Turqia përgatitet të dislokojë trupa ushtarake në Katar

Postuar në 07 Qershor, 2017 14:30

Turqia përfshihet në mënyrë direkte në krizën e Gjirit Persik. Gazeta “Hurriyet” shkruan se Parlamenti turk do të miratojë sot një ligj për vendosjen e trupave në një bazë turke në Katar, vend i cili po përjeton një izolim diplomatic nga disa vende të Gjirit me në krye Arabinë Saudite. Akuza për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është se Katari finacon terrorizmin, por analiza të shumta thonë se sauditët e me gjasë edhe të tjerë më të fuqishëm pas tyre, janë të irrituar nga lidhjet e Katarit me Iranin.

Videolajm/Sulmi në parlamentin iranian(edhe ai kamikaz), marrë përsipër nga ISIS

Postuar në 07 Qershor, 2017 13:16

Mendohet se nga të dy sulmet kanë vdekur 7 persona.

Luks dhe mozaikë poemash – vila e veçantë romake në Libi

Postuar në 07 Qershor, 2017 12:47

Ndoshta duhet parë nga afër, por nga fotografitë e publikuara duket një ndërtim i mahnitshëm. Arkeologët kanë zbuluar në Libi statuja, mozaikë apo edhe elementë të tjerë në një vilë të vjetër në Ptolemais në Libi. Vila është 1700 vjeçare dhe i përket periudhë romake që manifeston një luks dhe mirëqenie marramendëse. 600m2, vila daton në shekullin III e.s në një qytete që nisi të ndërtohej në kohën e grekëve, në shekullin IV p.e.s. Mozaikët, një prej tyre, paraqesin Dionisin duke fjetur dhe Ariadnën, vajzën e Mbretit Minos, që sipas legjendës u bë gruaja e tij.

Makthi i numrit 71

Postuar në 07 Qershor, 2017 11:48

Sipas një parimi terminologjik opinionistët, por dhe të vetëquajturit politologë e kanë quajtur fundin e shtetit monist, të centralizmit dhe të ideologjisë së vetme si një zhvillim të ri historik. Por këto 27 vite s’di pse është shpërdoruar termi konvencional i Tranzicionit Politik.

PD-ja në fushatë vetëm kundër LSI-së: Do shkarkohen edhe 300 drejtorë nëse shantazhojnë

Postuar në 07 Qershor, 2017 10:56

Kreu i PD-së, Lulzim Bash aka vijuar sot fushatën elektorale në Fier, prej nga ku ka sulmuar sërish LSI-në dhe pushtetin e saj.

“Ankohen se kanë ikur 20-30 drejtorë. Do ikin edhe 300 të tjerë nëse shantazhojnë qytetarët. Koha e mashtruesve po merr fund. Po vjen koha e njerëzve punëtorë të Mallakastrës dhe gjithë Shqipërisë. Republika e vjetër kapitulloi duke nënshkruar refromën kushtetuese dhe zgjedhore”, tha Basha një ditë pas intervistës së ish-kreut të LSI-së, Ilir Meta.

Sulm me armë në parlamentin iranian dhe në mauzoleumin e Khomeinit

Postuar në 07 Qershor, 2017 09:25

Mediat raportojnë disa incidente me armë në kryeqytetin Iranian, Teheran. Në parlamentin e këtij vendi dhe në mauzoleumin e Ayatollah Khoeminit raportohet se disa persona kanë hapur zjarr ku thuhet se është plagosur një roje, ndërkohë që nuk kuptohet mirë se çfarë ka ndodhur. Sipas disa raportimeve në mauzolelum kanë hyrë tre persona, dy prej të cilëve kanë qëlluar mbi vizitorët, kurse i treti ka shpërthyer në një sulm kamikaze. Sipas agjencisë IRIB në parlament ka patur disa persona të armatosur me AK -47 dhe sulmet në të dy vendet ndodhën në të njëjtën kohë.

Edhe me 71 mandate, PS-ja nuk do të qeverisë e vetme

Postuar në 07 Qershor, 2017 09:12

Partia Socialiste po bën fushatë duke u kërkuaar votuesve qeverisjen e vendit vetëm. Në disa dalje rresht, kryeministri dhe deputetë të ndryshëm të saj po u flasin njerëzve për “shansin që ta mbajmë vetëm timonin”. Në intervistën e fundit në Top-Story, Edi Rama akuzoi hapur partitë e vogla si plaçkitëse të shtetit, me një praktikë që sipas tij duhet të marrë fund. Më tej akoma ai ka deklaruar se ministrat e rinj të propozuar nga PD-ja, do të jenë në detyrë deri më 26 qershor, nëse PS-ja fiton e vetme 71 mandate.

Kriza diplomatike me Turqinë, Gjermania konsideron heqjen e trupave dhe mjeteve nga baza e Incirlik

Postuar në 07 Qershor, 2017 08:33

Gjermania është duke konsiderurar tërheqjen nga baza turke e Incirlikut pasi Ankaraja zyrtare nuk u lejoi disa deputetëve gjermanë që të vizitonin trupat gjermane të stacionuara aty. Presioni rreth kësaj çështjeje po rritet dhe agjencia e lajmeve Deutesche Welle shkruan se përpjekja e ministrit të Jashtëm, Gabriel për të gjetur një zgjidhje me mirëkuptim, dështoi.  Disa përfaqësues të Partisë Ekologjike në Gjermani po thonë se Gjermania dhe qeveria e saj kanë lejuar që të tallen nga Turqia dhe në humor të prishur ngjan të jetë edhe kancelarja Angela Merkel.

Sondazhi i "Piepoli", PS qeveris e vetme

Postuar në 06 Qershor, 2017 21:51

Një tjetër sondazh nxjerr Partinë Socialiste forcë të parë në zgjedhjet e 25 Qershorit. Instituti italian "Piepoli" i cili u prezantua në Report Tv intervistoi një kampion prej 800 personash, ku sipas sondazhit PS fiton zgjedhjet parlamentare dhe siguron 69 deri në 73 mandate, me një marzh gabimi 48-52% të votave. 

​PD do merrte 28-32% të votave ose 41-45 mandate në Kuvend. Lëvizja Socialiste për Integrim, në rang kombëtar sipas sondazhit ruan të njëjtat shifra si në 2013-ën me 9-13% të votave ose 14-18 deputetë në Kuvend. 

Ilir Meta shpall fundin e koalicionit me PS dhe akuzon personin Edi Rama: Nuk u bë Shtet, por u bë Qamet

Postuar në 06 Qershor, 2017 21:41

Pages

Subscribe to ResPublica RSS