Erdogan rikthen lavdinë e selxhukëve, thirrje turqve të frymëzohen nga historia
Presidenti turk Erdogan ka shfrytëzuar edhe njëherë ngjarjet historike në dobi të pushtetit të tij dhe idesë së Turqia dhe ai vetë janë në shënjestrën e armiqve të Jashtëm. Duke folur në një aktivitet në përkujtim të betejës së Manzikert në vitin 1071, Erdogan nuk la vend për keqkuptime, kur përmendi disa organizata që sipas po komplotojnë kundër Turqi.
Vuçiç: E ardhmja jonë varet pjesërisht nga dialogu për Kosovën
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se e ardhmja e Serbisë varet deri diku edhe nga ecuria e dialogut të brendshëm për Kosovën.
"Ne do të vazhdojmë me bisedat mes nesh, do të ketë diskutime me shoqërinë civile, autositetet qeveritare, kishat, parlamentin, komitetet parlamentare…Kudo ku mund të diskutojmë. Kjo është një çështje e të gjithëve ne, në një pjesë të mirë, e ardhmja jonë varet nga kjo”, tha ai raporton agjencia “B92”.
Kultura e timonierit
Edi Rama prezantoi sot para shqiptarëve emrat e kabinetit të ti qeveritar që do të drejtojë për këtë mandat. Për atë që ndjek politikën shqiptare nuk mund të thuhet se ka ndonjë të papritur duke patur parasysh mënyrën dhe preferencat e zotëri në drejtim. Drejtimi politik në lëtë lloj sistemo politiko-komunikativ nuk mund të ndahet nga shoë dhe pjesa e dukjes. Patjetër që Edi Rama ka edhe arsye të vetat, mirëfilli politike për spostimt e bëra, për shkurtimet dhe për katapultimet.
Priten shkurtime masive në administratë, pasojë e organizimit me 4 rajone
Në mbledhjen e Asamblesë Socialiste u bë publike edhe struktura e qeverisjes në kuptimin administrativ. Një reformë që parashikon shkrirjen e një numri të madh institucionesh të varesisë dhe agjencish shtetërore.
Me pak fjalë do të ketë një model të ri organizativ të shërbimeve shtetërore. Pa dhënë shumë detaje ministri i ri i Bujqësisë, Niko Peleshi sqaroi se në bazë të organizimit rajonal, territori i Shqipërisë është ndarë në 4 rajone të mëdha, sipas pikëpamjes zhvillimore.
Bashkëqeverisje me hallet e vetëraportuara të qeverisë
Në Asamblenë e Partisë Socialiste u prezantua edhe një përmbledhje e dëgjesave publike në kuadër platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët. Prezantimi u bë nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Milva Ekonomi.
Qeveria "Rama 2", tre prurje të reja, dalin nga qarkullimi Ilir Beqaj e Sajmir Tahiri
Emra të afërt me kryemistrin dhe tre prurje të reja janë suprizat e qeverisë së re të bërë publike në Asamblenë Socialiste.
Senada Mesi në postin e zv/kryeministres, Etilda Gjonaj në detyrën e Ministres së Drejtësisë dhe Sonila Qato si ministre shteti për sipërmarrjen janë emrat që ekuilibrojnë barazinë gjinore në kabinetin e ri, me 7 femra dhe 7 meshkuj. Bie në sy dalja nga qarkullimi i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Reagimi i gjyqtares Mataj
Para disa ditësh ResPublica riprodhoi një shkrim të "shqiptarja.com" për gjyqtarët që deklarojnë pasuri si dhurata. Gjyqatarja Rezarta Mataj ka reaguar përmes një emaili që po e botojmë të plotë.
Rama shpall dekalogun: Me popullin për popullin
Asambleja e Partisë Socialiste shënoi praktikisht fillimin e qeverisë "Rama 2" që për nga fryma dhe modeli do të bazohet në një dekalog parimesh, të cilin kryeministri ua kërkoi të gjithëve ta varin në mur, në mos në qafë.
Fjala e Ramës
Çekia dhe Jugosllavia - një histori dhe dy rrjedha të ndryshme
Ka qenë një ditë e nxehtë 26 Gushti i vitit 1992 në Brnon çeke. Në kopshtin e vilës së famshme Tugendhat, nën hijen e ahut dhe para një gote me ujë të ftohtë, ishin ulur kryeministrat e vendeve të Çekisë dhe Sllovakisë, Vaclav Klaus dhe Vladimir Meçiar, për të folur për shpërbërjen në paqe të shtetit të dikurshëm çekosllovak. Në mbrëmje ata dolën para shtypit dhe deklaruan se nga 1 janari 1993 do të ketë dy shtete të pavarura, Çekinë dhe Sllovakinë.
Përqafime, vllazërime por violina e Serbisë nuk ndryshon
Në takimin informal të kryeministrave të rajonit në Durrës, që siç u tha ishte iniciativë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nuk munguan përqafimet, buzqëeshjet, sportiviteti dhe fotot relaksuese të asaj që mund të quhet elita udhëheqëse e politikës së Ballkanit, ky hyjnë Edi Rama, Ana Brnabiç, Zoran Zaev, Isa Mustafa, Denis Zvizdiç, dhe Dushko Markoviç. Është prezantuar si elita që do bëjë kapërcimin e madh, nga llogoret konservatore të nacionalizmit dhe protagonizmit ballkanik në fakktorët eeuropianizes dhe pajtues të popujve të rajonit.