Presidenti refuzon kërkesën për publikimin e diskutimeve të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Republikës ka hedhur poshtë kërkesën e një grupi deputetës të PD-LSI për publikimin e diskutimeve të zhvilluara në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtaretë datës 11 nëntor 2016. Duke shprehur ndjeshmërinë maksimale për kërkesën dhe dukurinë e trafikut të drogës, kreu i shtetit, Ilir Meta, argumenton se publikimi i materaleve të kësaj mbledhjeje do të shënonte një precendet me pasoja, ndërkohë që prokuroria nëse ka nevoja hetimore mund të aksesojë informacionin.
Po kështu Presidenti shton se zbardhja e materialeve nuk i shërben në planin afatgjatë sigurisë kombëtare. Formalisht Meta argumenton se kërkesa e deputetëve nuk është në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga ligji “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”.
Kërkesa e deputetëve të opozitës erdhi pas shpërthimit të çështjes “Tahiri” dhe ajo u argumentua me nevojën për të zbardhur të vërtetën mbi informacionet e përcjella nga SHISH, që sipas kryeministrit në 4 vjet nuk ka asnjë material që të implikojë ish-ministrin e Brendshëm.
Add new comment