Akuza e opozitarit rus Navalny: Vila Segren, pronë private e Putin
Lideri opozita rus Alexei Navalny ka publikuar pamje ajrore të asaj që quhet Vila Segren, një mjedis privat në gjirin e Finlandës, i përdorur dikur për xhirime filmash. Në ambjentin në fjalë janë shtuar banesa të reja. Sipas Navalny kjo dëshmon një skemë korruptive që është në veprim në Rusi e në krye të së cilës qëndron Putin. Navalny thotë se Putin i regjistron pronat nën emra të tjerë, persona që janë pasuruar shumë gjatë sundimit të tij.
Kotzias viziton Shkupin, kërkohet pajtim me FYROM
Greqia dhe Maqedonia kanë hedhur një hap në rivendosjen e një axhende diskutimesh për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias vizitoi Shkupin në një përpjekje për forcimin e marrëdhënieve midis Greqisë dhe Maqedonisë dhe rindërtimin e besimit mes dy vendeve.
Fotolajm/Myslimanët shqiptarë festojnë Kurban Bajramin
Besimtarët janë mbledhur në sheshin "Skënderbej", para xhamisë së Ethem Beut.
Hapet parku i parë Nudistëve në Paris
Të enjten hapi dyert parku i parë nudist në Paris në një sipërfaqe prej 7,300 metra katrorë. Parku do të jetë funksional në fazën e parë deri në 15 tetor në rrethin e 12-të, të parkut, përkatësisht në Bois de Vincennes. Parku do të jetë i hapur prej orës 8 të mengjesit deri në orën 19 në mbrëmje.
"Dieu Existe"
Mbi tridhjetë të vdekur, dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe dëmtime masive që do të duhen vite e miliarda dollarë për t'i rikthyer. Por teksa Teksasi numëron plagët e tij nga Uragani vrastar, revista satirike franceze, Charlie Hebdo, duket se nuk ndan të njëjtën pikëpamje mbi fatkeqësinë e madhe natyrore.
Një vend ku edhe gjyqtarët kërkojnë mbrojtje jashtë sistemit
Sot paradite u përcoll lajmi i vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasëmi. Përtej kronikës së ngjarjes tërheq vëmendjen një fakt i publikuar nga Balkanweb që zbardh një letër të gjyqtares drejtuar ambasadorit amerikan Donald Lu një vit më parë. Hafizi e nis letrën me shqetësimin e “përbashkët për shumë femra", që janë sipas saj viktima të dhunës në familje dhe më tej, viktima edhe të sistemit të drejtësisë.
Prag lufte në Gadishullin Korean
Rriten tensioni në gadishullin e Koresë së Veriut, dy ditë pas lëshimit nga Peniani të raketës që ra në Paqësor, pasi kishte kaluar mbi Japoni. Siç transmeton CNNi, Uashingtoni dhe Seuli kanë kryer ushtrime të përbashkëta ushtarake dhe në një demonstrim force, elita e avionëve të tyre ushtarakë ka kryer fluturime orët e fundit në gadishullin Korean.
Serbia në pazar me BE - Qendrën ruse të Nishit me kapitullin 31 të negociatave
Aleksandër Vuçiç dhe Ivica Daçiç janë në pozitë komode dhe në kohë kur mund të bëhen para dhe investime për Serbinë. Prej gati dy vitesh atyre kanë se çfar tu kërkojnë dhe ata kanë se çfarë të japin. Beogradi zyrtar e menaxhoi mirë nisjen e dialogut me Kosovën duke rritur pozitën e vet negociuese. Aq rëndësi iu dha saqë edhe Konferenca e Berlinit kishte në vëmendje Serbinë, politikisht dhe në planin e investimeve. Por në vend pa ndonjë vlerë si këto tonat, para dhe përpara mund të bësh duke qëndruar përherë në Pazar.
Konsensus PS-PD për Himarën, Athina i kujton Tiranës integrimin në BE
Megjithë polemikat Këshilli Bashkiak i Himarës miratoi planin rregullues të Himarës ku përfaqësuesit e PS-së dhe PD-së votuan pro. Plani rregullues i Himarës parashikon zgjatimin e shëtitores së qytetit deri në afërsi të portit, ndërsa nga zgjatimi i saj preken disa ndërtime në këtë zonë, të cilat do të shemben. Mes personave të prekur nga ky plan janë edhe vetë Beleri dhe Neranxi, të cilët zotërojnë prona në mesin e ndërtesave që parashikohen të shemben pas miratimit të planit.
Athina e konsideron kete shkelje te te drejtave te Njeriut te minoritetit grek ne vendin tone.
BE, grup ekspertësh për lajmet e rreme/Drejt një legjislacioni të ri europian
Bashkimi Europian do të trajtojë çështjen e lajmeve të rreme në nivel politik. Komisionerja e re për Dixhitalizimin Mariya Gabriel deklaroi se ajo do të krijojë një grup ekspertësh për të vlerësuar në kohë publikimin e lajmeve të rreme nga platformat online. Komisionerja do t’i kushtojë 3 muaj konsultime publike kësaj teme duke kërkuar mendime dhe sugjerime mbi çështje konkrete të cilat mandej mund të shërbejnë edhe për integrimin e tyre në ndryshime legjislative. Këto të fundit nuk prashikohen të prezantohen së shpejti.