Vdes serialkilleri famëkeq Charles Manson
Charles Manson ndërroi jetë të hënën në moshën 83 vjeçare. Vrasësi serial amerikan ishte shtruar në spital javën e kaluar, ndërsa shëndeti i tij po përkeqësohej gradualisht. Ai ishte një nga vrasësit më famëkeq në SHBA, i cili ka qenë në burg për më shumë se 45 vjet.
Paralizë politike në Gjermani
Dështim total në negociatat për formimin e qeverisë së re në Gjermani. Demokratët e Lirë (FDP) u tërhoqën nga bisedimet pas mesnate duke bërë që koalicioni i ashtuquajtur "Xhamajka" të mos jetë një opsion.
Në këtë mënyrë Gjermania hyn në një periudhë pasigurie politike. Negociatat përfunduan pasditen e së dielës, por pas ndërhyrjes së Presidentit Frank Ëalter Steinmeier, të gjitha palët u përpoqën të bëjnë kompromis deri në minutën e fundit.
Ndahet nga jeta Aleksandër Lalo. Dhe një bllof i Tv Klan me show “live”...të regjistruar
Mediat raportojnë për vdekjen sot të Aleksandër Lalos, kompozitori I njohur i muzikës së disa filmave shqiptarë. Ai ndëroi jetë në moshën 68 vjeçare dhe do të mbahet mend për muzikën e filmavve “Treni niset më shtatë pa pesë”; “Dy herë mat”; “Asgjë nuk harrohet”; “Vajzat me kordele të kuqe”; “Tomka dhe shokët e tij”; “Dimri i fundit”; apo edhe një “Gjeneral kapet rob”. Lalo është nga përfaqësuesit kryesorë të muzikës së pas viteve ’70, kryesisht në kinematografi dhe ka patur aktivitet edhe pas vitit ’90.
Një vdekje që denoncon një të pavërtetë
Në fshatin e gjeneralit Mlladiç (Foto)
Rruga "Gjeneral Mlladiç” shkruan tabela e gozhduar në trungun e një pemë, në një nga rrugët e fshatit boshnjak Bozanovitsi, duke mbajtur emrin e “birit” të dashur të zonës, një portreti i të cilit varet në ço shtëpi dhe në tavernën që është përshtatur në një garazh. Ratko Mladiç, ish-komandant i ushtrisë serbe të Bosnjës, do të njihet javën e ardhshme me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila është duke e gjykuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Robert Mugabe, mesazh vendit në prani të ushtarakëve. Asnjë fjalë për largim nga detyra
Diktatori 93 vjeçar i Zimbabves, Robert Mugabe është shfaqur para mediave me një mesazh për qytetarët pas ngjarjeve të fundit. Mugabe ka qenë i rrethuar nga ushtarakët që kryen puçin dhe në fjalën e tij ka folur për gabime, arbitraritet dhe nevojën për të shmangur gjykimin dhe veprimin hakmarrës. Ai nuk ka deklaruar se do të largohet, por se së afërmi do të mbahet një kongres i partisë sunduese, ndonëse nuk dihet nëse Mugabe është më në kushtet për të diktuar ndonjë kusht në skenën politike të vendit. Duket se ai po kryen pazarin e vet me ushtarakët për të fituar kohë.
Toka është e sheshtë/Mbështetësit e kësaj ideje organizojnë një konferencë ndërkombëtare
Në Karolinën e Veriut në SHBA është mbajtur konferenca e parë ndërkombëtare që bashkon njerëz dhe organizata që besojnë se Toka nuk është e rrumbullakët, por e sheshtë. Aktiviteti u zhvillua në datat 9-10 nëntor dhe ka bashkuar personazhe të njohur si mbrojtës së teorisë se Toka është e sheshtë. Kryptoz Media dhe Instituti i Kozmologjisë së Krijimit, ishin organizatorët e këtij aktiviteti që duket se synon të ngrejë në nivel tjetër kundërshtimin e versioneve shkencore për origjinën, evoluimin dhe morfologjinë e planetit dhe jetës në të.
Karvanët e kontrabandës së naftës
Pamjet e mëposhtme paraqesin një copëz nga kontrabanda e naftës mes Iranit dhe Pakistanit që zhvillohet në kushte të vështira dhe me mjete gjithëfarëshe. Kontrabanda ushqehet nga disa faktorë. Së pari është fitimi, sa kohë që në Iran nafta shitet me 34 cent, kurse në Pakistan me 3 dollarë. Provincat e Sistanit dhe Blauchestanit janë të përfshira gjerësisht në këtë aktivitet.
Qeveria ndan me Bankers faturën për dëmet në Zharrëz
Qeveria përcaktoi një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2017 për Bashkitë Patos dhe Roskovec, për dëmshpërblimet e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar nga lëkundjet e tokës.