Diaspora përshëndet marrëveshjen Rama-Basha. Një mesazh edhe për ndarjen me Ilir Metën
Diaspora përshëndet marrëveshjen Rama-Basha. Një mesazh edhe për ndarjen me Ilir Metën. Kjo këngë është kënduar në fetsivalin e Radio Televizionit Publik Shqiptar në vitin 1998 nga këngëtarja kosovare Gili, emri i së cilës simbolikisht është përfshirë edhe në gili-vilin e fundit në politikë.
Skandal, kompanitë celulare kanë rritur çmimet me marrëveshje
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin për tre nga katër kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri, Vodafone, T Mobile dhe Eagle Mobile. Shkak për këtë janë bërë tre ankesa nga konsumatorët dhe një nga qendra për Mbrojten e Konsumatorit të cilët kanë hedhur dyshime për praktika të koordinuara mes operatorëve për të ndryshuar paketat.
Ngjela: Edi Rama futi kanabisin në treg sepse kishim dy vjet nën embargo
Çfarë është kanabisi? Drogë? jo, është mall tregu nga i cili shteti merr para. Meqenëse qeveria për dy vjet ishte në embargo, kryeministri mendoi që të fuste kanabisin në treg. Këto thotë Spartak Ngjela, një nga apologjetët më të mëdhenj të kësaj qeverie, mik i kryeministrit.
Fotolajm/Gramoz Ruçi hyn në muze...për hir të Historisë
Në muzeun e Shtëpisë me Gjethe, inauguruar këto ditë, shfaqet edhe Gramoz Ruçi, si ministër i fundit i regjimit Komunist, për çështjet e brendshme. Ruçi vazhdon ndërkohë të jetë një nga figurat kryesore të PS-së, pro reformave.
Muri i Madh kinez - pamje me dron
CLOSE
Pazari është për ustallarët, jo për qytetarët
Fushata ka filluar dhe nga partia më e madhe që finalizoi me sukses katërvjeçarin duke bashkëqeverisur me Partinë Demokratike vijnë leksione që kanë të bëjnë me ndershmërinë dhe dobishmërinë e votës. Kuptohet në fushatë defiçiti i atyre që thuhen është i madh, po morali mesa duket që vjen nga pushteti në këto zgjedhje është "bëj çfarë them unë, po mos bëj si bëj unë". Ja çfarë u thotë ish-ministri i Brendshëm Tahiri qytetarëve në Kasharit:
Zhvillime nga e majta për hir të 71-it, PS mbledh edhe çikërrimat
Tani që gara e 25 qershorit do të jetë pa koalicione, Partia Socialiste është obsesionuar pas shifrës 71, aq mandate sa i duhen për të qeverisur e vetme. Kjo është kryefjala e takimeve elektorale të deputetëve, ministrave apo kryetarit të Partisë Socialiste që kanë shfaqur ambicjen të qeverisin të vetëm.
Nuk ka më nevojë të premtohet gjë
Fushata elektorale që ka nisur është atipike dhe nuk ngjan me asnjë nga fushatat e mëparëshme. Me tri partitë kryesore të skenës parlamentare në qeverisje, tensioni politik, premtimet e shumta, programet, shpalosjet, shifrat e punësimeve etj., janë bërë thuajse aneks i bezdisshëm informativ. Mungon kontrasti pozitiv që sjell denocnimi i dështimeve, shmangiet nga programi, evidentimi i problemeve, të gjitha pra detyra të opozitës e cila nuk ka pse të lodhet më sa kohë është në pushtet.
22- vjeçari i radikalizuar Salman Abedi, autor i masakrës së Mançesterit
Autoritetet britanike bënë publike foton e autorit të masakrës së Mançesterit. Ai është 22 vjeçari libian, Salman Ramadan Abedi. Abedi ishte i dyti në serinë e katër fëmijëve të çiftit nga Libia. Fillimisht familja e tij emigroi në Londër para rreth 10 vitesh dhe më pas u shpërngul në Mançester. Dy prej katër fëmijëve në profilet e tyre në Facebook kanë shënuar si qytetin e tyre të lindjes Tripolin në Libi.
Turqia vë veton kundër bashkëpunimit NATO-Austri. Vjena: Ndikim në misionet në Ballkanin Perëndimor
Sjellja e Bashkimit Europian me Turqinë ka reflektuar pasojat e veta edhe në NATO. Ankaraja zyrtare ka vënë veton kundër bashkëpunimit me Austrinë, një vend që nuk është në Aleancë pork a Partnership me të dhe ka të stacionuar 400 trupa në Kosovë, në kuadër të misionit KFOR. Turqia thuhet se e ka aplikuar veton si përgjigje ndaj qëndrimeve të Vjenës kundër ambicieve turke për në BE. Për këtë arsye, NATO ka ndryshuar procedurat duke lejuar që bashkëpunimi të bëhet vend pas vendi.