Nën mbrojtje politike direkte
Kryeministri ka zgjedhur të hapë ditën e tij të komunikimit dixhital me një video të postuar dje në profiling Facebook të Sajmir Tahirit. Një video metaforike për të vërtetën siç e shohin dhe e kërkojnë Tahiri me të vetët. Ky është mesazhi direkt i mbrojtjes së ish-vartësit, duke njoftuar në distancë prokurorinë se për çështjen “Tahiri” pushteti politik po invstohet tërësisht. Loja e vogël e kryeministrit vjen pak orë pas intervistës së ish-ministrit të Brendshëm, të cilën me siguri, z. Rama e lexon, dëgjon dhe kupton ndryshe nga të tjerët.
Pronat, akuzohet Bashkia e Himarës për falsifikime
Aleanca për Mbrojtjen e Pronës së Himarës akuzon Bashkinë e Himarës se ka hipotekuar trojet me dokumente false në favor të kompanive të ndërtimit nga kryeqyteti. “Në muajin Maj-Qershor të këtij viti Bashkia Himarë bëri një regjistrim (menaxhim) masiv pronash në plazhin Dhraleo të Palasës, në Adhendri dhe në plazhin e Perivolos të fshatit Gjilekates. Manaxhimi u bë dhe pronat u regjistruan në hipotekën Vlorë me procedurë të përshpejtuar.
Nga ky regjistrim përfituan të gjithë ata që kanë blerë dhe kanë marrë prona të grabitura me dokumente të falsifikuara”, deklaron shoqata.
Një linjë hekurudhore drejt Azisë që shmang Rusinë
Liderët e Turqisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë kanë përuruar punimet e një linje hekurudhore 826 km të gjatë që do të lidhë Europën me Kinën duke shmangur linjën tradicionale ruse.
Në kryeqytetin azer, Baku, liderët e të trija vendeve kanë vënë simbolkisht binarët e parë të një linje që bën pjesë në aksin kinez të Rrugës së Mëndafshit, por që nuk fsheh synimet strategjike që ta kthejë gjigandin rus në një xhep që qëndron anash atij që mendohet të jetë një korridor tregëtar ndër më të mëdhenjtë në botë.
Drutë shkurt për Beogradin; "Kosova nuk preket"
SHBA duket se i kanë prerë drutë shkurt kësaj radhe me Beogradin zyrtar. Përmes zv.ndihmës sekretarit të Shtetit, Hoyt Brian Yee, Washingtoni ka përcjellë për presidentin serb mesazhin e qartë dhe të prerë se “Kosova nuk preket”. Hollësi të takimit janë rrëfyer nga Aleksancëer Vuçiç për Tv Pink, ku ai ka thënë se takimi nuk ka qenë i lehtë.
Nis prishja e banesave në Himarë
Sot ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje në Himarë në kuadër të planit të ri urbanistik. Projekti parashikon shembjen e 80 objekteve dhe puna e sotme ka nisur me 8 të parat. Nuk kanë munguar tensionet mes banorëve dhe policisë. Duket se edhe negociatat mes tyre dhe përfaqësuesve të qeverisë nuk kanë zgjidhur gjë përderisa sot ka patur edhe reagime. Shembja e shtëpive në Himarë ka sjellë edhe reagimet e Greqisë, që e konsideron këtë akt si politikë të asgjësimit të minoritetit grek në zonë.
Komisioni Europian detyrohet të flasë për profesor gjeneralin Lazareviç në Serbi
Bashkimi Europian e cilëson të pavend dhe vendimin e qeverisë serbe për të caktuar në Akademinë Ushtarake, gjeneralin Vladimir Lazareviç, i dënuar për krime lufte në Hagë.
A duhet të jemi naivë si Sajmiri?
Një intervistë e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri në emisionin Top Story nuk zbuloi asgjë më shumë nga çështja e shumëpërfolur e deputetit socialist dhe lidhjeve të dyshuara me grupin e Habilajve.
Kurioziteti nuk lidhej me të vërtetat e Sajmirit, i cili natyrisht është më i lehtësuar pas vetos së parlamenit për të mos e arrestuar, por me titullin e lajmëruar të emisionit "Në shtëpinë e Saimirit".
"Drejtori i ri i SHISH, zgjedhje e Ramës për të qetësuar shërbimet partnere për dosjet e drogës"
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar gjatë komenteve të tij në emisionin “Opinion” ku diskutohej për dorëhqejen e Visho Ajazi Likës nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, se përzgjedhja e Helidon Bendos si kandidat për drejtor të SHISH, është bërë për të qetësuar shërbimet partnere pas skandaleve me dosjet e drogës.
Kotzias-Erdogan, jo të gjitha çështjet mbi tavolinë
Vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzia të mërkurën e kaluar në Ankara shihet si një përpjekje për rikthimin e marrëdhënieve greko-turke në një trajektore normaliteti dhe shmangien e tensioneve në hapësirën ajrore të Egjeut.
Ministri i jashtëm grek zhvilloi takime me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe homologun e tij turk Mevlüt Çavuşoğlu për gjithë axhendën e marrëdhënieve dypalëshe.
79 vjet pas radiobllofit se marsianët pushtuan tokën (Video)
Më 30 tetor 1938, Orson Welles nuk ka e pati të vështirë të bindë amerikanët nga radioja se planeti Tokë u sulmua nga marsianët.
Ishte epoka e artë e radios kur ky medium ishte burimi kryesor i informacionit dhe argëtimit për miliona amerikanë.
Regjisori dhe aktori amerikan ishte 23 vjeç kur iu kërkua të mbulonte radiodramatizimin e romanit "Lufta e botëve" të shkrimtarit anglez, Herbert George, një nga veprat më të hershme letrare që përshkruan në detaje një konflikt të njeriut me jashtëtokësorët.
