Topalli dhe Imami: Të largohet Lulzim Basha
Lulzim Basha është i rremë. Ai duhet shkarkuar. Ky është thelbi i deklaratës së ish-nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli dhe deputetit themelues të PD-së, Arben Imami. Përmes një konference për shtyp ata kërkojnë mbledhjen e forumeve dhe largimin e Bashës që sipas tyre e ka kthyer PD-në në një ndermarrje personale.
Debat i paravendosur? Basha, ftesë për ballafaqim Ramës në TV
Edi Rama dhe Lulzim Basha janë në marrëveshje për ndryshime Kushtetuese pas zgjedhjeve, reformë zgjedhore dhe një qasje të unifikuar qeveri-opozitë për integrimin Europian të vendit. Na u tha se kjo marrëveshje hap një faqe të re në kulturën politike të vendit, ku sipas kryeministrit në detyrë pas zgjedhjeve takimet me kryetarin e opozitës do të jenë periodike dhe informuese në funskion të një zëri të unifikuar për çështjet e afrimit me BE-në.
Fyerje nga punonjës policie
Nisma Thurrje sjell një rast nga një qytetar që përballet me furinë e një polici të stresuar.
Ndërron jetë ish-kryeministri grek, Mitsotakis
Constantine Mitsotakis, ish-kryeministri i Greqisë, ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare. Një nga figurat kryesore të politikës greke të viteve ’80-’90, Mitsotakis rridhte nga një familje me lidhje të forta dhe ndikim politik. Në të dyja krahët e tij, Mitsotakis kishte lidhje gjaku me Elefteros Venizellos. Ai u bë deputet në vitin 1946 dhe vijoi si I tillë deri në vitin 2004, karrierë që arriti kulmin në vitet 1990-1993 kur ai u bë kryeminstër. Mitsotakis ka qenë edhe në Shqipëri dhe konsiderohet se lehtësoi emigrimin e shqiptarëve drejt këtij vendi.
Dëmtimi në mitingun e PD-së, prokuroria sekuestron ndriçuesit
Çështja e helmimit – infektimit në protestën e PD-së ka marrë një tjetër teknik sot. Mediat raportojnë se prokuroria ka sekuestruar prozhektorët e përdorur gjatë mitingut të hapjes së fushatës së PD-së për t’i ekzaminuar për rrezatim të rrezikshëm. Katër ndriçues në katër platforma u përdorën dhe duhet thënë se 140 personat e prekur ndodheshin afër tyre. Shenjat e shqetësimit u shfaqën 2 orë pas mitingut dhe një numër i madh njerëzish me irritime në lëkurë dhe sy u paraqitën në QSUT.
Lamtumirë Romës - Totti mbyll karrierën me ekipin e tij
Francesco Totti i ka dhënë fund sot karrierës së vet me Romën. Një ikonë e Romës dhe futbollit italian të këtyre viteve, 40 vjeçari ka luajtur sot kundër Genoa ndeshjen e 786-të. Ai ka mbajtur edhe një fjalë të shkurtër nën peshën e emocioneve të mëdha.
Foto/Qeveria e re nuk figuron në faqen zyrtare të Kryeministrisë
Ministrat e rinj që u emëruan sepse me ta fituan të gjithë shqiptarët, siç edhe na u tha, nuk pasqyrohen ne faqen zyrtare te kryeministrisë. Një hollësi që ndoshta tradhëton vetëm pakujdesinë dhe neglizhencë.
Egjipti bombardon Libinë pas sulmit vrasës ndaj të krishterëve
Forcat Ajrore egjiptiane vijuan sulmet ajrore në Libi për ditën e dytë radhazi, siç raportohet për agjencinë Reuters nga burime të afërta me Forcat e Armatosura egjiptiane. Objektiv kanë qenë kampet ku besohet se fshihen autorët e sulmit me 29 të vrarë nga komuniteti i krishterë.
Reagimi erdhi vetëm disa orë pas sulmit në provincën e Minya në jug të Egjiptit, i cili u mor përsipër nga Shteti Islamik.
ISIS muajin e kaluar vrau të paktën të paktën 45 njerëz në një seri sulmesh kundër pakicës së krishterë në Egjipt.
KQZ shtyn afatin për regjistrimin e kandidatëve të PD
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka lënë 24 orë afat Partisë Demokratike për të plotësuar listën e kandidatëve për deputetë dhe dokumentacionin shoqërues në të 12 qarqet e vendit.
PD ka dorëzuar një listë kandidatësh me vetëm 94 emra nga 140 të mundshëm. Afati i vendosur nga KQZ, detyron PD-në të plotësojë listat me kandidatë në të gjitha qarqet e vendit.
Dy të dorëhequr nga lista e PD
Ekipi që Basha hodhi në fushë për ndeshjen e 25 qershorit po pëson rrjedhje. Kandidatë që janë në vendet e poshtme të listës kanë dhënë dorëheqjen. Ramiz Çobaj kryetari aktual i Partisë Demokratike të Shkodrës është tërhequr nga kandidimi. si deputet në listën e PD Shkodër për zgjedhjet e 25 qershorit. Basha e ka vendosur të tetin në listën e kandidatëve, çka nuk është pranuar nga kreu i demoktarëve të Shkodrës Çobaj. Nga sa mësohet Çobaj nuk ka patur kontakte me Bashën pori vazhdon të mbajë postin e kryetarit të PD-së Shkodër deri në zgjedhjet e reja.