Bullgaria e Maqedonia “pajtohen” me bekimin e BE-së dhe Gjermanisë

Postuar në 01 Gusht, 2017 17:29

Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruan të martën në Shkup marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me të cilën, dy vendet pretendojnë se i jepet fund mosmarrëveshjeve që kanë ekzistuar që nga pavarësia e Maqedonisë lidhur me gjuhën, kulturën dhe historinë e ndërsjellët.

Hulumtimi: Japonia nuk u dorëzua nga bombat atomike, por nga hyrja në luftë e sovjetikëve

Postuar në 01 Gusht, 2017 15:26

Fillimi i muajit gusht është i lidhur detyrimisht me dy data që janë përcaktuese në emërtimin e epokës që nisi pas vitit 1945: era bërthamore. Kjo pasi më 6 gusht dhe 9 gusht të vitit 1945, ShBA lëshoi dy bombat e para bërthamore në qytete japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit. Qindra mijëra të vdekur në vetëm dy lëshime bombash që ishin vetëm disa kilotonë.

Një raport për autonominë ushtarake të BE-së

Postuar në 01 Gusht, 2017 14:33

Franca dhe Gjermania kanë hartuar një plan "bashkëpunimi të përhershëm strukturor" për çështjet e mbrojtjes, pas takimit të muajit të kaluar në Këshillin Evropian, i cili diskutoi opsionet për "autonominë strategjike" në mbrojtjen e BE-së.

Nga supermazhoranca e vjetër tek opozita e re, sipas numrave

Postuar në 01 Gusht, 2017 12:24

Rezultatet e zgjedhjeve të 25 qershorit krijuan një situatë tjetër politike në raport me situatën e katërvjeçarit  të kaluar, duke vendosur balanca të ndryshme nga ato që ishin deri më sot! Votuesit zgjodhën Partinë  Socialiste, zmadhuan LSI-në dhe dërrmuan opozitën. Në përgjithësi forcuan edhe më tepër partitë e  deritanishme në pushtet, në dëm të opozitës.

Kufiri që na ndan dhe modeli që na bashkon

Postuar në 01 Gusht, 2017 12:19

Para pak javësh kryeministri Rama mohoi se kishte qenë në Greqi me pushime, madje kërkoi nga ministrat të ndjekin shembullin e tij dhe të pushojnë në Shqipëri. Nuk u kuptua nëse kjo ishte një ftesë për të shpenzuar paratë brenda vendit dhe kontribuar për ekonominë tonë, apo një notë spontane patriotizmi dhe krenarie që përputhet me frymën dhe disponimin antigrek të kthyer në modë qeverisjeje vitet e fundit.

Etiopia u njeh rezidencën pjesëtarëve të komunitetit Rastafari

Postuar në 01 Gusht, 2017 11:16

Arabia Saudite drejt hapjes. Projekt turistik për 34 mijë km2 në Detin e Kuq – legjislacion i pavarur

Postuar në 01 Gusht, 2017 10:52

Jo më vetëm naftë. Arabia Saudite ka njoftuar planin e vet për transformimin e qindra kilomentrave bregdet në Detin e Kuq në një destinacion turisitik global në përputhje me standardet ndërkombëtare. Synimi bën pjesë në projektin e transformimit ekonomik të vendit dhe shkëputjen e tij nga varësia e naftës. Siç raporton “Bloomberg” plani parashikon të përfshijë në trajtim urban, infrastrukturor dhe arkitektonik 34 mijë km2, një hapësirë më e madhe sesa Belgjika mes qyteteve Umluj dhe Al Wajh, 50 ishuj, plazhe, vullkane pasivë.

Thirrje antiturke në Prishtinë

Postuar në 01 Gusht, 2017 10:08

Në muret e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, janë shkruar grafite me thirrje për vdekjen e Hashim Thaçit,  Shpend Ahmetit dhe Naim Tërnavës, drejtues i Komunitetit Mysliman të Kosovës. Thirrjet në mure, shprehin kundërshtimin për ndërtimin e “xhamisë turke” siç e quajnë, në Prishtinë. Më herët Ahmeti dhe Albin Kurti i VV-së janë akuzuar për lidhje me njerëz të mjedisit fetar, madje edhe fitorja e Shpend Ahmetit në Prishtinë, lidhet sipas disa analizave pikërisht me këtë gjë.

Rënia e Italisë

Postuar në 01 Gusht, 2017 09:50

Ernesto Galli della Loggia shkruan sot një opinion në gazetën “Corriere della Sera” për situatën gjeopolitike të Italisë. Pesimizmi është dominues në vendin fqinj, ku prej kohësh ka humbur shkëlqimi i ideve të reja dhe energjia e dëshirës për ndryshim. Një politikë që nuk haset kund në Europë thjesht ka lodhur një shoqëri të tërë.

Lychnothamnus barbatus - bimë nga koha e dinosaurve zbulohet për herë të parë në SHBA

Postuar në 31 Korrik, 2017 23:47

Pages

Subscribe to ResPublica RSS