Kryeministri konfirmon vijimin e aleancës me LSI-në

Postuar në 09 Qershor, 2017 21:49

Siç raportoi  sot ResPublica, seksioni operativ - analitik "Të Kripura", aleanca vazhdon pavarësisht teatrit elektoral. Këtu: http://www.respublica.al/2017/06/09/e-v%C3%ABrteta-%C3%ABsht%C3%AB-se-ps-ja-dhe-lsi-ja-nuk-jan%C3%AB-ndar%C3%AB-dhe-do-t%C3%AB-qeverisin-s%C3%ABrish-bashk%C3%AB mund të sqaroheni më hollësisht, ndërkohë që fotoja e mëposhtme është publikuar nga Rama si Foto e Ditës.

Berisha hap rrugën për Lulzim Bashën. Mbron ndryshimet kushtetuese të 2008-ës “për një president me më pak kompetenca”

Postuar në 09 Qershor, 2017 21:34

Intervista e Sali Berishës me Lutfi Dervishin në “Televizionin Publik Shqiptar” mund të veçohet për tre çështje:

Së pari që Sali Berisha, shpall miratimin e linjës Lulzim Basha duke pranuar vendimet e tij dhe duke bërë të qartë se ai nuk do të jetë pengesë në rrugën kryetarit të ri.

Konfuzioni në administratë, Komisioneri garanton monitorim të fushatës

Postuar në 09 Qershor, 2017 20:13

Shkarkimet dhe pezullimet nëpunësve civilë për përfshirje në fushatë kanë krijuar konfuzion në administratën publike.  Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil që është duke monitoruar sjelljen e nëpunësve civilë gjatë fushatës zgjedhore, sqaron se detyrimi i tyre për të mos marrë pjesë në veprimtari politike është vetëm brenda orarit zyrtar

Sorollatje për studentët e masterit, u hiqet rimbursimi nga shteti

Postuar në 09 Qershor, 2017 17:34

Studentet e familjeve ne nevojë që ndjekin studimet master rrezikojnë të humbasin vitin akademik. Shkak sipas tyre është bërë mospërfshirja e tyre në vendimin e  Këshillit të ministrave  që mundëson rimbursimin në masën 50% të kësaj pagese. Studentet e masterit në fakultetin ekonomik, thonë se këtë vit vendimi ka përcaktuar që përfitues të  jenë vetëm studentet e ciklit te parë duke i lënë jashtë ata që ndjekin masterin.

Mbështetje nga BE-ja për marrëveshjen Rama - Basha

Postuar në 09 Qershor, 2017 16:53

Marrëveshja Rama – Basha, cilido qoftë qëllimi dhe përmbajtja reale e saj, është vlerësuar nga zyrtarë të BE-së. Sipas raportimeve të Tv Klan, Kryetarja e delegacionit të komisionit parlamentar të MSA – së, BE – Shqipëri, Monica Macovei, e cilëson marrëveshjen si të rëndësishme në ecjen përpara të vendit në integrimin drejt BE-së.

Max Biaggi, ish-kampioni i Moto GP, pëson aksident

Postuar në 09 Qershor, 2017 16:46

E vërteta është se PS-ja dhe LSI-ja nuk janë ndarë dhe do të qeverisin sërish bashkë

Postuar në 09 Qershor, 2017 13:21

Shikoni me vëmendje bluzën e kryeministrit sot në Lukovë. Nuk është si çdo ditë: e zezë, e purpurt, apo vjolë. Është e kuqe me shkrim të bardhë. Simbole grafike të LSI-së. Shikoni majtas parullat dhe banerin e LSI-së. I njëjti dizenjim. Me pak kujdes mund të dallohet se ana e brendshme e bluzës së Ramës ka vizatime të Metës kaçurrels, pra të rilindur, një formë ftese kjo e "Fluturës në kabinën e qeverisjes së pas 25 qershorit", nëse punët nuk shkojnë siç pritet.

Falja e gjobave mbyllet me zgjedhjet

Postuar në 09 Qershor, 2017 13:14

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka rikujtuar tatimaguesve se kërkesat  për heqjen e gjobave për mosdeklarim në afat, duhet të dorëzohen elektronikisht deri në datën 30 Qershor, i cili është dhe afati i fundit që parashikon ligji. 

Ideja e një unioni për Ballkanin Perëndimor fiton terren

Postuar në 09 Qershor, 2017 13:09

Përforcohet edhe më tej ideja e një unioni për Ballkanin Perëndimor, si një formulë të cilën BE-ja e sheh si më të mirën për të zbutur integrimin e vendeve tona. Në një intervistë për “European Western Balkans”, Jiří Schneider, drejtor Ekzekutiv në Institutin Aspen, ish-zv.ministër i Çekisë, thotë se aktualisht sfidat e sigurisë janë kryesoret. Me këtë përcaktim mundet të kuptohen fare mirë se përse tolerohet shumëçka në rajonin tonë nga një Europë që deri më dje kërkonte standarde përmbi të gjitha.

Sunitët në aleancë me ISIS për të destabilizuar Iranin*

Postuar në 09 Qershor, 2017 12:47

Ndryshe nga garancitë e autoriteteve iraniane, sulmet e koordinuara terroriste në Teheran, përgjegjësinë e të cilëve e mori e ISIS, është hera e parë që mosmarrëveshjet mes sunitëve dhe shiitëve u transferuan nga Shteti Islamik në Iran. Kjo është edhe hera e parë që celultat terroriste  arrijnë të depërtojnë në vend dhe të bashkëpunojnë me elementë lokale për të organizuar një sulm të kësaj shkalle.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS