Rama: S'ka bashkëqeverisje PS-PD, 71 vota na mjaftojnë

Postuar në 19 Maj, 2017 20:42

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje kritikëve që akuzuan atë dhe Bashën se firmosën një marrëveshje për bashkëqeverisje PS-PD. Ai deklaroi nga Korça se zv/kryeministri dhe ministrat teknike iu dhanë opozitës si garanci për të monitoruar mospërfshirjen e administratës dhe makinës shtetërore për periudhën 30 ditore të fushatës zgjedhore.

27 prill - Vendi ka nevojë për një marrëveshje të re

Postuar në 19 Maj, 2017 20:12

Mund të jetë rastësi, por kjo është deklaruar nga Berisha në një intervistë me Ilva Taren më 27 prill. 

Bien akuzat për Assange, Suedia pushon çështjen e përdhunimit

Postuar në 19 Maj, 2017 18:17

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange deklaroi se nuk do t’i falë falë ata që u bënë përgjegjës për izolimin e tij për 7 vite, 5 pesë prej të cilave i kaloi në Ambasadën e Ekuadorit në Londër. 45 vjeçari Assange u strehua në ambasadën e Ekuadorit në qershor të vitit 2012 në mënyrë që të mos u  dorëzohej autoriteteve në Suedi. Autoritetet suedeze kishte nisur hetimet kundër tij për përdhunimin e një gruaje, akuzë të cilën ai e mohoi kategorikisht. Këtë të  premte, prokuroria e Suedisë njoftoi se pushoi çështjen.

Sindikata nuk ka, por taksimin individual e kemi më të lartin në rajon

Postuar në 19 Maj, 2017 16:16

Në Shqipëri taksohesh me dyfishin e taksave në krahasim me të gjithë vendet e rajonit, nëse je individ me pagë të lartë. Këshilli i Investimeve, agjenci e financuar nga BERZH, përcjell një të dhënë aspak pozitive për vendin tonë. Të paktën për qytetarët. Sipas këtij këshilli, qytetarët shqiptarë taksohen me dyfishin e taksave krahasuar me të gjitha vendet e rajonit nëse ke një pagë të lartë.

Deri në shtator janë të gjithë (në) qeveri

Postuar në 19 Maj, 2017 12:55

Pasi bëri ironi me PD-në, kryetari i emëruar i LSI-së, Petrit Vasili ka dalë sot me një qëndrim politik zyrtar për marrëveshjen Rama – Basha.

Është e rëndësishme që do të kemi zgjedhje më 25 qershor. Sot kemi një garë politike të barabartë dhe LSI vijon të ketë bindjen se do të jetë forcë e parë politike. Ne na vjen keq që janë përjashtuar disa parti nga zgjedhja e mënyrës së konkurimit. LSI nuk ka asnjë ndikim në këtë”, tha ai.

Kumbaro: Veliera si Stadiumi "Qemal Stafa", do ndërtojmë duke ruajtur rrënojat e Durrësit

Postuar në 19 Maj, 2017 12:34

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zbuloi çfarë pritet të ndodhë me projektin e Velierës në Durrës dhe rrënojat historike të gjetura në vendin ku është parashikuar të ndërtohet ky objekt. Më fakt qeveria ka vendosur të ndjekë të njëjtën praktikë me stadiumin Qemal Stafa dhe fasadën e tij,  duke ndërthurur ndërtimin e Velierës me ruajtjen e rrënojave nën të. 

Satelitët e politikës së madhe kanë vetëm një hall

Postuar në 19 Maj, 2017 11:29

Marrëveshja Rama-Basha krijoi një valë mosaprovimi nga partitë dhe faktorët që mbetën jashtë saj, shoqëruar edhe me komentet e analistëve  pranë këtyre partive të vogla që dolën në përfundimin se marrëveshja nuk jep garanci për standardet zgjedhore. Marrëveshja në fakt u bazua në paketën Mc Allister dhe para takimit Rama-Basha të gjithë e duartrokitën si bazën e duhur për konsensusin, që nga Petrit Vasili i pari dhe më pas partitë e vogla që morën pjesë në tryezën e thirrur nga PAA e Agron Dukës dhe PR e Fatmir Mediut.

Irani mes dy zgjedhjeve

Postuar në 19 Maj, 2017 10:41

Sot në Iran mbahen zgjedhjet presidenciale, një proces që mund të ketë efekte të thella në të ardhmen e vendit dhe marrëdhëniet e tij me Perëndimin. Presidenti Hasan Rohhani, një klerik i moderuar për standardet iraniane kërkon një mandat të dytë në fronin presidencial, në garën përballë një numri kandidatësh konservatorë.

Berisha krijon grupimin “Idealet e Demokratit Dixhital”. Në lojë skenari i transferimit të votës te LSI

Postuar në 18 Maj, 2017 22:09

Sapo është firmosur marrëveshja Basha – Rama, ish –kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar krjimin e grupimit “Idealet e Demokratëve Dixhitalë”. Burime nga stafi i Doktorit i bëjnë me dije rubrikës “Të kripura” se ky është akti më i fundit i mbetur për të përballur një dyshe të blinduar pushteti që e vendos demokratin qëndrestar në sfidën e ekzistencës si lloj politik.

Çfarë përfaqëson tani LSI?

Postuar në 18 Maj, 2017 21:23

Ilir Meta tha se marrëveshjen mes dy partive kryesore e mori vesh nga mediat, ndërsa kryetari i komanduar i LSI-së, Petrit Vasili komentoi jo pa ironi konsensusin që dha opozita për shtyrjen me 7 ditë të datës së zgjedhjeve, me urimin që brenda një jave opozita të përmbushë kërkesat për zgjedhje të lira e të ndershme dhe luftën kundër drogës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS