Jeremy Corbin, laburisti britanik me pushime në Dubrovnik

Postuar në 03 Gusht, 2017 13:02

Sondazhi/SHBA si kërcënim - Turqia në vend të parë

Postuar në 03 Gusht, 2017 12:50

Imazhi i SHBA-së në botë është ndoshta në kuotat më të ulëta. Një vëzhgim i kryer nga Pew Research Center, kryer në 30 vende  në vitin 2013 dhe tani, pra 4 vite më pas, dëshmon për rritjen e një fryme antiamerikane në mbarë globin. 38% e njerëzve mendojnë se SHBA pëërbën kërcënim kryesor për vendin e tyre, krahasuar me 13% që ishte kjo shifër në vitin 2013.

Shqipërisë nuk i shkon cv-ja e sofistikuar e kryeministrit - artist/sportist/publicist/ dhe i kushton shumë banaliteti i qeverisjes së tij

Postuar në 03 Gusht, 2017 12:18

Kodiku i Leonardo Da Vincit lexohet on line

Postuar në 03 Gusht, 2017 11:52

Ai ishte fenomeni i parë i vërtetë Rilindjes, artisti që pikturoi Mona Lizën dhe një shpikës inovativ që ka projektuar helikopterin dhe parashutën. Leonardo Da Vinci ishte një gjeni i vërtetë puna e të cilit shenjoi historinë e shekujve të mëvonshëm. Pavarësisht nga çdo gjë tjetër, ishte një njeri që shkruante shënimet e tij nga e djathta në të majtë, duke i bërë ato të kuptueshme vetëm me përdorimin e pasqyrës .

Nuk është çudi të duam të mësojnë më shumë mbi mënyrën e të menduarit të Da Vinçit, ky piktor legjendar, inxhinier, matematikan dhe tërësisht vizionar si njeri. 

Gjermanë në Bullgari - prapakthim në rrënjët e natyrës

Postuar në 03 Gusht, 2017 11:01

 Italianët preferojnë Shqipërinë dhe Rumaninë, gjermanët me gjasë Bullgarinë. Është fjala për një lloj tjetër emigrimi, jo thjesht për arsye ekonomike, por një rikthim në një lloj jete që perëndimi e ka asgjësuar përfundimisht. Al Jazeera shkruan për zhvendosjen e disa gjermanëve në Bullgari, një vend që ka përjetuar shpopullim masiv të fshatrave. Fshati Odrintsi është një prej tyre, me vetëm dy banorë: një grua e shkuar në moshë dhe një bari. Tani kanë ardhur gjermanët, 14 të rritur dhe 5 fëmijë. Blenë 8 shtëpi të vjetra dhe i rregulluan.

Edhe Polonia pritet të rihapë çështjen e reparacioneve me Gjermaninë

Postuar në 03 Gusht, 2017 10:36

Me Gjermaninë është e lehtë të bësh diplomaci. Mjafton të përmendësh reparacionet e luftës. E bëri Greqia gjatë kohës më të vështirë të krizës financiare, por së fundmi po e vendos në axhendë edhe Polonia. Bloomberg raporton se deputetët e partisë Ligj dhe Drejtësi, që ka shumicën, po rishikojnë mundësinë nëse do të kërkojnë reparacione të mëtejshme nga Gjermania ose jo për LIIB. Kreu i partisë Jaroslaw Kaczynski deklaroi një javë më parë se “Polonia po përgatit një kundërfensivë historike”, ndonëse Polonia e regjimit komunist e ndërpreu kërkesën për reparacione pas vitit 1953.

SHBA dhe BE në Ballkan

Postuar në 03 Gusht, 2017 10:02

Samiti i Podgoricës mbajtur me iniciativën amerikane, rikonfirmoi angazhimin e SHBA-së në çështje të sigurisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nuk është e rastit që vizita e Pence në Mal të Zi formalisht u realizua nën ombrellën e Kartës së Adriatikut, një krijim amerikan për promovimin e anëtarësimit në NATO të vendeve të Ballkanit. Karta e Adriatikut u nënshkrua në Tiranë në vitin 2003  dhe që prej themelimit, nismës i janë shtuar edhe dy anëtarë, Mali i Zi dhe Bosnja, si dhe Kosova e Serbia në cilësinë e vendeve vëzhguese.

Arkeologjia nënujore në Shqipëri

Postuar në 03 Gusht, 2017 08:48

Associated Press shkruan sot për pasuritë nënujore të Shqipërisë. Duke e cilësuar bregun shqiptar më pak të eksploruarin në botë, media në fjalë sjell në vëmendje përvojat e disa zhytësve të RPM Nautical të cilët kanë konstuar pasurinë e nëndetit në vendin tonë. Ekziston frika e grabitjeve tani që vendi ka hapur rrugën për turizmin, pasi autoritetet nuk kanë kapacitete për të mbikëqyrur edhe në këtë drejtim. Në çdo rast, artikulli i shkurtër bashkë me disa foto nga nëndeti në Sarandë janë një formë e mirë për të tërhequr vëmendjen edhe në këtë drejtim deri më tani të shpërfillur.

Korea e Jugut teston raketat kundër bunkerëve

Postuar në 03 Gusht, 2017 01:08

“Shpresa për raporte të reja me SHBA, vdiq. Trump do ta largojnë nga detyra”

Postuar në 03 Gusht, 2017 01:04

Vendosja e sanksioneve të reja ndaj Rusisë nga SHBA, ka tensionuar marrëdhëniet mes të dyja vendeve, edhe kështu shumë të brishta. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri rus, Dimitry Medvedev shkruan se me aktin e fundit, SHBA ka hapur luftë të plotë tregëtare dhe se marrëdhniet nuk shpresë se do të përmirësohen.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS