Kompetencat e Lulzim Bashës si puna e titujve në përdorim

Postuar në 29 Qershor, 2017 17:43

Pretendimeve për shkelje stauti, Partia Demokratike i është përgjigjur me një deklaratë përmes së cilës referon në mënyrë interpretiave statutin e partisë për veprimet e kryetarit Lulzim Basha. Sipas këtij interpretimi kompetencat e kryetarit i kalojnë nënkryetarëve dhe sekretarit në mungesë të kryetarit dhe me autorizim të tij. Pra jo në mungesë të kryetarit, OSE me autorizim të tij. Nga kjo pikëpamje, PD-ja e sotme i ngjan atyre titujve të pronësisë në përdorim që kaq shumë i mbolli në Shqipëri ai ligji i famshëm nr. 7501.

Media britanike zbulon "300 spartanët" shqiptarë të drogës. Ndoshta diplomacia mund të zgjohet nga gjumi

Postuar në 29 Qershor, 2017 15:56

Ka marrë dhënë në mediat britanike dhe mandej edhe ato shqiptare një copëz e raportit vjetor të Agjencisë kombëtare Britanike për Krimin, sipas të cilës shqiptarët kontrollojnë tregun e drogës në këtë vend. I gjithë raporti që ndërtohet mbi një vlerësim të kërcënimeve serioze nga krimi i organizuar, është thjeshtuar nga media si BBC dhe “Guardian” te roli i shqiptarëve në trafikun e drogës në Britani.

Prokuroria kërkon 9 vjet burg për Shpëtim Gjikën

Postuar në 29 Qershor, 2017 15:06

9 vjet burg. Kaq kërkon Prokuroria e Vlorës për ish-kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Shpëtim Gjika, i rikthyer në Partinë Socialiste me ndjesi shumë pozitive për kryeministrin që e largoi.

Ristani: Nul urdhri për rihapjen e garës në PD

Postuar në 29 Qershor, 2017 14:51

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani, i ka dhënë një tjetër goditje përpjekjeve të Lulzim Bashës për të rilegjitimuar qëndrimin e tij në krye të PD-së përmes zgjedhjeve që u shpallën në 22 korrik. Në një deklaratë për mediat Ristani sqaron se delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nenkryetaret eshte jo statutor dhe pa permbajtje, sepse kompetencat organizative i takojne ne baze te statutit Sekretarit te Pergjithshem dhe kësisoj edhe hapja e garës për kryetar të Partisë Demokratike nga dy nënkryetarët është nul.

LSI, partia e parë parlamentare me kryetare një grua

Postuar në 29 Qershor, 2017 14:41

Petrit Vasili ka deklaruar se largohet nga drejtimi i LSI-së për t'i hapur rrugë Monika Kryemadhit, bashkëshortes së Ilir Metës.

Pas Bojaxhiut, edhe Vasili i LSI-së jep dorëheqje. Humbësi më i madh, Lulzim Basha, thjesht Vetë - Ngriu

Postuar në 29 Qershor, 2017 13:23

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka dhënë dorëheqjen. Sipas një njoftimi që raportohet në media të ndryshme, Vasili thotë se dorëheqja bëhet për t’i dhënë hov riorganizimit të kësja partie pas zgjedhjeve të 25 qershorit. LSI-ja deklaroi se do të dilte forcë e tretë, ndërkohë që doli forcë e tretë. Vasili erdhi në krye të LSI-së, pas dorëheqjes së Ilir Metës, i zgjedhur president i Republikës. Do të shihet në vijim nëse Vasili do të rikandidojë, apo ky është thjesht një largim.

Video/Reagimi gazmor i snajperistes kurde që i shpëton vdekjes për pak cm

Postuar në 29 Qershor, 2017 13:07

Video është filmuar në Raqqa ku kurdët peshmerga dhe rebelët sirianë po përpiqen të likujodojnë forcat e ISIS.

Mizoria ndaj qenve dhe maceve në Korenë e Jugut

Postuar në 29 Qershor, 2017 12:23

Koreja e Jugut është vendi i vetëm në botë i njohur për konsumin e mishit të qenve. Mijëra fermerë mbarështojnë rreth 2.5 milion qen çdo vit, duke i mbyllur në kafaze të vogla. Fati i tyre është therja brutale në një nga tregjet e vendit ose thertoret.Shumica e njerëzve në Korenë e Jugut nuk hanë rregullisht mish qeni. Një pjesë e madhe e opinionit publik  po pajtohet me idenë se qentë janë miq  të njerëzve dhe se kanë nevojë për mbrojtje nga mizoria.

Qytete dhe skulptura..."të çuditshme"

Postuar në 29 Qershor, 2017 11:41

Kandidati për kancelar: Të ndalohet mitingu i Erdogan në Hamburg

Postuar në 29 Qershor, 2017 10:54

Kandidati socialdemokrat për kancelar të Gjermanisë, Martin Schulz ka bërë thirrje që të ndalohet mitingu që parashikohet të mbahet nga Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan në Hamburg. Sipas Schulz një aktivitet i tillë nuk duhet lejuar për shkak të sundimit autoritarist të Erdogan si dhe të faktit se nuk duhet lejuar që ndasitë e politikës së brendshme turke të importohen në Gjermani.

“Nuk dua që z. Erdogan, i cili burgos politikanët opozitarë dhe gazetarët në Turqi të zhvillojë takime të mëdha në Gjemani”, është shprehur Schulz.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS