtij fenomeni.
Kebab
Transparencën nuk e bën Belinda Balluku, por raporti i AKSHI-t
Dështimi dhe poshtërimi kanë gjetur një avokat të ri në Shqipëri: Belinda Ballukun. Sot në parlament, personi që është caktuar zv. Kryeministre ka dalë të mbrojë Agencinë e Shoqërisë Kombëtare të Informacionit duek referuar raporte të Microsfot, të FBI-së, për të folur për sulm në shkallë rajonale, e të tjera e të tjera.
Por zonja të cilën e merr përpara ambicia e çdo gjëje që e rrethon nuk na thotë pse të gjithë bëjnë raporte dhe AKSHI jo? Sepse ajo e di, nga ai raport dalin përgjegjësi ligjore.
Blogerat rusë pro-luftës në Ukrainë, tashmë kritikët e vetëm të drejtimit ushtarak të saj në Rusi
Humbja në Kharkiv ka bindur mesa duket presidentin rus, Vladimir Putin dhe enturazhin e tij se në Ukrainë nuk vlen më përdorimi i operacioneve kirurgjikale të miquajtura “Speciale”, por përdorimi i forcës masive. 300 mijë trupa që pritet të rekrutohen janë jo vetëm një lëvizje e detyruar që përbën ndryshim strategjie, por edhe paralajmërim se Kremlini është i gatshëm të përfshihet tërësisht në luftën që ka nisur nga e cila nuk tërhiqet dot pa marrë diçka.