Kur "populli" nuk shtiret dhe nuk duartroket...
Britania doli nga BE-ja, Shqipëria kërkon me ngulm të hyjë. Por a të bën kjo më pak apo më shumë europian në kuptimin e një kulture politike? Mundet, pasi BE-ja në një farë mënyre është kërbaç që i duhet një vendi pa tradita politike si Shqipëria, ndërkohë që Britania është një nga vendet ku forma moderne e demokracisë ka njohur embrionet e para. Nuk ka vend krahasimi, por meqenëse modeli është i gjithëpranuar atëherë nuk mund të flasim për pretendime.
Tensionet në Lindjen e Mesme, katër vende arabe ndërpresin marrëdhëniet me Katarin
Disa vende arabe të Gjirit Persik dhe Egjipti kanë vendosur në bllok ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin. Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur shkëputjen e marrëdhënieve duke akuzuar Katarin si financues dhe mbështetës të terrorizmit, përfshirë ndihmën për Shtetin Islamik. Po kështu koalicioni I drejtuar nga Arabia Saudite që është përfshirë së fundmi në konfliktin në Jemen ka vendosur përjashtimin e Katarit në emër të mbrojtjes së interesave kombëtare, por edhe për të eliminuar rrezikun e terrorizmit.
Mirënjohja e kryeministrit: Ilir Meta më ka ndihmuar siç ndihmoj unë Lali Erin
Gjatë një interviste në emisionin “Fakt” në “syri.net”, kryeministri i ka njohur kundërshtarit kryesor të vet në politikë, Ilir Metës, meritën se dikur e ka ndihmuar në punën e tij si kryebashkiak.
Struktura fetare e pushtetit turk
Gjatë dy dekadave të kaluara, Turqia është afirmuar në skenën globale. Ajo ka përjetuar një rritje ekonomike të shpejtë që e ka katapultuar në klubin ekskluziv G20 të ekonomive kryesore dhe nën drejtimin e Recep Tayyip Erdogan dhe Partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim(AKP), Turqia ka përjetuar një stabilitet politik të paprecedentë. Në 15 vitet e fundit(17) ka krijuar një qeveri me një parti të vetme, një tipar i rëndësishëm nisur nga politika e zhurmshme e Turqisë.
Bien blerjet online. Shkak taksimi, por edhe procedurat doganore
Ndërhyrja e qeverisë shqiptare për të ulur pragun e taksueshëm për mallrat e blera online ka dhëë efekte praktike. Instituti i Statistikave raporton se për 3 muajt e parë të vitit 2017, blerjet përmes kësaj rruge kanë rënë me 23 tonë. Arsye duket të jetë jo vetëm taksimi, por edhe procedurat e gjata për të paguar taksën doganore e për të tërhequr pakon. Ndryshimi ndodhi në gusht të vitit 2016 dhe kufiri u ul nga 150 euro në 22 euro, me arsyetimin se duhej stimuluar tregëtia e brendshme.
Video/Malësori Ilir Meta në kërkim të votave dhe besës së Doktorit!
Meta, që ka mundësi të jetë vërtet President, ka qenë në Kukës.
Çfarë ofron Shqipëria për BE-në? Territor për shkëmbim mallarash – përgjigja e Presidentit
Çfarë mund t’i japë Shqipëria Europës? Ja një pyetje që mund të fitojë terren sa më shumë që i afrohemi BE-së, një bashkim për të cilin nuk është çudi që edhe të pendohemi dikur. I pyetur pikërisht për këtë çështje, Presidenti Bujar Nishani, që ndodhet në Berlin në kuadër të takimit të 22-të Ndërkombëtar të Berlinit, dha këtë përgjigje për agjencinë “Deutsche Welle”:
"Shqipëria është kthyer në meta - republikë"
stduiesi Enis Sulstarova komenton në një intervistë për revistën "Shenja" zhvillimet në botën shqiptare në rajon.
SHENJA: Kosova po shkon në zgjedhje. Si njohës i zhvillimeve në këtë vend, si e shihni krijimin e blloqeve të reja politike? Në fakt, se si e komentoni faktin që politikanët që deri dje nuk lanë pa thënë gjë për njëri-tjetrin, sot flasin për projekte të përbashkëta?
Pensionet, minë globale financiare
Pensionet dhe fondi i siguruar për to konsiderohet se përbëjnë bombë financiare të botës. Të paktën kështu rezulton nga një studim i Ëorld Economic Forum sipas të cilit deri në vitin 2050 defiçiti në këtë drejtim arrin në 400 trilionë dollarë në shkallë globale. SHBA-të janë vendi më i goditur: në vitin 20250 këtij shteti do t’i mungojnë 137 trilionë dollarë për të përballuar pagesën e pensioneve të personave që do të jenë në atë moshë. Në vend të dytë vjen Kina me defiçit 119 trilionë dollarë, mandej India me 85 trilionë, Britania 33, Japonia 26 trilionë dhe Kanadaja me 12.
Videolajm/Paniku në sheshin San Carlo në Torino
Momenti kur njerëzit nisin të shtyhen në sheshin San Carlo në Torino. Një britmë "bombë" dhe 3000 njerëz të mbledhur për të parë finalen e Ligës së Kampioneve kanë nisur të shtyhen. Pasojat: 1000 të lëndruar. Ngjarja ndodhi thuajse në të njëjtën kohë me atentatet e London Bridge ku mbetën të vrarë 7 persona.