Enver Hoxha, fotot e zhvarrimit
Kastriot Dervishi, ish-drjetor arkive ka publikuar dje, me rastin e 32 vjetorit të vdekjes së Enver Hoxhës, dy fotografi nga zhvarrimi i tij, më 3 maj 1992. Foto që paraqesin akt simbolik ndryshimi në një vend që vetëm 7 vite më parë do ta qante me kujë nacionale.
"Bashkëlidhur katër foto, dy prej të cilave janë shkrepur më 13.4.1985 kur bëheshin nderimet dhe dy të tjera më 3.5.1992, ditën kur arkivoli i Hoxhës u hoq nga varrezat e dëshmorëve", shkruan Dervishi në profilin e vet në Facebook.
Dyshime për Kullën Ikonike të Tiranës/Projekt si Karpeni, nga pas biznesmenë shqiptarë?
“Shqiptarja.com”, gazeta e Carlo Bollinos, shkruan sot për kullën ikonike 250 milinë dollar që është propozuar për t’u ndërtuar nga një kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Tiranë. Ajo ka kërkuar 25 mijë m2 të falura, përjashtim nga tarifat doganore dhe TVSh për 15 vjet meqenëse do të punësojë 6000 njerëz gjatë ndërtimit dhe 3000 pas përfundimit. Mirëpo sipas kësaj gazete ka disa dyshime që e lidhin projektin për të cilin ministrja e Ekonomisë, Ekonomi paraqiti edhe një projektligj, me një biznesmen shqiptar.
PS-LSI ngjishen në një karrige. Miratohen kandidatët për vettingun, rrëzohet PDIU
Ulsi Manja i PS-së, Vasilika Hysi e PS-së, Luan Rama i LSI-së janë tre emrat e shumicës parlamentare për komisionin ad hoc për vettingun. Shpëtim Idrizi i PDIU-së nuk është miratuar duke u bllokuar qëllimisht me 50 abstenime. Siç mund të merret me mend, pas 35 milionëshit të sotshëm për rrugën Tiranë-Elbasan, kryeministri ka qenë i qartë kur duke rrëzuar idrizin ka pasuruar ofertën për LSI-në e cila është regjistruar për në zgjedhje, merr pjesë në komsionet e vettingut, bën si opozitare dhe del edhe si konstruktive.
Drejt Koresë së Veriut
Një aeroplanmbajtëse, një kryqëzor dhe dy destrojerë janë dislokuar në afërsi të ujërave koerane pas testeve të kësaj të fundit.
Komike dhe dramatike/Veliaj propozon lojën e tavllës si orë të detyrueshme mësimi në shkolla
Ja një shembull sesi budallallëku i politikës dhe mania për të rënë në sy bëjnë dëme. Sot kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, mendoi që të përcillte një mesazh të tillë nga një aktivitet në një shkollë në Tiranë:
Pazar kalamajsh/Rama do t'i shkojë Bashës në Çadër më 12 qershor, ditëlindja e kreut të PD-së
Mos e prek votën!
Tensione në mbledhjen e Këshillit të Qarkut Vlorë ku është shkarkuar kryetari Sadrit Danaj. Ky i fundit, thuhet se është njeri i Kokëdhimës, ka kërkuar transparencë. Madje edhe është përplasur fizikisht me këshilltarët e majtë, në një mbledhje ku mungonte LSI-ja, PD-ja dhe PDIU-ja.
E - Zopi i krizës politike
Përpjekjes për të bindur opinionin se pjesëmarrja në zgjedhje në datën e caktuar është më e rëndëishme se çdo negociatë i është shtuar pa ja kërkuar kush edhe Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës. Me improvizimet e zakonshme bajate, thjesht për të dalë njëherë në ekran, për të mos mbetur në periferi të zhurmës, pa ndonjë ide dhe kuptohet pa ndonjë peshë për t’u patur në refene. Për këtë arsye nuk kuptohet se kujt i dërgohen mesazhet e zotërisë në fjalë që mundet edhe të jenë pantonimike, thjesht me gjeste.
Takimi i G7, rrëzohet propozimi i Britanisë për sanksione ndaj Rusisë. SHBA tërheq akuzat për Assadin
Grupi i vendeve të G7 nuk ka rënë dakord për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë siç propozoi Britania e Madhe pas sulmit me armë kimike në Siri. Propozimi britanik synonte drejtuesit e lartë ushtrarakë rusë por për këtë çështje nuk është rënë dakord, njësoj siç është vënë në dukje se pa Bashar al Assad nuk ka zgjidhje të krizës siriane. Takimi po mbahet në qytetin Italian të Lukës dhe i paraprin vizitës së Rex Tillerson në Moskë.
Në vijë më administratën Obama, Trump firmos protokollin për anëtarësimin në NATO të Malit të Zi
Politika e Jashtme amerikane ka rimarrë fillin e vet aty ku e la administrate Obama. Presidenti aktual Donald Trump ka firmosur sot protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, duke përfunduar hallkat proceduriale të SHBA në këtë drejtim.