Neutraliteti i Serbisë

Postuar në 17 Qershor, 2017 11:36

Serbia është një vend që i përmbahet neutralitetit ushtarak që vepron në këtë rast si një vijim i doktrinës jugosllave të politikës së jashtme të njohur si Vendet e Paangazhuara. Ky neutralitet nënkupton se Serbia, një vend me pozicion gjepolitik kyç në Ballkan dhe me histori të ndërthurur shumë me historinë europiane të shekullit të 20-të, i qëndron larg angazhimeve në blloqet ushtarake si NATO, pa mohuar gjithësesi bashkëpunimin me to. 

Hetim për tërheqjen e shumave të mëdha nga bankat në prag të zgjedhjeve

Postuar në 17 Qershor, 2017 11:04

Task Forca e ngritur për monitorimin e zgjedhjeve ka nisur një hetim për tërheqjen e shumave të mëdha monetare gjatë muajit Maj 2017 në bankat e nivelit të dytë.

U kërkoi policëve të mbledhin vota, sot kërkon ndjesë për...Zhurmën!

Postuar në 17 Qershor, 2017 10:19

Një ditë më parë në Berat, kryeministri Edi Rama bëri thirrje nga Kuçova që punonjësit e Policisë së Shtetit të përkushtohen për mbledhje votash për PS pas orarit të punës. Një deklaratë që u kritikua edhe nga përfaqësues socialistë si Pandeli Majko. Ministri i Brendshëm, Demiraj, doli me një qëndrim të posaçëm, përmes të cilit qartësoi se policia nuk mund të përfshihej në aktivitet elektoral. 

Ilir Meta, gati për pazar edhe me postin e presidentit

Postuar në 16 Qershor, 2017 21:20

Llogaria llogari, politika të vejë e të vijë. Ilir Meta po shfaqet në habitatin e vet dhe është i gatshëm të bëj pazarin që i shkon për shtat edhe me postin e presidentit, madje duke i serviur publikisht skemat që ka në mendje. Një deklaratë anormale për një vend normal, por mesa duket normale për një vend anormal si Shqipëria, ku shqiptarëve u ofrohen të tilla opsione, si ky që deklaron Ilir Meta.

Edhe Presidenti Ilir Meta ka nisur të luajë lojën Balena Blu?

Postuar në 16 Qershor, 2017 20:48

Qeveria "mbyll" tregun e bonove, përjashton qytetarët nga ankandet

Postuar në 16 Qershor, 2017 17:56

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë filluar punën intensive për të krijuar një treg të ri të mënyrës se si do të blihet borxhi i qeverisë shqiptare. Në parashtrimet që këto dy institucione i kanë dhënë Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, propozojnë që tregu primar i bonove të thesarit, të mos blihet nga të gjitha bankat dhe qyetarët, por të përzgjidhen 5 prej tyre të cilat marrin borxhin në shumën që e kërkon qeveria dhe më pas e shesin në institucione të tjera.

Ndërron jetë Helmut Kohl

Postuar në 16 Qershor, 2017 17:50

Helmut Kohl, ish – kancelar i Gjermanisë, një ndër autorët e riunifikimit të këtij shteti, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare. Ai ishte kancelar në vitet 1982  1998 dhe konsiderohet edhe si mbrojtës i kancelares aktuale Anglea Merkel. 

Leonardo Di Caprio kthen statujën Oscar

Postuar në 16 Qershor, 2017 17:35

Autoriteret amerikane kanë marrë në dorëzim nga aktori Leonardo Di Caprio statujën “Oscar” të Marlon Brando dhe objekte të tjera më vlerë që posedoheshin prej tij. Ministria e Drejtësisë ndërmori hapa ligjore pas konstatimit se asete në shumën 1.7 miliardë $ janë vjedhur nga një fond investimi në Malajzi.Në këto sende përfshihet edhe një pikturë e Picassos që i është dhënë Leonardo Di Caprios bashkë me të drejtën e dy filmave të Hollivudit.

Mbretëresha Elisabeth viziton të mbijetuarit nga zjarri në kullën Grenfell në Londër

Postuar në 16 Qershor, 2017 17:03

Berisha fushatë kundër ministrave teknikë të PD-së ose bashkëqeverisjes

Postuar në 16 Qershor, 2017 15:15

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sekretarin e Përgjithshëm të Mistrisë së Arsimit, Plarent Ndreca se ka urdhëruar fshihen e  serverave në ministri pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria për zyrtarin e MAS, i cili është kallëzuar penalisht nga Ministrja e Arsimit. Denoncimi i Berishës bazohet në një mesazh që pretendohet se është dërguar nga një punonjës i Ministrisë së Arsimit.  Në të denoncohet edhe mosveprimi i policisë për të ndaluar Ndrecën të kryejë veprime a kundërshtim me ligjin. 
 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS