Sky Tv dhe debati për ofertën e Murdoch - një rast i dobishëm për gjykimin mbi mediat
Ed Miliband, ish-drejtues i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, aktualisht deputet, shkruan në gazetën “The Guardian” për një operacion të madh që po ndodh në median e këtij vendi. Grupi Murdoch që zotëron 21st Century Fox, News Corp, Times, The Sun, Wall Street Journal etj., po synon të blejë 100% të aksioneve të Sky Tv. Kjo për Miliband është shqetësuese jo në sensin e një operacioni në treg, por nisur nga disa konsiderata etike që sipas tij kërcënojnë higjenën e ushtrimit të lirisë së shprehjes dhe ndoshta vetë këtë të fundit.
Hahn: S'kam dëshmi për shkelje ndaj pakicave në Himarë
Komisioneri i Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn është pozicionuar mbi prishjet e ndërtimeve në Himarë, çështje për të cilën Tirana ka marrë një notë proteste nga Athina zyrtare e cila pretendon për shkelje të të drejtave pronësore të minoritetit grek.
Orban kërkon 400 mln euro për ndërtimin e murit në kufi
Kryeministri hungarez, Viktor Orban do të kërkojë nga Bashkimi Evropian të financojë gjysmën e kostos së murit që Hungaria do të ndërtojë për të ruajtur kufijtë nga emigrantët. Burime pranë kabinetit të kryeministrit Orban thanë se në një letër që do t'i dërgohet Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, do t'i kërkojet një financim shtesë prej 400 milionë eurosh.
Papa: Kam frekuentuar gjashtë muaj psikologun
Përfaqëson Zotin në Tokë për të krishterët por në moshën 42 vjeçare i është drejtuar psikanalistit. Papa Françesku ka zbuluar në një bisedë me sociologun Dominique Wolton, përvojën e tij si pacient.
Gjatë kësaj periudhe, Bergoglio sqaron se ka frekuentuar një mjeke psikanaliste me origjinë hebreje për të sqaruar disa gjëra. Kjo ka ndodhur në vitet 1978 - 1979.
"Kur ishte duke vdekur më thirri. Jo për lutjet dhe shërbesat, meqenëse ishte hebreje, por për një dialog spiritual. Ishte një person shumë i mirë”, shprehet Papa.
NATO i bie shkurt, më shumë armë bërthamore kundrejt Rusisë
A është Rusia, siç pohon SHBA-ja, kundër një marrëveshje të rëndësishme për çarmatimin? Dhe nëse po, a duhet NATO-ja të reagojë ndaj saj? Për këtë çështje po diskutohet prej disa vitesh pas dyersh të mbyllura.
Brenda NATO-s, po i kushtohet vëmendje mënyrës se si mund të reagohet ndaj shkeljes nga ana e Rusisë të marrëveshjes mbi sistemet e armëve bërthamore me rreze të mesme. Sipas informacioneve të gazetës "Süddeutscher Zeitung" dhe të stacioneve gjermane NDR dhe WDR, shtetet anëtare të aleancës kanë marrë një dokument të klasifikuar si sekret. Në të janë renditur 39 opcione.
Gjurmë "njeriu" 5.7 milionë vjeçare në Kretë?
Gjurmë njeriu 5.7 milionë vjet të vjetra janë gjetur së fundmi në bregdetit kretan në Mesdhe. Zbulimi përbën ngjarje në historinë e njeriut, pasi deri më sot për këtë përiudhë shkencëtarët mendonin se këmbët e njeriut ishin të ngjashme me ato të majmunit dhe se ata jetonin në Afrikë.
Myftiu i Tiranës nakatos më shumë çështjen "Skënderbeu i Mbuluar". Sqaron "vëllezërit katolikë që janë të ndjeshëm"
Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka dhënë një intervistë për Gazeta Shqiptare, në përpjekje për të sqaruar mbulimin e monumentit të Skënderbeut. Dhe duke dashur të sqarojë, Myftiu ka shtuar ngatërresën, teksa ia adreson sqarim-ndjesën “vëllezërve katolikë që janë të ndjeshëm”.
Yryshi i Facebook
Mjaftoi një ngatërresë me mbulesë që të nxjerrë në pah sesa hipokrite është fytyra jonë publike. Mbulesa që iu hodh Skënderbeut, zbardhi faqe ditës të nxirën e elitave “laike” që vigjëlojnë si mercenarë të vetëshpallur të qytetërimit perëndimor ku mburren se bëjnë pjesë e po marrin përdore Shqipërinë.
Agron Gjekmarkaj: Mbulimi i Skënderbeut, akt i denjë taleban në kufijtë e terrorizmit
Sot në një ditë të shenjtë, siç është kjo e Bajramit, u konsumua një ngjarje në kufijtë e aktit terrorist ndaj Heroit tonë Kombëtar. Nuk jam në gjendje ta ndaj, a ta quaj se kush, por organizatorët e faljes së Namazit në sheshin “Skënderbej”, mbuluan me perçe të zezë monumentin e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.
Pa rezultat negociatat për BREXIT, Britania refuzon të paguajë
Negociatat mbi kushtet e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian kanë hyrë në raundin e tretë, por nuk kanëbshënuar progres. kryenegociatori i BE, Michel Barnier, pranoi haptazi në një konferencë të përbashkët për shtyp mungesën e besimit mes palëve, ndërkohë që kishte akuzuar negociatorin e Londrës, David Davis, për një lloj "nostalgjie" në trajtimin e çështjes.