Duke lypur pakte...
Ish – deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu flet në një intervistë për gazetën “Shekulli” për ndërhyrjet që po aplikohen në qeveri nga kryeministri Edi Rama. Ndonëse nuk është e qartë nëse Shehu flet në tagër personal, apo përfaqëson një mendim edhe të PD-së, “idetë” e tij për pakte thuajse për çdo gjë, flasin për një refuzim të demokratëve, apo atyre që quhen të tillë, për të qëndruar në opozitë. Thotë Shehu për administratën:
Dokumentet ruse për Stalingradin, 10 mijë të vrarë vetëm nga snajperat
Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklasifikuar një sërë dokumentesh deri më tani sekrete, që përshkruajnë aspekte të ndryshme të betejës së Stalingradit. Siç dihet beteja në fjalë nisi më 17 korrik 1942(23 gusht sipas një vlerësimi tjetër) dhe u konsiderua e përfunduar më 2 shkurt 1943 për të hyrë në histori si beteja më mizore që është zhvilluar ndonjëherë.
Ekonomia e zezë, Greqia kryeson listën e vendeve të Europës
Greqia është e para në listën e vendeve me shkallë të lartë të "ekonomisë informale". Sipas një studimi nga Instituti i Kërkimeve Ekonomike të Aplikuara, të Universitetit të Tübingen në Gjermani, ekonomia e zezë në shtetin fqinj është nivelin 21.5% të GDP-së për 2017.
Për Italinë ekonomia informale llogaritet në 19.2%, për Spanjën në 17.8%, për Gjermaninë në 10.4%, ndërsa për SHBA në 5.4%. Për Norvegjinë, ekonomia e zezë llogaritet në 12.2% të PBB-së, për Mbretërinë e Bashkuar në 9.4%, për Japoninë në 8.6% ndërsa për Zvicrën në 6%.
13 bashki nuk kanë derdhur Sigurimet Shoqërore për punonjësit
Në listën e gjatë me 18 500 biznese që rezultojnë debitore pranë autoriteteve fiskale, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paralajmëron për bllokim të llogarive bankare edhe 13 bashki. 9 prej tyre kanë hyrë në listën e borxhit tatimor pas bashkimit që ndodhi nga reforma administrativo – territoriale. Detyrimi që zyrat e pushtetit lokal kanë në tatime lidhet me mosderdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore për një pjesë të stafit të tyre.
Mbase Skënderbeu bën diçka për Himarën
Sot në disa televizione u raportua se mbledhja e këshillit bashkiak të Himarës u transferua në Kuç të Vlorës, për shkak të tensioneve të provokuara sipas këtyre të dhënave nga përfaqësues të Omonias si Fredi Bejleri dhe biznesmeni Nikollaq Neranxi. Këta kanë shkuar edhe në Kuç por mandej janë larguar për të lënë vijimin e mbledhjes me konsensus mes PS, LSI dhe PD. Në mbledhje diskutohet plani i ri rregullues që sipas Rilindjes do transformojë zonën ndërkohë që banorët ankohen se po u grabitet prona.
Kallashnikovi anti-dron
Rex – 1, kështu quhet prototipi i armës antidron që është prezantuar nga koncerni Kalashnikov në panairin e armëve në Moskë këtë vit. Ajo po testohet për njësitë e Gardës Kombëtare dhe konsiderohet si armë radiomagnetike e cila neutralizon komandën e dronëve, apo pjesës më të madhe të tyre. Po ashtu ajo bllokon sistemet GSM, GPS, GLONASS dhe Galileo. Arma mund të përdoret në mënyrë efektive pa ndërprerje për katër orë dhe rikarikohet për katër orë në 220 volt. Koncerni po mendon zhvillimin edhe të një versioni për tregun civil që mund të kushtojë 5000$ njësia.
Fundi i modelit "kanabis pa dallim feje, krahine dhe ideje"
Si mund të merresh me hashash në Shqipëri? Ka disa mënyra. Më parë ka qenë e vështirë; duhej një lidhje jashtë, pastaj këtu duhet të punoje në grup dhe të korruptoje ndonjë oficer policie, shqiptar apo të huaj, sipas doganës dhe të përpiqeshe të kaloje mallin. Lazarati u kthye në pikën kryesore të kultivimit dhe shpërndarjes dhe siç thonë shumë zëra edhe të informacionit për policinë.
Vendim gjykate/Taj Mahal, tempull mysliman, jo hindu
Një gjykatë në Indi ka vendosur se Taj Mahal është një mauzoleum mysliman i ndërtuar nga perandori Mughal për të nderuar gruan e tij të vdekur. Gjykata ka zgjidhur një debat mes myslimanëve dhe hinduistëve për origjinën e tempullit. Shërbimi arkeologjik indian që mbron monumentet me rëndësi kombëtare ka dhënë pikëpamjen e tij në përgjigje të një peticioni të nënshkruar nga nga 6 avokatë që deklaronin se tempulli që ndodhet në qytetin e Agras në origjinë quhej Tejo Mahalava dhe i dedikohej perëndisë hindu, Shiva.
Lajme nga Macron/Drejt Europës me shumë shpejtësi
Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se ai ka 10 pika për reformimin e BE-së pas Brexit. Mediat raportojnë se ideja e Macron për të ashtuquajturën reformë të BE-së nuk është e re, ajo riafirmon një Europë të shumë shpejtësive.
"Ne duhet të mendojmë një Europë me disa formate, të ecim më tej me ata që duan të shkojnë përpara, pa mbetur peng i shteteve që duan – dhe është e drejta e tyre – që të mos ecin aq shpejt apo të mos shkojnë larg”, tha ai në një takim me ambasadorët francezë.
Qeveria nis luftën me makinat luksoze
Një fushatë verifikimi të burimeve financiare për personat që posedojnë makina luksoze, biznese apo pasuri të paluajtshme do të jetë operacioni i parë i qeverisë së re, në kuadër të forcimit të ligjit dhe luftës kundër aseteve kriminale. Nisma është shpallur nga kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Task Forcës që bëri një rezyme të luftës antikanabis.