Aurora Ramazzotti në X Factor: E sigurt që është e “rekomanduar”?
Rrjetet sociale italiane kanë ngritur tonet në lidhje me pjesëmarrjen e vajzës së Eros Ramazzotit në spektaklin rinor "X Factor" në Itali. Aurora, vajza tetëmbëdhjetëvjeçare e Eros dhe Michelle është kundërshtuar në këto rrjete, me akuzën e hedhur ndaj zgjedhjes së "Sky" si sipërmarrëse e këtij eventi.
10 ushqimet e shpejta me më pak se 150 kalori
Ushqime të shëndetshme, të freskëta, energjike për të luftuar boshllëqet në stomak dhe të nxehtin. Gjithçka me përmbajtje të ulët kalorish. Të shpejta për t’u përgatitur, ruhen mirë dhe janë praktike për t’u marrë me vete në det apo pishinë. Këto ushqime të shpejta janë ideale për të ngrënë shëndetshëm, duke dhënë sasinë e duhur të lëngjeve për hidratimin e organizmit.
Në kërkim ndërkombëtar, por Becchetti nuk ka frikë të shfaqet
Dy muaj pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pronari I Agon Channel Françesko Becchetti ka bërë daljen e parë publike në Londër, aty ku dhe mendohet se është zhvendosur pas largimit nga Shqipëria. Becchetti , njëkohësisht pronar i ekipit të futbollit, Leyton Orient Football Club që luan në kategorinë e katërt, ka zbritur në fushën e blertë në shoqërinë e tranjerit Ian Hendon për të përshëndetur fansat e shumtë.Fotot e shfaqjes së tij në stadiumin e Leyton Orient janë postuar në faqen e klubit në facebook.
Me pushime në Shqipëri. Italianët, turizëm drejt “bregut tjetër”
Italianët mësyjnë në Shqipëri. Vijnë si turistë dhe drejtohen edhe në Kroaci, apo Mal të Zi. “Il Sole 24 ore” raporton se vetëm në fundjavë në portin e Barit kanë kaluar 61 mijë njerëz dhe 14 mijë automjete, prej të cilët 66% kanë si destinacion Shqipërinë. “Numri i rritur konfirmon një prirje në rritje të lëvizjes së trageteve krahasuar me vitin 2014”, shkruan Vincenzo Rutigliano. Shifrat janë në rritje edhe krahasuar me korrikun, duke e vënë Shqipërinë ndër destinacionet turistike me fluks të qëndrueshëm.
Saimir Tahiri thyen ligjet e fizikës: Nga Korfuzi, shfaqet dy ditë më pas gjysmë ore më larg, në Sarandë
Vasili garanton ndershmërinë e Ilir Metës: Nuk ka thika nën mëngë dhe fjalë pas shpine
Duke komentuar zërat për një dalje të Partisë Socialiste nga marrëveshja e 1 Prillit 2013 më Partinë Socialiste, kryetari I grupit Parlamenetar të LSI-së Petrit Vasili, aludon se prishja e bashkëqeverisjes me socialistët mund të vijë vetëm nga selia rozë. Në një intervistë për Syri. Net Vasili thotë se Ilir Meta ka treguar se t’i përmbahet marrëveshjeve politike.
Dhjetë engjëjt e rinj të Victoria's Secret
Informaliteti? Në treg shiten edhe kasa fiskale pa autorizim
Qeveria i ka hapur luftë evazionit dhe informalitetit, një nismë e cila vihet sot para një shembulli paradoksal. “Vizion Plus” raporton se një nga kompanitë që operon në treg për shitjen e kasave fiskale, në të vërtetë vepron vetë në informalitet. “Bëhet fjalë për firmën “CKV – Noki Albania”, e cila nuk ka autorizim nga Ministria e Financave për të shitur këto pajisje, të cilat presupozohet të lëshojnë kuponin tatimor me qëllim që luftohet evazioni. Por pavarësisht kësaj, firma vepron në liri të plotë.
Sokrati vs Konfuci. Versioni rep
Skizofrenia e rendjes pas zbulimit të humorit mes Ramës dhe Metës
Që prej fundit të zgjedhjeve lokale, ka një interes të shtuar për të kuptuar se ç’po ndodh mes Ramës dhe Metës, posaçërisht mes PS-së dhe LSI-së. Dy liderëve të patundshëm në katundet përkatëse u mbikëqyret çdo gjë, mimika, ritmi i ecjes, fjala, e gjithçka që ka të bëjë me qenien njerëzore. Aq të molepsur janë bërë njerëzit këtyre anëve nga një maniakëri e tillë, sa nuk lënë vend pa futur kokën, mjafton që aty të mund të gjendet një shenjë se këta të mësipërmit nuk i kanë punët mirë me njëri-tjetrin.
