Tragjedi dhe komedi arkeologjike në Velierën e Durrësit
Sakrifikimi i lëndës arkeologjike për hir të ansamblit të Hyrjes së lashtë Dyrrahut antik dhe Durrësit mesjetar pranë Portit, për t’i lënë vend ndërtimit të skulpturës arkitektonike “Vela/Veliera” hyri tashmë në histori – si kryevepër dhunimi që mund t’i jetë shkaktuar ndonjëherë pasurisë arkeologjike të këtij qyteti të famshëm mesdhetar në jetën e tij mijëravjeçare.
Ligji i dekriminalizimit, sërish në Gjykatën Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë edhe një herë ligjin e Dekriminalizimit. Këtë herë është Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që ka ankimuar pikën 4 të nenit 2 të këtij ligji, i cili i heq të drejtën e votës personave të dënuar me burg, me vendim të formës së prerë. Sipas KSHH, ky nen është në kundërshtim me kushtetutën dhe me konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Të rënët e luftës italo-greke, Greqia informon Komisionin Europian
Çështja e varrezave të ushtarëve grekë të luftës italo-greke ka mbërritur në Komisionin Europian. Kreu i grupit parlamentar të eurodeputetëve grekë të Demokracisë së Re, Manolis K. Kefalogiannis kërkoi shpjegime nëse Shqipëria e ka trajtuar sipas standardeve europiane çështjen e ushtarëve grekë që janë prej 76 vitesh të pavarrosur në territorin shqiptar.
"Mbroje jetën. Zgjidh një Pashkë vegjetariane” - Berlusconi tërbon industrinë e mishit në Itali
Berlusconi mbetet në qendër të vëmendjes. Sërish me një goditje pas së cilës vjen një faturë e kripur. Pjesëmarrja e tij në një fushatë vegjetariane dhe adoptimi i pesë qengjave që do të thereshin për Pashkë, ka tërbuar industrinë e mishit në Itali. Kështu raporton Reutes sipas të cilës ish-kryeministri Italian ka dalë në një video të Ligës Italiane për Mbrojtjen e Kafshëve ku ai shfaqet shumë i dashur me një qingj të cilit i jep edhe për pirë me biberon.
Lëvizja e Metës në funksion vetëm të Metës. A po viktimizon opozita aksionin e vet?
Disa media raportojnë se neës Ilir Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të tërheqë nesër ministrat nga qeveria. Ky është një hap që ezuaron presionin politik të mundshëm të LSI-së e cila u kujtua të bënte opoizitë me qeverinë ku aderon vetëm katër vite pas ndenji në pushtet. Në çdo rast, akti nëse bëhet realitet, e natyralizon skenën politike, në përshtatje me kërkesat politike që artikulon secila forcë. Sa për LSI-në kjo e fundit ka bërë të qartë vetëm një gjë: Edi Rama nuk mund të jetë më kryeministër.
Zbardhen 1 500 km korale në Australi
Shkak mendohet se është rritja e temperaturave të ujit.
“Shekulli”: Nëse zgjedhjet shtyhen, Kokëdhima do të kërkojë drejtimin e PS-së
Nëse skenari i shtyrjes së zgjedhjeve do të realizohet, atëherë Koço Kokëdhima dhe lëvizja e tij “Zgjidhja” do të kërkojnë lidershipin e PS-së. Kështu shkruan sot editorialisti i gazetës “Shekulli”, Genc Burimi që ka ofruar “leximin e duhur” të takimit Kokëdhima-Basha.
Thinjat, sinjal për sëmundje zemre?
Thinjat mund të sinjalizojnë faktor risku për goditje në arterite dhe koronaret e zemrës. Studimi është kryer mbi 545 meshkuj të rritur nga universiteti i Kajros në Egjipt, të cilët u përzgjodhën mbi kriterin e ngjyrës së flokëve.
Kokëdhima në rolin e zëdhënësit të Berishës dhe Metës: Zgjidhje, largimi i Ramës kryeministër
Dy ditë pas takimeve Kokëdhima- Meta dhe Kokëdhima – Basha, gazeta “Shekulli” ka dalë me një editorial në thelbin e të cilit është Zgjidhja që ofrohet nga “një lider I mirë”. Cila është kjo zgjidhje që sugjerohet me shkrim nga Arben Rrozhani? Kjo zgjidhje është shtyrja e zgjedhjeve për në vjeshtë.
Reformë me dy standarde
Debati i para disa ditëve, i kufizuar vetëm në shkrime në mediat online dhe nga një koment injorues i kryeministrit, mbi nenin 449 që ndalon rihapjen e çështjeve në dëm të të pandehurit kur është dhënë vendim pafajësie, ka qenë prezent edhe në radhët e ekspertëve. Në një shkrim të vetin “reporter.al” i ka marrë një prononcim autorit të nenit në fjalë, Artan Hoxha, i cili referon praktikat e disa vendeve europiane.