Ndotja në Drin
Ulja e nivelit të ujërave në lumenjtë e Veriut ka nxjerrë në dukje edhe problemin e ndotje. Siç shihet nga kjo video e realizuar në Kukës dhe postuar në Facebook nga z. Arben Palushi dhe shpërndarë nga faqja "Mbrojtësit e Detit", ndotja është e madhe dhe ajo prek cilësinë e ujit në lumë.
Përplasje politike për ndarjen e shtetit nga feja në Greqi
Çështja e fesë ka hapur një debat të madh politik në Greqi, pas disa nismave të qeverisë së majtë të Syriza-s për të çliruar shoqërinë nga konservatorizmi fetar. "Ne nuk jemi talebanët e Ortodoksisë, por Greqia ka një kushtetutë e cila sanskionimin se Greqia është shtet ortodoks". Kështu dejklaroi në një reagim grek Ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, i pyetur nga stacioni televiziv SKAI, nëse çështja e fesë ndan përfundimisht më dysh qeverinë koalicionit ANEL (Grekët e Pavarur) nga SYRIZA.
Industria e seksit online, apo aty ku “shet mendjen dhe jo trupin”
BBC-ja i kushton sot një shkrim biznesit të seksit online, apo vajzave të kamerave(webcam –girls) në Rumani. Klientët që logohen janë nga Amerika e Veriut dhe Europa Perëndimore. Dy kate në një godinë në Bukuresht janë “kompeksi” i këtij biznesi që ushtrohet në 40 dhoma të dekoruara sipas shijes së duhur për këtë punë. Ata që rrinë përballë kamerës quhen “modele”, kurse ata që shikojnë “anëtarë”. Paratë fillojnë të gjenerohen për “modelet” kur “anëtari” i kërkon kalimin në linjë private të kameras së instaluar në PC.
Kreu i Antimafias italiane: Konfliktet mafioze në Pulia, për drogën e Shqipërisë
Autoritetet italiane po kthejnë vëmendjen nga kriminaliteti në Pulia. Ai i organizuar që po merr përmasa të mëdha. Lajmi i vrasjes së katër personave në Foggia, në San Marco, ka zënë vend kryesor në të gjitha mediat kryesore. Arsye për këtë është mënyra e ekzekutimit: një njësi vrasësish e përbërë nga katër ose pesë persona në ndjekje të një makine ku ndodhet objektivi kryesor: Mario Luciano Romito, 50 vjeç, i konsideruar si bosi i klanit të Manfredonias, në Gargano. Për vrasjen janë përdorur dy armë: Ak 47 dhe një armë gjahu, kalibri 12.
Njeriu po evoluon. Si do jemi pas 1000 vjetësh?
Kim duke bërë detyrat e shtëpisë
Sot kërcënon SHBA-të me sulm bërthamor, por dikur ishte një nxënës i bindur i së ëmës, Ko Young-hee. Diktatori koreanoverior Kim Jong - un shfaqet duke bërë detyrat nën kujdesin e nënës, e cila mendohet se vdiq në vitin 2004.
"Serbia nuk hyn në NATO me Vuçiç president. Më pas nuk e di"
Tri ditë më parë Radio Evropa e Lirë njoftonte zhvillimin e stërvitjes së parë ushtarake të NATO-s në territorin serb. Sipas kësaj medieje, stërvitja REGEX -2018 do të zhvillohej në Serbi, si pjesë e praktikës në vende të tjera. Mirëpo sot, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin ka hedhur poshtë këto zëra, duke sqaruar se stërvitja në fjalë është një nismë rajonale dhe ajo nuk ka të bëjë me NATO-n.
Një libër me përralla nga fëmijët e refugjatëve sirianë
Në përrallën "Princesha e Udhëtimeve", heroina ka tre dëshira: të udhëtojë nëpër toka të huaja, të takojë miq të rinj dhe të ndajë pasuritë e saj me njerëzit që takon. Në fund të udhëtimit, Princesha Amira jep kurorën e saj dhe ndërton shtëpinë e saj në Greqi mes familjeve të refugjatëve që kanë ikur nga lufta e Sirisë, duke ndihmuar fëmijët të gjejnë prindërit e humbur dhe të kthehen një ditë në jetën që kanë lënë pas
Tillerson, 20 minuta në telefon dhe dy urdhëresa për Ramën
Zyra për shtyp e qeverisë ka shpërndarë një njoftim mbi një telefonatë të kryeminstrit Rama dhe sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson. Biseda që zgjari 20 minuta sipas zyrës për shtyp të kryeministrisë u ndal në pritshmëritë e qeverisë amerikane ndaj Partisë Socialiste, pritshmëri që përmblidhen në dy porosi apo urdhëresa, luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
Sulme dhe akuza edhe për situatën e zjarreve. Basha kujtohet për të folur përmes RD-së
Gazeta “Rilindja Demokratike” është hapur sot me një titull akuzues për ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, për shëprdorim fondesh. Sipas gazetës zyrtare të PD-së, Kodheli ka shpenzuar 1 miliardë lekë për zyra dhe 300 milionë për shuarjen e zjarreve. Mbulimi vizual i shkrimit është edhe më goditës dhe parqet ministren në një foto plazhi krah zjarreve.
Ministrja ka reaguar duke bërë një paralajmërim në profilin e vet në Facebook:
