Shtyhet me 19 ditë afati i regjistrimit të partive për zgjedhjet e 18 qershorit
Të hënën më datë 10 prill përfundon afati ligjor pr regjistrimin e partive politike për zgjedhjet e 18 qershorit. Kjo përcaktohet në Kodin Zgjedhor, por në kushtet e mosregjistrimit nga partitë e opozitës, ky afat do të shkelet. Hapësira e gjetur? Interpretime preferenciale të së drejtës ndërkohë që kodi shkelet:
A do të përjashtohet Kokëdhima nga PS?
Ndërkohë që Ben Blushi i “Libra” ka bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjehdje me synim largimin nga pushteti të Rilindjes, opozitari tjetër socialist i Edi Ramës, Koço Kokëdhima, po vepron ndryshe. Në një rol të ri negociatori si ai i vitit 2013, Kokëdhima ka takuar sot Ilir Metën dhe Lulzim Bashën. Ndonëse partia e këtij të fundit e ka sulmuar Kokëdhimën më shumë se kushdo. Ja se çfarë thotë ndër të tjera lajmi i shkruar për këto zhvillime në gazetën “Shekulli”:
Aeroportet si universitetet private/Fondi Shqiptar i Zhvillimit hap thirrjen për aeroport në Korçë
Planet për aeroporte të reja nisin t’i ngjajnë përhapjes së universiteteve private që arritën deri në provinca me 30 mijë banorë. Kështu aerporti i Gjirokastrës apo në Sarandë edhe kanë një bazë se kanë qenë dikur pista të vogla ushtarake. Edhe për Vlorën ecën njëfarësoj logjika ekonomike, ndërkohë që atë të Kukësit ta gëzojmë se na e bënë dhuratë, e s’po e vëmë dot në punë. Por sot Tv Klan raporton se qeveria ka në plan edhe një aeroport në Korçë. Më interesante akoma: ky projekt është në kuadër të projektit më të madh 1 miliardë.
ETA dorëzon armatimin
Grupi separatist Bask ETA, nëpërmjet " misionarëve" të shoqërisë franceze dhe strukturës së pavarur Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (CIV), u dorëzoi autoriteteve franceze një listë të 12 depove të armëve të fshehura në jugperëndim të Francës. Këto 12 depo armësh janë ato që ka mbetur nga arsenali i ETA-së, e cila hoqi dorë nga lufta e armatosur në vitin 2011, por pavarësisht kësaj vazhdon të konsiderohet si një organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian.
Demokrati part time Ilir Meta dhe DJ i protestës Lulzim Basha
Dje Petrit Vasili, alter egoja e Ilir Metës, deklaroi se qeveria dhe Edi Rama në krye të saj po ecin drejt autokracisë dhe diktaturës. Vasili është ministër i qeverisë, ndërkohë që grupi parlamentar i LSI-së votoi njësoj si PS-ja në seancën e fundit të parlamentit. Mund të vazhdohet pa ndalur të bëhet pyetja të cilës LSI-ja nuk i përgjigjet: Pse qëndron në këtë rrugë Ilir Meta? Pse nuk i shërben ai Shqipërisë duke u larguar dhe duke imponuar zgjidhjen politike demokratike? Dhe më tej: si ka mundësi që ai sërish ofrohet për aleancë me Ramën, ndonëse vendos ca kushte?
Tahiri merr me vete “dosjen sekrete” të policisë
Prej disa ditësh prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me një referim që është kryer nga një drejtori e posaçme në Ministrinë e Brendshme. Bëhet fjalë për zhdukjen e disa dokumenteve që janë klasifikuar si sekret. Dyshohet se janë 28 dokumente, midis tyre shkresa zyrtare të komunikimeve të Policisë me Shërbimin Informativ Shtetëror, Prokurorinë dhe partnerët ndërkombëtar, janë zhdukur nga kasaforta pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Dëshmia e Fatos Lubonjës për të atin: Më shkruante gjëra armiqësore...
Gazeta “Panorama” publikon sot dëshminë e Fatos Lubonjës në hetuesi në vitin 1975, kohë kur i ati, Todi Lubonja, ishte arrestuar dhe burgosur. Dëshmia e Lubonjës është në fakt akt denoncimi për të atin, ndonëse aty mund të hamendësohet se nuk ka të pavërteta. Publikimet e Todi Lubonjës konfirmojnë deri diku këto dëshmi të të birit, por në tekst Fatos Lubonja shkruan për “gjëra armiqësore” që i ati i shkruante në letra. Ai zbërthehet plotësisht kur rrëfen konsideratën e të atit për Enver Hoxhën dhe miqësinë me Ramiz Alinë. Një situatë qartë frike dhe thyerjeje.
Platforma e Tiranës/Synohet edhe ndryshimi i emrit të shtetit në Maqedoni
Ish – kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka bërë thirrje për përgatitje të popullit për rezistencë në eventualitetin që sipas tij Platforma e Tiranës do të vihet në zbatim. Ai ka deklaruar se qëllimi i këtij dokumenti është ripërkufizimimi shtetit, por edhe ndryshimi i emrit. Ky deklarim i fundit është si të thuash sqarim i mëtejshëm i shqetësimit të hedhur edhe nga presidenti Ivanov se Platforma synon të krijojë një shtet binancional.
Trump zhgënjen mbështetësit e ekstremit të djathtë
Për shumë mbështetës të presidentit amerikan Donald Trump, vendimi për sulmin me raketa në Siri ishte një shfaqje e fuqisë dhe vendosmërisë – pikërisht arsyet pse votuan atë për president të SHBA-ve në 8 nëntor. Ndryshe nga disa votues të ekstremit të djathtë që dënuan lëshimin e 59 raketave Tomahok me urdhër të presidentit shumica e votuesve republikanë që vijnë nga Teksasi, Florida dhe Nju Jork, theksuan për Reuters se sulmi nuk ishte akt i heqjes dorë nga angazhimi për të vënë interesat amerikane mbi çdo gjë tjetër.
Erdogan në rolin e gjyshit
Në ditët që kanë mbetur nga referendumi për ndryshimin e Kushtetutës në në Turqi Presidenti Rexhep Taip Erdogan përpiqet të tregojë anën e tij njerëzore. Kështu për herë të parë ai shfaqet publikisht edhe në rolin e gjyshit. Një foto e postuar nga gazeta pro-qeveritare Yeni Safak, tregon presidentin turk të ulur me nipin e tij Ahmet duke i mësuar Kur'anin. Erdogan është e veshur thjesht, me një bluzë dhe syze, duke u treguar Erdogan mbështetësve një anë tjetër të tij, atë të njeriut familjar dhe besimtarit musliman.