Presidenti i Kosovës tërhiqet nga nisma për krjimin e ushtrisë(letra)

Postuar në 07 Prill, 2017 15:30

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është tërhequr nga nisma e tij ligjore për tranformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Pas presioneve të komunitetit ndërkombëtar, kreu i shtetit të Kosovës, ka vendosur të bëjë një hap mbrapa, vendim që ia ka njoftuar zyrtarisht Kuvendit të Kosovës përmes një letre. Më poshtë letra e plotë, publikuar në Koha Ditore:

“BE-ja ka diskutuar Platformën e Tiranës, por nuk e dënon dot publikisht së dëmtohet Edi Rama”

Postuar në 07 Prill, 2017 14:00

Presidenti maqedonas George Ivanov ka vijuar edhe dje me interpretimin e Platformës së Tiranës si dokument që cenon rendin kushtetues të vendit. Në një intervistë për televizionin kombëtar kroat, HTV, Ivanov shprehet se platforma e adoptuar nga partitë shqiptare, e kthen Maqedoninë nga një vend multetnik unitar në një vend binacional. Sipas tij dokumenti çon në amendim të Marrëveshjes së Ohrit, duke lënë të kuptohet se teknikisht Platforma nuk rrjedh por mbivendoset mbi të.

Inaugurohet ujësjellësi në Sarandë. Inshallah vjen edhe uji!

Postuar në 07 Prill, 2017 12:33

E pabesueshmja është lajm zyrtar. Edhe pse do të duhet të happen rubinetat për ta vërtetuar. Në Sarandë është inauguruar ujësjellësi i ri që dekalrohet se zgjidh problemin e ujit të pijshëm në këtë qytet. I cili u lind, u zgjerua dhe u shkatërrua vetëm me një aspekt konsensual dhe jodiskriminues për të gjithë banorët: mungesa e ujit.

Koalat kanë etje për ujë...për shkak të njeriut

Postuar në 07 Prill, 2017 12:15

Sondazhi/Kinezët, populli që lexojnë më shumë çdo ditë

Postuar në 07 Prill, 2017 11:30

Një sondazh i kryer online nga GfK, agjencia për informacionin e marketingut dhe konsumit, nxjerr kinezët si populli që lexon më shumë. Në vend të dytë vijnë rusët dhe në vend të tretë spanjollët. Sondazhi ka marrë në konsideratë 17 vende prej nga ku rezultatet thonë se “70% e kinezëve lexojnë libra çdo ditë, ose thuajse çdo ditë”. Rusët arrijnë në 59%, kurse spanjollët në 57%. Nga vendet e sonduara më pak lexojnë në Hollandë dhe Korenë e Jugut, vende në të cilat 16% e të pyeturve deklaruan se nuk lexojnë kurrë libra.

Autocthonous

Postuar në 07 Prill, 2017 11:10

Sulmi amerikan në Siri, Rusia pezullon Memorandumin për Sigurinë e Fluturimeve

Postuar në 07 Prill, 2017 10:12

Pas sulmit të SHBA mbi një bazë ajrore në Sha’irat në Siri, ka ardhur edhe reagimi i Rusisë. Në një deklaratë, presidenti Vladimir Putin e ka quajtur sulmin ilegjitim dhe me ndikim negaativ në raportet SHBA-Rusi. Përkeqësimi është bërë fakt kur Ministria e Jashtme e Rusisë, ka deklaruar sot se është vendosur ndërprerja e e zbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për Sigurinë e fluturimeve në Siri që ishte nënshkruar me SHBA.

Martesat e hershme në Shqipëri bëjnë lajm edhe në Itali

Postuar në 07 Prill, 2017 10:06

"Le Iene" ka qenë në Polis Sheh të Librazhdit aty ku martohen ende me të mitur(jo të gjithë kuptohet). Një zakon që nuk nderon njeri sidomos këto kohë, pa folur që i heq vajzave të vogla të drejtën për të jetuar siç dëshirojnë.

Rruga e Arbrit/Refuzuam ofertën kineze se ishte shumë e shtrenjtë

Postuar në 07 Prill, 2017 09:14

Në intervistën e djeshme në News24 për Ylli Rakipin, kryeministri Edi Rama ka zbuluar edhe psenë e ndryshimit të subjektit ndërtues të Rrugës së Arbrit. Gjatë debatit me gazetarin, Rama tha ndër të tjera se “Ne me Kinën kemi negociuar për Rrugën e Arbrit dhe e kemi refuzuar se ishte shumë e shtrenjtë oferta”. Për negociimin me kinezët, u miratua edhe një ligj për procedurë të veçantë, ndërkohë që për publikun nuk u zbardh asnjëherë se cilat ishin termat e ofertës kineze. Më pas qeveria ia kaloi ndërtimin e rrugës një kompanie shqiptare.

Kaspersky, ankesë zyrtare në KE kundër Microsoft: Ka shkelur ligjin antitrust me Windows 10

Postuar në 07 Prill, 2017 08:41

Disa kompani të përodhimit të softuerëve për sigurinë kanë depozituar një ankesë të re kundër Microsoft në kuadër të legjislacionit antitrust. Kompania e njohur ruse, Kaspersky është një prej tyre e cila kërkon nga Komisioni Europian që të vlerësojë sjelljen e Microsoft në treg që me Windows 10, hedhur në treg në tetor 2014 ka cenuar pozitën e konkurentëve. Në këtë sistem operativ, Microsoft ka instaluar flas softuerin Defender, një aplikacion kundër virusimit që u heq kështu rusëve të Kasperskyt një produkt nga tregu.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS