Shani ose Adhurojeni foton NUDO të turpit të Amerikës Kim Kardashian.

Postuar në 11 Gusht, 2015 19:58

Më mire syre se nami? Jo, jemi në 2015 dhe kjo shprehje është harruar tani, rëndësi ka paraja dhe fama.

Kim Kardashian është portretizimi i gjithckaje të thënë më lart. Ajo publikoi së fundmi një fotografi nudo për të ‘vërtetuar’ se shtatëzania e dytë nuk është gënjeshtër.

Megjithëse e quajnë dhe turpi Amerikës për veprimet që bën, asaj nuk i intereson as kjo, dhe as fakti që ka familje dhe bashkëshort. 

Policia shpik cinkronin, diçka e ngjashme me vidjon po jo tamam ashtu

Postuar në 11 Gusht, 2015 19:50

“Pershendetje. Po ju nis fjalen e plote te zbardhur , te Drejtorit te Policise se Shtetit sot ne Rinas,  keni  foto , si dhe vidjon te cilen  bashkepunimit me Eni Ferhatin po jua nis edhe atyre tv qe nuk ishin ne Rinas sot.. Flm edhe kolegeve te tjere Gazetare qe me ndihmuan me cinkron dhe me vidjon e plote”. Ky është email-i që u është përcjellë gazetarëve nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai.

Shikoni të dashurën e Gabriel Garko 20 vite më e vogël se ai

Postuar në 11 Gusht, 2015 19:43

Mashkulli që adhuron gjysma e femrave të botës, Gabriel Garko është fotografuar duke puthur të dashurën e tij të radhës e cila meqënëse ra fjala është nja 20 vite më e re në moshë se ai.

Garko dhe aktorja Adua del Vesco, po shëtisnin në rrugët e Romës teksa shijonin praninë e njëri-tjetrit, ndërsa në nëntor vajza feston 21-vjetorin, kurse Gabriel 40. 

Përndjekja e kapitalit në shekullin e XXI

Postuar në 11 Gusht, 2015 19:36

E majta shqiptare, e cila ka shkundur nga supet e saj çdo grimcë reformimi të ndodhur në këto 25 vite, për të rilindur trashëgiminë e saj të vjetër të absolutizmit, arbitraritetit, arrogancës  dhe dhunës së shtetit mbi individin dhe familjen, mbi lirinë e tij politike dhe ekonomike, po demonstron çdo ditë se është krejtësisht e paaftë të krijojë një sistem tatimor të qëndrueshëm, të paanshëm, në favor të biznesit dhe individit, në favor të pasurimit të tij dhe të pavarësimit të tij nga politikat shtetërore.

Fjolla Morina publikon foton e të sapolindurës dhe i jep premtimin

Postuar në 11 Gusht, 2015 19:32

 

Këngëtarja Fjolla Morina , më në fund solli në jetë vajzën e saj të dytë, në New York. Fjolla nuk ka dashur ta mbajë të fshehtë foton e tyre të parë, kështu që e publikoi menjëherë në rrjetet sociale.

Mbi të shkruan:’Të premtoj se do të të dua përgjithmonë.’ Përsa i përketë emrit Fjolla ende nuk ka bërë asgjë të ditur.

Kloni i Shengenit

Postuar në 11 Gusht, 2015 19:26

Shqiptarë, bëni si të bëni. Rrini në Shqipëri. Nuk ka punë? Janë shtrenjtësuar çmimet? Mos u mërzisni! Ja prisni sa të vijë shtatori, sa të fillojë punimet parlamenti, sa të nisin debatet televizive dhe me një pjatë me përshesh me kos, mund të shikoni gallatë falas. Po edhe do mësoni ndonjë gjë, do shihni botë me sy, pa patur nevojë të gjezdisni vetë. Do dalë Edi, e do na thotë habere. Do jetë veshur bukur, do jetë nxirë pak, por sidoqoftë Ai do rikthehet për të gjithë Ne. Sepse të flasim hapur: një çikë malli na ka marrë. Do dalë Meta. Likja, siç e njohin shumica.

"Shqipëria vend i sigurtë", thotë Gjermania. Po tani që kanë rrahur ministrin e Brendshëm?

Postuar në 11 Gusht, 2015 19:08

Operacioni i Qershorit dështoi, por ai i Korrikut, po ka sukses

Postuar në 11 Gusht, 2015 17:27

Kush e rrahu Sajmir Tahirin?

Postuar në 11 Gusht, 2015 17:10

Pasi doli lajmi se një sy i nxirrë i ministrit të Brendshëm Tahiri është pasojë e një goditjeje (nga vetë shefi i antikorrupsionit të kryeministrit Rama, thoshin aludimet), shënjestrimi i tij nga një gazetë e majtë (Dita) për pushime të shtrenjta në një resort ekskluziv të Korfuzit nënkupton që diçka po luhet, analizon lapsi.al. në pah vihen konfliktet lidhur me drejtimin e INUV, ish INUK, dhe prishjet e ndërtimeve që kjo strukturë ka kryer.

A. Bejtja: “Ka gazetarë, kryesisht frankofonë, që mendojnë se po iku Meta nga pushteti, do t’u përmirësohet jeta seksuale”

Postuar në 11 Gusht, 2015 17:04

Drejtori i Informacionit të “Agon Channel”, Andi Bejtja, i ka dhënë sot një intervistë gazetarit Çim Peka. Bejtja është pyetur për aktualitetin politik, debatet mes gazetarëve dhe rolin e disa prej tyre në krijimin e inflacionit mediatik për koniunktura të ndryshme. Bejtja del me një tezë që nuk është artikuluar ndonjëherë, kur sheh te kundërvënia ndaj LSI-së edhe një sfodn frankofonie.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS