Kroacia nuk njeh vendimin e Hagës për kufirin me Slloveninë
Kroacia ka deklaruar se nuk do të njohë vendimin e Gjykatës së Hagës për çështjen e kufirit të saj me Slloveninë. Gjykata i dha kësaj të fundit dalje në ujërat ndërkombëtare, por sipas kroatëve vendimi i arbitrazhit kompromentohet nga kontaktet e një gjykatësi slloven në Hagë me një zyrtar të qeverisë së Lubjanës.
Ky proces i tensionuar sipas ministrit të Jashtëm slloven Miro Cerar bllokon zgjerimin e mëtejshëm në BE.
Qeveria sot ka një mik të domosdoshëm: Lulzim Bashën
Para disa kohësh në një portal afër qeverisë doli një lajm- koment, që e lidhte Lulzim Bashën me lobin grek. Madje duke bërë disa raportime si të ndonjë rezidenti në qytetet kufitare në kohën e luftës së ftohtë, ku edhe kalimi i televizorit në kanale të huaja, shikohej si prirje subversive.
Analistët nga Kosova si ‘zorra në prush’ në Tiranë
Po na çudisin, ose po na neverisin edhe zanatin e hershëm të gazetarisë, këta të mjerë.
Këtë Baton Haxhinë e kam pas ditur si pseudonim të Veton Surroit; nuk e dija se ishte njeri prej vërteti… Mirëpo ja ku janë. I bënë lekët karburant, nga Prishtina në Qerret, nga Qerreti në Pejë… I kthejnë çokat njëri- tjetrit dhe hedhin fall çfarë po ndodh në Shqipëri.
…Nuk iu mjaftojnë temat e Pejës dhe të Rugovës; duhet “me u dukë edhe këndej nga Shqipnia” ku ka plas peshku.
Sistemi PS plus…
Kryeministri Edi Rama njofton se në muajin korrik do të nisë një tur dëgjesash për ta bërë bashkë me popullin atë të cilës i ka gjetur edhe një emër: Platforma e Bashkëqeverisjes. Fjalët e bukura nuk mungojnë për këto raste që janë efektive në të paraqiturit si punë e madhe që merren kallëp nga populli shpresëplotë.
Banorë të zonës së ish-Parkut përplasen me policinë. Protesta kundër ndërtimit të pallateve
Disa banorë ë Tiranë po protestojnë që të mos lejojnë që një park në zonën e ish-Parkut të Autobusëve të kthehet në zonë ndërtimi. sot ata janë përplasur me Policinë që kërkoi t’i largojë me forcë nga rruga.
Katër kandidatë për kreun e PD-së. Patozi: Normalizim statutor procesit, Basha të dorëhiqet
Në garën për për kryetar të Partisë Demokratike kandidojnë tashmë 4 kandidatë. Lulzim Basha, që ka hapur procedura antistaturore, Eduard Selami, Erjon Piciri dhe së fundmi edhe Astrit Patozi.
Ky i fundit duket se përfaqëson grupin e demokratëve që kërkojnë dorëheqjen e Bashës dhe që sot ka shpërndarë një deklaratë përmes së cilës kërkon mbledhjen e kryesisë dhe futjen e procesit në shina statutore. Vetë Patozi paraqiti ndër të tjera disa kërkesa që sipas tij rrjedhin nga nevoja e normalizmit të situatës në parti dhe kthimin e besimit.
Frozen Lul - nga rrjeti
FAO, 200 mijë dollarë për programin e ushqimit bio në institucionet e arsimit parashkollor dhe atij të detyrueshëm
Organizata Botërore e Ushqimit ka akordur 200 mijë dollarë për programin kombëtar për ushqyerjen me produkte bio të fëmijëve që ndjekin institucionet e arsimit parashkollor dhe atij të detyrueshëm në Shqipëri. Projekti ka nisur në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, të Arsimit dhe tri ministri të linjës ndhe ai pritet të fillojë nga zbatimi fillimisht në disa shkolla të Tiranës gjatë vitit të ardhshëm.
Presidenca estoneze e KiE-së: Zgjerimi i BE-së është një investim strategjik dhe afatgjatë
“Estonia ka bërë një rrugë të gjatë që kur u bë anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2004. Reformat e ndërmarra kërkonin vendime të vështira. Megjithatë, rëndësia e tyre u plotësua me unanimitet ndërpartiak në parlament dhe në qeveri, si dhe u kuptua dhe u pranua nga qytetarët. Anëtarësimi në BE ka ofruar për estonezët liritë e shumëpritura - lirinë për të udhëtuar, studiuar, punuar, tregtuar dhe bërë biznes brenda 27 vendeve europiane që përfaqësojnë mbi 500 milionë njerëz”-thotë ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser.
Zgjedhje me njollë
Raporti paraprak, i publikuar së fundmi në faqen zyrtare të OSBE-së, vëren se në të paktën 5 për qind të vrojtimeve të saj, rreth 5 për qind e firmave të hedhura në listat me emrat e votuesve dukej se qenë hedhur nga e njëjta dorë.Prania e vëzhguesve partiakë, shpesh të paautorizuar në qendra votimi ka qe shumë e lartë dhe shumë pranë kutive të votimit, duke ekspozuar zgjedhjen e votuesve.