Fjalë pa fund...për atdheun dhe shqiptarët
Kënga e katër viteve që vijnë - kryeministri Edi Rama në festën e radhës në shesh:
Reagimi zyrtar i kreut të PD-së: Ishin zgjedhje të pabarabarta
Bashës i kërkohet të hapë krahun, humbja ekspozon përçarjen në PD
Humbja e Partisë Demokratike ka ekspozuar edhe përçarjen që ekzistuar në këtë parti gjatë 4 vjeçarit të saj në opozitë. Përçarje që mesa duket ka nisur që nga zgjedhja e Lulzim Bashës si kryetar i PD dhe mënyra sesi ai erdhi në krye të partisë më të madhe të opozitës në një garë shumë të diskutueshme me Sokol Olldashin.
AMA shtyn sërish mbylljen e transmetimeve analoge
Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA është deytyruar të shtyjë sërish afatin për mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë – Durrës i parashikuar të mbyllje më datë 30 qershor 2017. Sipas AMA-s, shkak për këtë vendim është sasia e pamjaftueshme në treg e dekoderave tokësorë, të cilët mundësojnë marrjen e sinjalit televiziv digjital.
Një votë që po lexohet si revansh dhe Amnisti
Vota dhe fitorja janë përgjegjësi e madhe. Me këtë shprehje kryeministri Edi Rama hapi siparin e mandatit të dytë të tij në qeveri duke i qëndruar besnik demagogjisë dhe manipulimit.
Bashkësia Islame e Kosovës: Kemi marrë masa për thirrjen në xhami për Lavdrim Muhaxherin
Bashkësia Islame e Kosovës, konkretisht Këshilli I Bashkësisë në Kaçanik, njoftoi me një lajmërim nga xhamia vdekjen e Lavdrim Muhaxherit, ish-luftëtar i njohur i Shtetit Islamik. Kjo sjellje ka krijuar një lloj diskutimi pas BIK është distancuar nga ISIS, ndërkohë që përfaqësues të saj janë justifikuar sot përmes një prononcimi për Radio Evropa e Lirë.
Fotolajm/Selia e PD-së dje në mbrëmje vonë
Një letër me mbishkrimin "Basha Ik" është vendosur në muret e selisë qendrore të PD-së.
“Naiviteti përballë Ramës na kushtoi, qeveria teknike nuk funksionoi”
Rezultati i PD-së në zgjedhje dhe formula për përfshirjen e aleatëve në listat e saj nuk solli efektet që priteshin. Krerët e partive të vogla kanë nisur analizojnë shkaqet që çuan në këtë disfatë të opozitës që sipas tyre janë disa, por ajo më kryesorja garimi me një listë të përbashkët, një zgjidhje e imponuar nga marrëveshja mes Bashës e Ramës. Fatmir Mediu tha në në studion e "ABC News" se Basha dhe opozita patën një qasje naive me atë çka ofroi Rama për të mos dalë me koalicione në zgjedhjet e 25 Qershorit.
Nuk është larg së besuari se kombi shqiptar ka tani një profet*
Ashtu si dhe Sali Berisha më 2009, që i dha një mandat të dytë radhazi PDsë me 70 vende në Kuvend, edhe Kryeministri aktual arriti të njëjtën performancë për një qeverisje të paktën 8- vjeçare. Shpresojmë që krahasimi të përfundojë këtu. Mandati i dytë i Berishës nuk la kujtim të mirë. Ai bëri gabimet më të mëdha kur e kujtoi veten në zenitin e fuqisë së tij. Ky rrezik e kanos Edi Ramën sot kur po akumulon në duart e tij levat kryesore të pushtetit efektiv: parlamentin, qeverinë dhe drejtësinë e re të post-vettingut.
SHBA, presion mbi Vuçiç për emërimin e Aleksandër Vulin si ministër i Mbrojtjes
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka provokuar reagime me përzgjedhjen prej tij të Aleksandër Vulin si kandidat për ministër të Mbrojtjes. Nuk ka ende asgjë zyrtare, por agjencia shtetërore Tanjug referon mediat e shkruara serbe për atë që po cilësohet si “presion i jashtëzakonshëm amerikan” ndaj presidentit të ri të vendit. Sipas gazetës “Vecernje Novosti” amerikanët i kundërvihen emrit të Vulin që zëvendëson Zoran Xhorxheviç, për arsye të qëndrimeve të tij ndaj kroatëve dhe shqiptarëve, përshkrimin e NATO-s si djall dhe promovimin e marrëdhënieve me Rusinë.