Një votë që duhet matur mirë që mos të tallen me ne më 26 qershor
Zgjedhjet e 25 qershorit kanë tanimë vetëm një të panjohur: rezultatin. Koalicionet nuk ishin realitet i kësaj fushate, sikundër paqja PS-PD zhbëri mundësinë e një debati të nevojshëm për ekonominë e këtij vendi. Duket se kriza që ka mbërthyet ekipin politik po imponohet si prioritare përkundrejt kërkesës së qytetarëve për një analizë të asaj që ndodhi këto katër vjet, pa akuza në erë dhe pa fajësime. Thjesht analizë reale dhe një bilanc.
Ç'të thotë për ekonominë dhe taksat, debati që e nxjerr lakuriq
Të dielën do të gjykojmë me votë qeverisjen e 4 viteve dhe alternativat që na parashtrohen për 4 vitet që vijë. Gjysma e qeverisë në përpjekje për t'iu shmangur përgjegjësive në mënyrë tinzare ka marrë flamurin kombëtar dhe kërkon votën mbi një premisë që lidhet me heronjtë kombëtarë, çka nuk përputhet fare me kontekstin demokratik për të zgjedhur ose hequr me votë ata që mirë ose keqqeverisin.Kryeministri që drejtoi Shqipërinë për 4 vjet nuk iu përgjigj asnjëherë seriozisht çështjeve që kanë të bëjnë me ekonominë e vendit dhe politikën e taksave.
Stoltenberg: Shqipëria me rol të rëndësishëm në NATO. Kërcënimet ruse për Ballkanin, jo të afërta
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dhënë një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Ai vlerëson rolin e Shqipërisë në Aleancë, duke theksuar se ka takuar trupat shqiptare në Letoni. Sipas zyrtarit në fjalë, rritja e prezencës së NATO-s në Europë lidhet me aktivitetin rus në Ukrainë, në shenjë paralajmërimi se Aleanca do të veprojë ndaj çdo agresioni eventual ndaj një vendi anëtar.
I pyetur mbi kërcënimin rus ndaj Ballkanit, Stoltenberg ka përjashtuar një kërcënim eminent.
800 punë apo 800 ditë në televizor?
Në 2-vjetorin e inagurimit si kryebashkiak i Tiranës, Erion Veliaj tha se ka bërë 800 punë në 800 ditë. Ky bilanc mbetet gjithsesi i diskutueshëm për aq kohë sa lista është ekskluzivitet i bashkisë që mund të quajë punë edhe ndërrimin e letrave në banjot e bashkisë, pamvarësisht se mund të paragjykohet për rendimentin apo impaktin që ka kjo në mbarëvajtjen e punëve të Tiranës.
BE, kërkohet thyerja e komunikimeve të koduara si masë kundër terrorizmit
Në samitin e fundit të BE-së në Bruksel, mbajtur më 22 qershor, është miratuar në parim thyerja e kodimit të komunikimeve elektronike përmes shërbimeve si Whatsapp. Kjo në emër të luftës kundër terrorizmit që po imponon rregulla dhe reduktim të hapësirës së lirisë së qytetarëve. Sipas drejtuesve të shteteve anëtare ky privilegj që u lejon terroristëve të komunikojnë nën perden e enkriptimit dhe privatësisë duhet të adresohet, pasi po ekspozon vendet ndaj goditjeve terroriste.
Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor nuk ndryshon. Trump zgjat me një vit urdhërin ekzekutiv të vitit 2001
Shtëpia e Bardhë ka publikuar dy ditë më parë atë që mund të konsiderohet qëndrimi i parë zyrtar i administratës Trump për Ballkanin Perëndimor. Përmes një njoftimi të shkurtër në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë situata në rajonin tonë përshkruhet në kuptim të termave që rrjedhin nga Urdhri Ekzekutiv nr. 13219 i 26 qershorit 2001, çka do të thotë situatë që përfaqëson kërcënime të pazakonshme dhe të jashtëzakonshme për interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe politikës së saj të jashtme. Për këtë arsye administrata Trump ka vendosur që
Nuk ka rëndësi votoni PS-në apo PD-në. Do jenë bashkë në qeveri
Kryeministri Edi Rama ka qenë më i hapur dje në emisionin “Opinion” sa i përket çështjes së koalicioneve paszgjedhore. Ai është pyetur disa herë dhe në finale ka përjashtuar koalicionin me LSI-në, por jo atë me PD-në.
“Jo, me LSI-në unë e përjashtoj koalicionin. Nuk do të ketë koalicion PS-LSI”, tha ai.
I pyetur për koalicionin me Bashën, Rama në mënyrë tinzare tha se kjo do varet nga vota e popullit, inkurajim i hapur ky që votuesit e lëkundur të PD-së të votojnë këtë parti.
Albin Kurti: Si qeveri, do t'i japim popullit të drejtën e referendumit për bashkim me Shqipërinë
Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë sot një intervistë për “shqiptarja.com” përmes së cilës përcjell disa komente për zhvillimet në Kosovë. Kurti është fitimtari i madh i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, pasi VV-ja njohu rritjen më të madhe nga të gjitha partitë. Ai thotë në intervistë se premisat e një qeverie nga Haradinaj ofronnë skemën e vjetër të koalicioneve që u provua si e dështuar. Koalicione që çedojnë në gjithçka programore.
“Nuk do të tolerohet asnjë ndërhyrje në zgjedhje”
Pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul ka dërguar një mesazh për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Sipas Daul PD-ja përfaqëson të vetmen alternativë të besueshme për ringritjen ekonomike të Shqipërisë dhe e vetmja që ka një plan konkret në këto zgjedhje.
Daul po ashtu ka tërhequr vëmendjen për eventualitetin e problemeve në zgjedhjet parlamentare.
Manjati kinez flet për rrezikun e një Lufte të Tretë Botërore
Nuk janë të paktë ata që mendojnë se zhvillimi i teknologjisë është një kërcënim për të ardhmen e njerëzimit. Manjati kinez Jack Ma argumenton se evoluimi i teknologjisë ka të ngjarë të përbëjë një kërcënim për tregun e punës dhe të shkaktojë një Luftë të Tretë Botërore.Në një intervistë për CNBC, miliarderi kinez tha se udhëheqësit botërorë kanë për detyrë të edukojnë njerëzit për të parandaluar rrezikun që sjell rritja e shpejtë e automatizimit dhe të inteligjencës artificiale.