Urdhër kontrolli në kufi për gazetarët e Agon Channel?!

Postuar në 12 Gusht, 2015 14:29

"Lapsi.al” shkruan se në pikat kufitare të Shqipërisë, është përcjellë një urdhër gojor bashkë me një listë personash, punonjës të gjithë “Agon Channel”, të cilët duhet t’i nënshtrohen një komtrolli të imtësishëm. Portali në fjalë nuk sjell referenca zyrtare, por referon burime që e konfirmojnë këtë gjë. “Një listë me rreth 200 emra, të gjithë punonjës të Agon Channel i është shpërndarë pikave të kalimit kufitar në të gjithë Shqipërinë, shoqëruar me një urdhër gojor për të kontrolluar imtësisht secilin prej tyre në hyrje- daljet e mundshme nga vendi.

Shënim: Decentralizim sa për sy e faqe. Vlerë ka vetëm një firmë

Postuar në 12 Gusht, 2015 14:15

Para disa ditësh, gjatë diskutimit në Parlament të projektligjin “Për Turizmin”, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, debatoi me deputetët për disa pika. Një ishte heqja e kompetencave të pushtetit vendor në menaxhimin e pasurive të paluajtshme në zonat me përparësi turizmin. Një dispozitë kjo shumë problematike krahas asaj për shpronësimin që buron nga ligji “Për investimet strategjike”. Ministri në fjalë kishte një argument origjinal për të mbrojtur përqendrimin e kompetencave, ndonëse ligji tanimë është kthyer nga Presidenti.

Ka disa vende ku jo çdokush lejohet të shkojë

Postuar në 12 Gusht, 2015 13:26

Çfarë buke konsumojmë?

Postuar në 12 Gusht, 2015 12:48

Para disa ditësh Inspektoriati i Sigurisë Ushqimore deklaroi se nga analizat e kryera me 47 mostra mielli të marra në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, rezultoi se ato ishin të paprekura nga Bacillus Subtilis” i cili njihet në gjuhën popullore si shkaktar i “sëmundjes së Patates”. “Agroweb” shkon më tej duke sqaruar se ky nuk është problemi i vetëm i bukës që konsumojnë sot shqiptarët. Dhe këtë me siguri e di edhe Ministria e Bujqësisë e z. Panariti, e cila çuditërisht për gjëra të tilla rend të kontrollojë, vetëm pas raportimeve mediatike.

Veliaj ankohet për Tahirin: "Tani e gjetët ta rrihni? Po ikën vëmendja nga punët në Tiranë"

Postuar në 12 Gusht, 2015 12:14

Xhelal Mziu "bën shtet" në Kamëz

Postuar në 12 Gusht, 2015 12:00

Xhelal Mziu bëhet sërish lajm. Kësaj radhe, raportohet se kryetari i Bashkisë së Kamzës, ka refuzuar të paguajë komisionerët e majtë, pasi sipas tij, ata figurojnë debitorë ndaj bashkisë. Për këta komisionerë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcjellë shpërblimin për punën e bërë në kuadër të zgjedhjeve të 21 qershorit, por Mziu, ka menduar të mos e lëvrojë fondin, për shkak të debive ndaj zyrës së taksave në këtë bashki. Gazeta “Shqip” shkruan se edhe ata komisionerë të majtë që kanë marrë lekët, e kanë arritur këtë falë ndërhyrjeve faniljare.

Kosova, draft zyrtar për vijën kufitare me Malin e Zi. Do të jetë sipas përcaktimeve të Kushtetutës së vitit 1974

Postuar në 12 Gusht, 2015 11:27

Kosova ka gati një draft zyrtar për ndarjen e kufirit shtetëror me Malin e Zi, i cili do të vijë në përputhje me kufijtë e sanksionuar nga Kushtetuta e vitit 1974. “Koha Ditore” raporton sot se “Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës, të mbajtur sot, ka miratuar raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Po me këtë rast, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka folur lidhur me shënimin e kufirit me Malin e Zi duke thënë se ky kufi është në përputhje me Kushtetutën e vitin 1974 dhe me Pakon e Ahtisarit”.

Ta mbështesim bastin tonë me Iranin

Postuar në 12 Gusht, 2015 10:44

Që nga momenti që Irani kuptoi se Shtetet e Bashkuara nuk kishin për qëllim të përdrornin forcën e tyre shkatërruese ushtarake për të kufizuar programin bërthamor të Tehranit – kjo datonte që prej administratës së George W. Bush, që nuk do ta pranonte kurrë të drejtën e Iranit për nxitjen e një cikli bërthamor por as do të ndërmerrte nndonjë përpjekje ushtarake apo diplomatike për ta ndalur atë – nuk mund të kishte dalë një marrëveshje më e favorshme për Amerikën dhe aleatët e saj nga negociatat me Iranin. Balancimi i pushteteve u bë tepër i barabartë.

Jennifer dhe Justin, zbulohet dasma sekrete

Postuar në 12 Gusht, 2015 10:41

Zbulimin e ka bërë një nga të ftuarit, Howard Stern. Përpara martesës së Jennifer Aniston me Justin Theroux, Howard Stern ishte treguar shumë i kujdesshëm për të mos i shpëtuar asnjë detaj. Por tani që çifti është i lumtur në Bora-Bora, prezantuesi amerikan, që ishte mes të ftuarve, zbulon disa detaje të martesës. Fjalimi i tij, lista e të ftuarve dhe si ia doli çifti ta ruante këtë sekret. “Për t’u ulur”, rrëfen ai, “ishin karrige shumë të vogla. Prezantuesi ka zbuluar se nuk lejoheshin celularët, pasi rrezikonin t’u bëheshin foto.

Qeveria rishikon me ulje programin për investimet, shfaqen dobësitë serioze në realizimin e zërave

Postuar në 12 Gusht, 2015 10:29

Ulje në programin e shpenzimeve kapitale për periudhën afatmesme 2016-2018, në krahasim me parashikimet e janarit. Ky është dhe rishikimi që ka bërë Qeveria, shkruan“Monitor”. Kjo ulje në parashikime shihet të ketë ardhur nga dobësitë serioze që po shënon qeveria në realizimin e zërit të investimeve edhe pse ai po vjen në ulje. Kështu pritjet për zërin më të rëndësishëm të buxhetit që ndikon në rritjen ekonomike shpenzimet kapitale janë shkurtuar me 9% për vitin 2016 deri në 35% më pak në vitin 2018.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS