Në Tiranën e zdromsit punohet ilegalisht
Kjo është një foto e bulevardit të Tiranës.
Kjo është një foto 200 m vijë ajrore nga bulevardi i Tiranës, në rrugën “Tefta Tashko” që lidh Pazarin e Ri me Ministrinë e Jashtme.
Nuk është puna te kontrasti i dy “qendrave” në të njëjtin qytet, por te dy standardet e atij që drejton.
Dalin sërish në mexhlis: emri, mbiemri, karta e identitetit dhe numri i telefonit
Faqja Homeland Justice ka publikuar sot të dhënat e qytetarëve shqiptarë – siç i prezanton ajo – ku përfshihen emra, mbiemrat, numër telefoni dhe numëri i kartës së identitetit.
Një tjetër shembull i faktit se të dhënat tona janë rrjepur nga sistemi dhe se ato tashmë janë mall pazari pë rata që i kanë. Është koha që të regjistrojmë pseudonimet në Gjendjen Civile se kapistrën që na vunë e mori vesh mbarë dynjaja bashkë me të dhëna të tjera. Me këtë rast edhe patronazhistët nuk i akuzon dot më.
Nis misioni i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Zaporizhie
Një mision i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ka nisur së fundmi një vizitë në centralin bërthamor të Zaporozhies në Ukrainë, i vënë në qendër të vëmendje këto kohë për shkak të luftimeve që zhvillohen aty.
Gjykatës europianë padisin Këshillin e Europës për planin polak të Rimëkëmbjes
Katër organizata që përfaqësojnë gjykatësit kanë depozituar një padi kundër Këshillit të Europës lidhur me vendimin e dhënë që i hap rrugë Polonisë për planin e vet të rimëkëmbjes pavarësisht se ky plan ka patur probleme të sundimit të ligjit. Sipas grupit të gjykatësve Këshilli miratoi planin e Varshavës në një mënyrë që injoron gjykimin e dhënë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë dhe që dëmton si gjykatësit polakë ashtu edhe sistemin gjyqësor europian.
Një botë multipolare dhe Perëndimi nuk e ndalon dot
Rusia duket se përfundimisht e sheh veten si një ndër qendrat e mëvetësishme të pushtetit në rendin e ri global që po merr jetë. Lufta në Ukrainë dhe sidomos reagimi perëndimor kanë përforcuar vizion e liderëve rusë të këtij brezi se vendi i Rusisë në botë është ai i një qendre më vete në kuadër të një bote multipolare. Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov ka deklaruar gjatë një interviste për televizionin “Zvezda” se perëndimi mund të ngadalësojë, por asnjëherë të ndalojë krijimin e një bote multipolare.
Fituan Serbia dhe Kosova, humbi(rolin e tundësit të derës) Tirana
Në Tiranë janë trishtuar për një dakordësim mes Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftimet. Presidenti serb Vuçiç bëri çmos ta paraqiste aktin si një lloj sadakaje që Beogradi po i bënte Prishtinës, pa shpjeguar se pse desh gjoja shpërtheu konfliktin për të njëjtën gjë 1 muaj më parë.
Në Tiranë po thonë se kjo gjë që u bë tani ishte në një marrëveshje të 2011-ës. Nëse është kështu, atëherë edhe për detyrimin e Serbisë që ta zbatojë atë pikë u qenka dashur punë.
Drejt Marsit, NASA nis projektin Artemis
Të hënën pritet të kryhet testi i parë i projektit të NASA-s, Artemis. Dhe ambiciet e tij janë shumë të mëdha: të çojë në Hënë të parin njeri me ngjyrë dhe të parën femër.
Stigmatizues! Fushatë për ndryshimin e emrit “lija e majmunit”
Me linë e majmumit – anglisht: monkeypox – ka lindur një problem i ri. I natyrës humane. Emri që i është vënë sëmundjes po gjykohet si i papërshtatshëm dhe që krijon stigma, madje paragjykime. Ka që thonë se është emër racist, të tjerë që është ofensiv ndaj gay-ve, ka edhe më tej që mendojnë se kjo çon në vrasje masive të majmumëve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hapur një diskutim për të shqyrtuar çështjen në fjalë.
Lija e majmunit është një lloj emri i çuditshëm për të emërtuar një sëmundje që tani po prek njerëzit
Serbia pranon dokumentet e Kosovës
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Serbia do të njohë dokumentet e Kosovës. Duke shtuar tonet, i shfaqur si i acaruar, Vuçiç e ka përcjellë lajmin të paketuar me një seri kërcënimesh që në fakt janë poza. Vuçiç ka dalluar në fjalën e tij shqiptarët e Kosovës, një mesazh ky i kujdesshëm që synon jo vetëm të dallojë, por edhe të mos helmojë tërësisht marrëdhëniet mes dy vendeve për të cilat është investuar jo pak.
Vuçiç anullon EuroPride 2022 që do mbahej në Beograd
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se parada e homoseksualëve EuroPride, parashikuar për t’u mbajtur në Beograd në muajin shtator, nuk do të zhvillohet. BBC-ja citon Vuçiç të jetë shprehur se "nuk është i lumtur për këtë vendim" duke argumentuar se shkak janë tensionet me Kosovën si dhe çështjet e energjisë dhe ushqimit.