Dokumenti/U refuzua nga socialistët prandaj hyri në Partinë Naziste

Postuar në 30 Tetor, 2017 18:10

Një historian gjerman, Thomas Weber, professor në universitetin e Aberdeen, deklaron se ka zbuluar një dokument që dëshmon se Adolf Hitler nuk e nisi karrierën politike me Partinë NacionalSocialiste, njohur edhe si Partia Naziste, por me Partinë Socialiste Gjermane. Ai kërkoi të hynte te kjo e fundit dhe të shkruante në gazetën e saj në vitin 1919, por u injorua dhe nuk u afrua. Sipas këtij historiani, shmangia e këtij “lapsusi” të socialistëve mundet të kishte sjellë tjetër kurs historik për botën, pasi ndoshta Hitleri i ri do të kishte pranuar një rol më minor.

Lubonja: "Opozita duhet të kërkojë dëshmi nga Visho Ajazi nëse ka raportuar për trafikun e drogës"

Postuar në 30 Tetor, 2017 17:37

Fatos Lubonja i ka bërë thirrje opozitës shqiptare që të thërrasë në seancë dëgjimore ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi, për ta pyetur mbi trafikun e drogës në Shqipëri. Një një intervistë në studio e News24, Lubonja iu referua një deklarate të kryeministrit Edi Rama tri ditë më parë, sipas të cilës SHISH nuk ka sjellë në kryeministri asnjë informacion zyrtar për ndonjë grup trafikantësh që lidhen me emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Kryeministri i parapriu largimit të kreut të SHISH(video)

Postuar në 30 Tetor, 2017 14:05

Refuzimi i seancës për radarët, a ka lidhje largimi i kreut të SHISH me këtë dosje?

Postuar në 30 Tetor, 2017 13:47

Mazhoranca ka hedhur poshtë në Komisionin e Sigurisë një kërkesë të LSI-së për seancë dëgjimore me drejtorin e përgjithshëm të Policisë Shtetit drejtorin e SHISH dhe shefin e ushtrisë. Kjo është bërë e ditur nga përfaqësuesi i kësaj force, Luan Rama. 

Ekuilibrat e cenuar nga kanabisi

Postuar në 30 Tetor, 2017 13:11

Ajo çfarë po ndodh këto ditë në Shqipëri që nga shpërthimi i çështjes “Tahiri” është një provë e hidhur e ndikimit të krimit apo aktivitetit të paligjshëm në vendimmarrjen politike të vendit. Shumëkujt kjo mund t’i duket e largët, çështje e mediave dhe interesave të politikës, por në fakt prek të gjithë. Sepse droga duket se ka pjesën e vet të rëndësishme në strukturimin e pushtetit politik dhe siç po del edhe atë ekonomik(lajmi për depërtimin e parave me burim të paidentifikuar në industrinë e ndërtimit).

Raportime për dorëheqjen e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika

Postuar në 30 Tetor, 2017 12:28

Disa media po qarkullojnë një lajm sipas të cilit kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen. Në fillim ishte portali “syri.net” që shkruajti për këtë gjë duke raportuar se akti i Likës ka qenë i papritur për presidentin e Republikës dhe se dorëheqja është imponuar nga ikryeministria për shkak të rolit që SHISH ka patur në luftën kundër trafikut të drogës. Gazeta “Panorama” raporton se dorëheqja ka qenë e pakërkuar dhe se Lika ka qenë i prerë në vendimin e tij.

Jep dorëheqjen presidenti i kurdëve të Irakut, Marsoud Barzani

Postuar në 30 Tetor, 2017 10:30

Presidenti i kurdëve të Irakut Marsoud Barzani ka deklaruar se do të japë dorëheqjen më 1 nëntor. Barzani ka përcjellë një mesazh televiziv duke sqaruar se nuk ka ndërmend të vijojë qëndrimin në detyrë përtej kësaj date për asnjë rrethanë. Vendimi vjen pas një referendumi për pavarësi që provokoi tensione në rajon. Forcat Shiite irakene ndërmorën një ofensivë ndaj rajonit kurd duke kapur qytetin e Kirkuk, i njohur për naftën.

Akuza për ngacmime seksuale edhe për Kevin Spacey. Aktori pranon se është gay

Postuar në 30 Tetor, 2017 08:44

Harvey Weinstein duket se ka hapur kutinë e Pandorës për atë që është industria e filmit në ShBA. Akuzat ndaj tij për ngacmime seksuale ndaj aktoreve të reja kanë shkuar tanimë në 50, ndërkohë që kjo histori po nxjerr në dritë edhe përvoja të tjera të ngjashme. Një e tillë është fare e papritur dhe ka të bëjë me aktorin e njohur Kevin Spacey. Ai akuzohet nga Anthony Rapp, aktori 46 vjeçar i serialit Star Trek, I cili në një intervistë për BuzzFeed News, deklaroi se është ngacmuar seksualisht nga Spacey në moshën 14 vjeçare.

Paralajmërimi i Kinës/Testet bërthamore koreanoveriore mund të çojnë në shembjen e malit Punggye-ri

Postuar në 29 Tetor, 2017 23:07

Akademia  Kineze e Shkencave ka paralajmëruar Phenianin zyrtar se teste të mëtejshme bërthamore rrezikojnë shembjen e malit Punggye-ri. Informimi mbi këtë çështje është bërë nga Instituti i Gjeologjisë dhe Gjeofizikes i cili a vënë në dispozicion të dhënat e veta për një delegacion koreanoverior që drejtohej nga Lee Doh-sik, kreu i Institutit për Kërkime Gjeologjike. Zona e testimeve është vetëm 80 km nga kufiri kinez dhe mendohet se shembja e malit mund të provokojë një katastropfë të vërtetë.

Kur femra i tregon të gjitha vetë (Video)

Postuar në 29 Tetor, 2017 22:32

Përmasa të mëdha ka marrë fenomeni i "upskirting", që do të thotë fotografimi poshtë fundeve ose fustaneve të grave për të parë të brendshmet e tyre. Një vajzë e re ruse në Shën Petersburg, me sa duket një nga mijëra viktimat e kësaj manie të pahijshme, donte të protestonte në mënyrën e vet. Ajo shkoi në stacionin qendror të metrosë në Shën Petersburg dhe ngriti vetë fustanin për të zbuluar të brendshmet e saj. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS