Facebook i kërkon falje familjes së Toto Riina-s (Foto)

Postuar në 23 Nëntor, 2017 09:24

Facebook i kërkoi falje familjes së bosit mafioz Toto Riina, pasi kishte fshirë disa mesazhe ngushëllimi për vdekjen e kreut të Cosa Nostra, e nxitur nga shqetësimet e disa përdoruesve të mediave sociale.Siç shkruhet në versionin elektronik të gazetës La Repubblica, një zëdhënës i Facebook tha agjencisë së lajmeve Associated Press se "mesazhet ishin fshirë gabimisht" dhe se u rishfaqën pas ndërhyrjes.

Ushtria/"160 gradime për major në muajin shtator. 300 oficerë/nënoficerë lanë ushtrinë vitin e fundit"

Postuar në 22 Nëntor, 2017 21:57

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka deklaruar në emisionin “Top-Story” se në muajin shtator të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes ka graduar 160 majorë. Një shifër e lartë kjo që sipas Demirajt është bërë për të promovuar militantë partiakë.  

Demiraj ka akuzuar lidershipin e tanishëm të ushtrisë duke debatuar me ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Jeronim Bazo se edhe ikjet ushtria janë të larta. Vetëm këtë vit sipas tij, janë larguar 300 oficerë dhe nënoficerë për shkaqe ekonomike dhe sociale.

Putin: Çdo kompani e prodhimit ushtarak duhet të jetë gati në çdo kohë për të shtuar prodhimin

Postuar në 22 Nëntor, 2017 19:48

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar nga ndërmarrjet e prodhimit ushtarak, shtetëror dhe private, që të jenë në gatishmëir për të rritur prodhimin ushtarak dhe transportin e tyre në destinacion në çdo kohë. Mediat ruse raportojnë se deklaratat e Putin u bënë gjatë një konference me zyrtarët e lartë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe me menaxherët e kompanive më të mëdha.

Akademia e Shkencave merret "e pandehur" dhe shpallet kufomë

Postuar në 22 Nëntor, 2017 18:59

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Akademinë e Shkencave ku ka zhvilluar një takim me akademikët pas paralajmërimit për ndërprerje të financimit. Fjala e Edi Ramës i ngjante toneve nihilizuese që përdori në takimet me drejtorët e spitaleve dhe hipotekave. Etiketat nuk kanë munguar në këtë takim, ndonëse e drejta e fjalës iu është dhënë më pas edhe akademikëve. Nga ana e tyre këta të fundit kanë pranuar nevojën e reformimit, por nën një presion dhe në kushte dorëzimi të plotë para një qeverie që jo vetëm nuk e do këtë Akademi, por duket se edhe nuk e honeps ekzistencën e saj.

Videolajm/Zjarri në uzinën e naftës në Ballsh

Postuar në 22 Nëntor, 2017 15:39

Nga zjarri që ra në repartin e koksit, pati një të plagosur, por ai është jashtë rrezikut për jetën. 

Burgim i përjetshëm për Mlladiç

Postuar në 22 Nëntor, 2017 12:47

Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë dënoi me burgim të përjetshëm ish-gjeneralin serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Gjyqtarët kur lexuan vendimin theksuan se udhëheqësi i forcave serbe të Bosnjës "kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme" për krimet e luftës të kryera në Srebrenicë dhe shtuan se Mlladiç ishte anëtar i një "ndërmarrje të përbashkët kriminale", e projektuar për të përndjekur  boshnjakët.

Dako ka dalë në përgjimet e EULEX

Postuar në 22 Nëntor, 2017 11:47

Emri i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako ka dalë në përgjimet e EULEX-it, gjatë kohës që kjo strukturë ka pasur nën përgjim persona të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike në Durrës që bashkëpunonin me trafikantë nga Kosova.

Manjani: Letra e OBDAT dhe EURALIUS, palaçollëk i porositur

Postuar në 22 Nëntor, 2017 11:17

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas mendimit të dhënë nga OBDAT dhe EURALIUS mbi zgjedhjen e një prokurori të përkohshëm, për shkak se sipas misioneve të SHBA dhe BE mandati i Adriatik Llallës skadon më 3 dhjetor. Manjani e quan një “palaçollëk” të porositur letrën e dy misioneve, duke thënë se ky është vetëm një shërbim që i bëhet në këtë rast kryeministrit.

Reagimi i Manjanit:

Ekspertiza e FMN na nxjerr më të varfrit në Europë

Postuar në 22 Nëntor, 2017 10:47

Të ardhurat për frymë e rendisin Shqipërinë të 105-ën në botë, duke na pozicionuar të fundit në Europë dhe një nga vendet më të varfra të kontinentit.

Me 4520 dollarë për frymë në vit, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën (me 3500 USD, në vendin e 120), Ukrainën (135) dhe Moldavinë (137), ndërsa pak më sipër se ne është Bosnjë Hercegovina, ndërsa Kosova ka një renditje më të përkeqësuar në vendin e 120.

Shitet për 10 mln euro kolegji “Turgut Ozal”

Postuar në 22 Nëntor, 2017 10:14

Institucioni më i madh arsimor privat në Shqipëri ka ndryshuar pronar pak kohë më parë. Bëhet fjalë për “Turgut Ozal Education” sh.a që ushtron aktivitet që prej vitit 2001 në vendin tonë. Të dhënat e deklaruara nga vetë shoqëria tregojnë se blerësi është BF Cooperatief U.A, një kompani e regjistruar pranë Dhomës Tregtare të Amsterdamit edhe pse emërimet që janë bërë më pas në Këshillat Mbikëqyrës dhe hallkat e tjera të drejtimit tregojnë se zotëruesit janë sërish nga Turqia. Revista “Monitor” raporton se vlera e shitjes rezulton rreth 10 milionë dollarë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS