Ndërron jetë albanologu arbëresh Antonio Guzzetta

Postuar në 26 Korrik, 2017 12:26

Ka ndërruar jetë albanologu Antonio Guzzetta. Ai ishte djali i Giorgio Guzzetta, themelues i seminarit greko-shqiptar të Palermos, seminar ku mori formimin fillestar. Më pas ai u diplomua në universitetin e Palermos, dega Letërsi – Filozofi.

Çmimi i ujit duhet të jetë i unifikuar në mbarë vendin

Postuar në 26 Korrik, 2017 11:25

Debati për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë pritet të marrë sot një përgjgje nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Por përtej eksperimenteve që kërkon të imponojë kryebashkiaku, meriton vëmendje një argument i sjellë prej tij për çmimet e diferencuara të ujit të pijshëm në bashki të ndryshme në Shqipëri. Veliaj u shpreh se çmimi i ujit është ndryshe në Kamëz, ndryshe në Korçë e Pogradec e kështu me radhë. Në fakt uji është pasuri pubike dhe çmimi i tij, sa kohë që administrohet nga kompani shtetërore duhet të jetë i unifikuar në mbarë territorin.

Sanksionet e SHBA, prekin kompanitë europiane. Probleme serioze edhe me Turqinë

Postuar në 26 Korrik, 2017 11:10

Sanksionet e miratuara së fundmi nga kongresi amerikan ndaj Rusisë, pritet të provokojnë ndarje edhe më të thella me BE-në dhe brenda vetë BE-së. Mediat bëjnë me dije se paketa e re e sanksioneve prek përmes gjobitjes edhe ato firma apo kompani europiane që marrin pjesë në projekte energjetike të importit të gazit nga Rusia. Agjencia “Reuters” shkruan se në këtë paketë preken disa kompani që janë pjesë e Rrymës Veriore, gazsjellësi i madh që do të sjellë gazin nga Rusia në Europën Qendrore dhe Veriore.

Britani, makinat me naftë do të nxirren nga qarkullimi pas vitit 2040

Postuar në 26 Korrik, 2017 10:35

Britania e Madhe vendos të ndalojë qarkullimin e makinave me naftë duke nisur nga viti 2040. Oaketa financiare që synon zbatimin e politikave të tilla mjedisore shkon në 3 miliardë stërlina dhe siç raporton BBC-ja ajo është pjesë e një strategjie për ajrin e pastër që sugjeron mbështetje për makinat elektrike. Vendimi favorizohet edhe nga vendimet e gjykatave që kanë konstatuar se nivelet e ndotjes së ajrit janë të dëmshme dhe mbi nivelet e lejuara, çka i jep çështjes karakter ligjore detyrues.

http://www.bbc.com/news/uk-40723581

Drejtori që po ngatërron miletin me "interpretimet" origjinale të ligjit

Postuar në 26 Korrik, 2017 09:38

Nëse ka një drejtor administrate që më shumë se të sqarojë njerëzit, i ngatërron ky është Bledar Doracaj, freshisti që drejton Zyrën e Gjendjes Civile. Në një intervistë për gazetën “Panorama” zotëria në fjalë thotë se:

Krijesat 580 milionë vjeçare -Ediacaran - nuk dihet nëse kanë qenë kafshë apo bimë

Postuar në 26 Korrik, 2017 08:58

Kongresi amerikan miraton sanskione të reja për Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut

Postuar në 25 Korrik, 2017 23:42

Kongresi amerikan ka miratuar me shumicë absolute votash 419-3 vendosjen e sanksioneve të reja për Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut. Ky është një hap tjetër që provon tensionin e lartë në marrëdhëniet ndërkombëtëre, por edhe probleme jo të vogla brenda vetë SHBA. Kështu raportohet se Kongresi e detyron presidentin e SHBA-së që të kërkojë miratim paraprak për heqjen eventuale të sanksioneve, duke kufizuar Donald Trump për çdo iniciativë në këtë drejtim. Vetë Shtëpia e Bardhë përmes zv.

Jemi pas Ruandës për cilësinë e investimeve në infrastrukturë

Postuar në 25 Korrik, 2017 23:17

Fondi Monetar Ndërkombëtar e rendit Shqipërinë si vendin e parafundit për cilësinë e infrastrukturës edhe pse taksapaguesit shqiptarë kanë investime miliarda euro për investime publike. Sipas FMN, për periudhën 2005-2016, qeveria shqiptare ka shpenzuar çdo vit mesatarisht 5.5 për qind të prodhimit kombëtar për vepra publike, kryesisht rrugë, porte dhe segmente të tjera të infrastrukturës.

LSI: Ujësjellësi në Tiranë, 30% faturime, lidhje të paligjshme të bizneseve të deputetëve të PS-së

Postuar në 25 Korrik, 2017 22:15

Partia Demokratike ka deklaruar se do të kundërshtojë nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës propozimin për rritjen e çmimit të ujit. Sipas këshilltarëve të saj më së pari duhet çuar ujë te konsumatori, mandej të rritet çmimi.

LSI-ja nga ana e vet ka thirrur në një seancë dëgjimore kryetarin e Bashkisë Erjon Veliaj, pas së cilës në emër të këshilltarëve të vet ka lëshuar një deklaratë sipas të cilës çmimi i rritur nuk duhet të përfshijë shtresat në nevojë dhe biznesin e mallrave të shportës. Në deklaratën e vet, grupi i këshilltarëve të LSI-së nënvizon edhe se:

Njoftim i rëndësishëm: Mund ta deklaroni vendbanimin në profilin e kryeministrit Edi Rama në Facebook. Nxitoni, keni edhe 48 orë

Postuar në 25 Korrik, 2017 21:46

Kanë mbetur edhe 48 orë nga përfundimi i afatit për deklarimin e vendbanimit pa penalitete. Në këtë kuadër, bëhet e ditur se të gjithë ata shtetas që nuk mund të jenë prezent në Zyrat e Gjendjes Civile në afat, mund të deklarojnë adresën e tyre në profilin Facebook të kryeministrit Edi Rama. Mos humbisni shansin t’i tregoni kryeministrit se nga bëheni së fundmi! 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS