Ankesa dhe llogaria e një klienti: “Vodafone” më vjedh”

Postuar në 02 Gusht, 2015 19:39

A e keni hasur edhe Ju këtë “dukuri”? Është fjala për atë që një zë i bukur, apo një sms ju thotë sesa lekë kanë mbetur në kartën tekefonike. Flitet për ulje tarifash, për rregullim tregu për shumëfisha të G-së, si dhurata për shqiptarët, por me sa duket ka një hile. Gazetari i gazetës “Tema” Bledi Mane, ka bërë një llogari të thjeshtë, si klient i komoanisë “Vodafone”: “Besoj shumica prej abonentëve të vodafone Albania, jemi klientë me parapagesë. Përdorim ofertat javore dhe mujore me shumicë por personalisht po ndjej se vodafone po vjedh hapur dhe pa pikën e finesës.

Stephen Hawking, pjesë e iniciativës për kërkimin e jetës aliene

Postuar në 02 Gusht, 2015 19:13

“Ne jemi gjallë. Ne jemi inteligjentë. Ne duhet të dimë”. Kështu u shpreh para disa javësh astrofizikani britanik Stephen Hawking, gjatë prezantimit të iniciativës për kërkimin e letës inteligjente jashtë Tokës. Një projekt prej 100 milionë dollarësh, i mbështetur kryesosht nga miliarderi rus, sipërmarrës në fushën e teknologjisë, Yuri Milner, i cili gjithsesi domtë ndalet vetëm në vëzhgim dhe jo në dërgim mesazhesh.

Madona, gjithmonë befasuese me pamjen

Postuar në 02 Gusht, 2015 18:48

Festivali i elefantëve në Jaipur, Indi

Postuar në 02 Gusht, 2015 18:28

Ish-juristja e hipotekës Vlorë dënohet me 4 vjet burg, grabiti me dokumente false 2.2 ha truall në Ujë të Ftohtë

Postuar në 02 Gusht, 2015 17:43

Mjekët vjelin pacientët, policët shkelësit e ligjit, gjyqtarët të pandehurit... po ata që punojnë në hipotekë? Fare e thjeshtë, tokat. Kështu ka ndodhur me ish-juristen e Hipotekës së Vlorës, Blerina Dhrami. Ajo dhe një bashkëpunëtor i saj janë dënuar për grabitjen e një prone me sipërfaqe totale 2.2 hektarë me vlerë 2 milionë euro, me 7 vjet e 6 muaj burg.

Ish juristja e hipotekës Vlorë dënohet me 4 vjet burg, grabiti me dokumente false 2.2 ha truall në Ujë të Ftohtë

Create: 08/02/2015 - 17:37

Mjekët vjelin pacientët, policët shkelësit e ligjit, gjyqtarët të pandehurit... po ata që punojnë në hipotekë? Fare e thjeshtë, tokat. Kështu ka ndodhur me ish-juristen e Hipotekës së Vlorës, Blerina Dhrami. Ajo dhe një bashkëpunëtor i saj janë dënuar për grabitjen e një prone me sipërfaqe totale 2.2 hektarë me vlerë 2 milionë euro, me 7 vjet e 6 muaj burg.

Banorë të zhdukur të prehistorisë së Tokës

Postuar në 02 Gusht, 2015 17:21

Përbindëshi i detit, peshkaqeni gjigand i zhdukur 100 milionë vjet më parë

Postuar në 02 Gusht, 2015 17:12

Një peshkaqen gjigand, i gjatë sa një ndërtesë dy katëshe popullonte sipërfaqen e oqeanit rreth 100 milionë më parë. Zbulimi i fosileve në vitin 2009 çoi në përfundimin se predatori në fjalë mund të jetë qenë një ndër më të mëdhenj në Tokë duke shtruar pikëpyetjen e evolucionit të tyre. Leptostyrax macrorhiza, u zbulua aksidentalisht në Texas, në Fort Worth, ku gjenden fosile marine, si ato të amonitëve.

1000 vetë që këndojnë "Learn to fly"

Postuar në 02 Gusht, 2015 16:52

1000 njerëz u mblodhën në Cesena dhe kënduan "Learn to fly" nga Foo Fighters. Arsyeja: grupi të japë një koncert aty. Dhe me sa duket ia dolën.

Në burg! Radhën e ka biznesi: kujt nuk përdor kasën, qeveria i vë byrzylykët

Postuar në 02 Gusht, 2015 16:10

Qeveria mendon t’u rikthehet masave ndëshkimore drastike, por kësaj radhe ndaj biznesit. Në parim, lufta kundër informalitetit u njoftua nga kryeministri, që foli për goditje të ashpra. Po ku konsistojnë masat? Raportohet se një nga sanksionet e parashikuara të jetë burgosja e administratorëve të subjekteve private nëse inspektimi tatimor do të konstatojë mungesën e kasës fiskale. “Çdo biznes, i cili nuk ka kasë fiskale, ose kapet pa dhënë kuponin tatimor, do t’i sekuestrohet malli që herën e parë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS