Lista e "zezë" e kryeministrit dhe një direktivë e fundit europiane
Në kulmin e debatit që ka shpërthyer në Shqipëri pas publikimit të listës së zyrtarëve apo nëpunësve publikë që janë denoncuar nga qytetarët për sjellje të paligjshme apo afera korruptive (kjo me kërkesë të qeverisë shqiptare), diskutimi për Etikën apo ligjshmërinë e këtij Akti vlen të shtrohet sipas standardeve të BE-së, të gjithëpranuara si të paanshme.
Propagandimi i Zonës Rajonale Ekonomike, Kokëdhima: Mallrat lëvizin pa doganë që në vitin 2007
Kryeministri nuk kishtë sot argument më të mirë kundër komenteve se në Samitin e Triestes u sanksionua lidershipi serb në Ballkanin Perëndimor, sesa akuza e zakonshme për mediat. Kjo ndonëse interpretimi për krijimin e Jugosllavisë së Re u hodh në qarkullim nga gazeta gjermane “Die Welt”.
Greqia, Serbia dhe Bullgaria, takim tripalësh në Selanik
Greqia, Serbia dhe Bullgaria kanë hedhur një tjetër hap në bashkpëunimin mes tyre. Ndonëse nismat për Ballkanin janë tashmë si ngjyrat e ylberit, përfaqësuesit e tre vendeve në fjalë, kryeministri grek, Alexis Tsipras, presidenti serb, Aleksander Vuçiç dhe kryeministri bullgar Boyko Borisov janë takuar në Selanik për t’i dhënë rrugë një koordinimi tripalësh që siç tha presidenti serb përfshin sfidat e jashtme dhe të brendshme.
Teatri i PD: "Basha dukej si perëndimor, po na izoloi më keq se në 97"
Kandidati për Kryetar të PD, Eduard Selami, në turin e takimeve me demokratët në Kukës, Has dhe Tropojë, bëri thirrje për hapjen e një dialogu me gjithë shtresat dhe qytetarët, për ta kthyer Partinë Demokratike në një parti popullore jo thjesht të qendrës së djathtë por dhe më gjërë. Selami tha se Partia Demokratike ka emergjencë rikthimin e besimit tek ndërkombëtarët, duke theksuar se me përjashtim të vitit 1997, lidershipi aktual është më i izoluar se kurrë.
Vrasja e supozuar e Erdogan, arrestohet regjisori i filmit (Video)
Regjisorit turk Ali Avtsi i janë vënë prangat pas shfaqjes së trailerit të filmit "Zgjimi" që përshkruan se si do të kishin shkuar gjërat nëse grushti i shtetit i vitit 2016 do të kishte përfunduar me sukses.
Skenari tregon fundin e regjimit të Erdogan me anëtarët e familjes së tij të vrarë dhe vetë Erdoganin me pistoletë në kokë pasi kapet nga organizatorët e grushtit të shtetit.
Rama: Do dalim në interpelanca për hallet e popullit
Duke folur nga Librazhdi, Edi Rama tha se çdo punonjës i administratës duhet që ti përgjigjet qytetarëve me mirësjellje dhe t’i mbarojë punë. “Do jetë një mekanizëm me një ushtri të tërë të qeverisë për ta ndjekur një problem deri në fund. Personit do ti jepet përgjigje edhe kur nuk ka të drejtë. Në të njëjtën kohë do të merren masa për të gjithë shkaktarët e kësaj torture. Shkeljet i bëjnë ata që paguhen nga taksat tona dhe rrinë në zyrat e shtetit në pritje për të grabitur njerëz. Ne do ta bëjmë administratën që të thonë “mirëmëngjes”, “mirëseerdhe”, “ju lutem”, “faleminderit”.
Fillojnë "sukseset" e policisë me drogën
Qeveria është zotuar se ky vit do jetë epilogu i luftës kundër drogës. Dhe s'ka si të jetë ndryshe, tani që shumica ka hequr nga këmbët ata që e pengonin të luftonin drogën. Policisë i duhen prova për t'u atashuar me një imazh të ri, që ndonjëherë ka më shumë vlerë se rezultatet. Mbrëmë u raportua për kapjen e tonelatave drogë në Vlorë e Kavajë, operacione që i përshëndeti edhe kreu i Policisë Haki Çako, duke folur për një polici që po përmbush mësimet dhe detyrat e kryeministrit Edi Rama
SHBA do t'i shesin Rumanisë sisteme mbrojtjeje për 4 miliardë dollarë
"Departamenti i Shtetit dëshiron të aprovojë një shitje të mundshme pajisjesh ushtarake të sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot si dhe të japë mbështetjen e nevojshme për to Rumanisë", tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë të martën.
Asnjë arsye t'i rrahim shpatullat njëri-tjetrit
Po, vërtet BE ofroi vërtet diçka më shumë: Do të ketë më shumë fonde madje edhe projekte konkrete në hapësirën infrastrukturore dhe transportit. Po, perspektiva e anëtarësimit u ripërtëri edhe një herë me zë të lartë. Por nuk ka vend për të filluar t'i rrahim shpatullat njëri-tjetrit pas samitit të Ballkanit Perëndimor në Trieste. Sepse problemet e këtyre vendeve brenda tyre e mes njëri-tjetrit janë shumë më të thella, sa të mund të zgjidhen me mjetet që u ofruan aty.
Betejë spiunazhi në Ballkan
"Me ndihmën e CIA-s dhe aktorëve të tjerë perëndimorë, agjencitë e inteligjencës shqiptare, kroate dhe malazeze mund të bëhen një kërcënim i ri për Serbinë për shkak të marrëdhënieve të saj me Rusinë". Kështu shkruhet në një artikull të Sputnik që ka biseduar me një ish-punonjës të inteligjencës jugosllave.
Sipas një burimi të cituar nga Sputnik, Serbia duhet të jetë e kujdesshme për një rrjet spiunazhi shqiptaro-kroat, sepse këto dy shtete kanë më shumë ankesa ndaj Beogradit sesa të tjerët.
