Haradinaj i fton të gjithë në qeveri

Postuar në 15 Qershor, 2017 10:47

Kosova doli me një votë të fragmentuar nga zgjedhjet e së dielës, ku asnjë prej partive apo koalicioneve nuk bën dot qeverinë e vetme. Në këto kushte zgjidhjet që ofrohen nga ata që mund të quhen fitues orientohen drejt konjukturave që kanë për qëllim marrjen e pushtetit dhe ndarjen e pushtetit edhe me ata që mund të quhen kundërshtarë. Kështu kandidati i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj në një intervistë për Radion Europa e Lirë i fton të gjithë të bëhen pjesë e qeverisë, duke nisur nga koalicioni kundërshtar i udhëhequr nga LDK, Lëvizja Vetendosje dhe Lista Serbe.

E bukura dhe estetikja në evolucionin njerëzor: Femrat e çarmatosën mashkullin

Postuar në 15 Qershor, 2017 09:21

Një intervistë shumë interesante për “Spiegel” e Richard Prum, ornithologjist dhe kurator në Muzeun “Peabody” të Historisë së Natyrës në Univbersitetin e Yale. Zogjtë, jeta e tyre seksuale dhe veçanësia befasuese e rosave…por edhe e bukura në evolucionin e njeriut.

Profesor Prum, mes të gjithave mrekullive të natyrës ju frymëzoheni nga seksi i rosave. Pse?

Shqipëria që duam! Bilanc i paautorizuar i Programit të Rilindjes

Postuar në 14 Qershor, 2017 20:43

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve përfundon edhe mandati i parë i qeverisë Rama-Meta, ku peshën kryesore e kishin socialistët. Pa asnjë skrupull të dyja partitë që qeverisën Shqipërinë për 4 vjet nuk kanë bërë asnjë bilanc të programit që premtuan para 4 vitesh dhe realizimin e tyre. Programi i emërtuar Rilindja Kombëtarja u shpalos në Konventën Kombëtare të Partisë Socialiste në 20 Maj 2013 dhe përmbante disa objekteve, shumica e të cilave nuk janë realizuar.

Premtimet e Mbajtura dhe te Pambajtura:

Fotolajm/Lulzim Basha takon presidentin amerikan Donald Trump

Postuar në 14 Qershor, 2017 19:18

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me presidentin amerikan Donald Trump në SHBA. Vetë Basha shkruan: 

Ana e errët e eksperimentit Veliaj me Sheshin Skëndërbej (Foto)

Postuar në 14 Qershor, 2017 18:28

Kushtoi 16 milionë euro, por barku i madh prej betoni i mbuluar me pllaka guri të vë para disa pikëpyetjeve sapo e viziton. Ajo që do të gjeni sapo t’i afroheni, nuk do të jenë shatërvanët shumëngjyrësh. As dritat vezulluese të koncerteve të dy netëve të para të inagurimit nuk do të jenë në shesh.

Natën sheshi është një hapësirë e madhe e pandriçuar dhe e zhytur në errësirë. Nuk kuptohet për çfarë arsye sheshi Qëndror i Tiranës duhet të mos jetë i ndriçuar. Është mangësi projektimi apo s'ka përfunduar ende?

Ambasada ruse përgënjeshtron lajmet për blerjen e mediave në Shqipëri

Postuar në 14 Qershor, 2017 17:58

Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar ndaj një shkrimi të botuar në gazetën "Dita" nga anëtari i Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut në SHBA, Mark Gjoni. Gjoni shkruan për një projekt sekret të hartuar  nga shërbimet speciale të Rusisë për të ndikuar në opinionin publik shqiptar nëpërmjet blerjes dhe përdorimit të mëtejshëm të medias vendase.

Hapen hetimet për tenderin e Sejkos

Postuar në 14 Qershor, 2017 17:18

Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimet për tenderin për rikonstruksionin e ish–Hotel Dajtit, një projekt që kushton 16 milionë euro. Organi i akuzës do të hetojë për dy akuza të rënda: atë të shkeljes së barazisë në tendera dhe atë të shpërdorimit të detyrës, raporton Tv Klan. 

Ndeshja e vetme reale e filmuar e Bruce Lee

Postuar në 14 Qershor, 2017 16:29

Truri fsheh një univers strukturash shumëdimensionale në rrjetin e tij neuronik

Postuar në 14 Qershor, 2017 15:32

Një ekip i Blue Brain Project ka arritur të identifkojë të dhëna të reja mbi arkitekturën e trurit njerëzor, mbi rrjetin neuronik të tij, me struktura që mbërrijnë deri në 11 dimensione. Studimi është publikuar në Frontiers in Computational Neurosience dhe tregon se strukturat të këtilla marrin jetë nga kliket e neuronve, që do të thotë nga ndërlidhjet mes neuroneve. Vetë këto lidhje i japin formë objekteve gjeometrike që përftojnë dimensione të ndryshme sa më të shumta janë neuronet që nyjëtohen në të.

Basha është çun i mirë, edhe pse mund të takohet me Trump

Postuar në 14 Qershor, 2017 14:51

A mund të merret seriozisht Lulzim Basha? Ja pyetja që bëhej shpesh deri më dje. Por atë e mori seriozisht kryeministri I Shqipërisë, i cili më 18 maj i kërkoi takim kokë më kokë, për të firmosur një marrëveshje në të mirë të vendit. Pasoi mandej bashkëqeverisja, ndarja e drejtorive ndërkohë që kryeministri u thotë demokratëve “tani jemi bashkë”. E tha edhe sot në takimin në njësinë nr.5.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS