"Paratë e pista mund të deformojnë tregun e banesave"
Kryetari i Komisionittë Ekonomisë Erjon Braçe gjatë diskutimeve të Paketës Fiskale shprehu shqetësimin për deformimin e çmimeve që mund të sjellin në treg paratë e pista. Sipas tij mund të ketë raste kur individë të caktuar mund të blejnë me një çmim më të lartë sesa çmimi mesatar i tregut, thjesht me synimin e pastrimit të parave dhe kjo mund të rezultojë në një çmim më të lartë, që automatikisht rrit taksën mbi ndërtesën.
863 mijë eurot dyshohet se janë të Tahirit
Prokurorët e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani dhe Elisabeta Imeraj dyshojnë se paratë e sekuestruara në automjetin e biznesmenit O.S., lidhen me ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri.
Sipas tyre, itinerari që makina u nis nga Rinasi ishte i çuditshëm. Ata i thanë Gjykatës se gjetja e 250 eurove false në sasinë prej 863 mijë eurosh vërteton se nuk janë tërhequr nga banka dhe ishin të hedhura kuturu në makinë.
Denoncim apo spiunim?
Lulzim Basha denoncoi Vangjush Dakon se është përgjuar nga shërbimet partnere duke negociuar me elementë kriminalë për blerjen e votave të 25 Qershorit.
Gjithë deklarata e kreut të opozitës ishte mbështetur mbi informacione që ai tha se i disponojnë partnerët, duke bërë në këtë rast rolin e suflerit dhe jo të një opozite që flet me fakte.
Letër me vrimë nga Tirana
Mediat u njohën këtë të hënë me një letër që kryeministri i ka dërguar krerëve të 28 vendeve të BE-së lidhur me përpjekjet që po bën qeveria e tij për të luftuar metastazat e kanabizimit dhe grupeve kriminale që veprojnë pas tyre.
Duke folur për zgjatim të përgjegjësive edhe tek autoritetet europiane, kryeministri lë të kuptohet se nuk është vetëm Shqipëria që eksporton krim dhe drogë, por edhe Europa që e konsumon atë. Kryeministri i Shqipërisë flet për media të helmatisura dhe një situatë që nuk ka lidhje me atë që është pasqyruar në shtypin ndërkombëtar.
Dy kongreset që bashkuan shqiptarët
Kalendarin e festave të Nëntorit, këtij muaji të bekuar për shqiptarët, e pasurojnë edhe dy data shumë të rëndësishme që lidhen me dy kongrese gjuhësore: Kongresi i Manastirit dhe Kongresi i Drejtshkrimit. Këta dy kongrese janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, sepse patën si kryetemë gjuhën dhe sepse kongresi i dytë është vijim i të parit, që i shtroi udhën. Dhe të dy përbëjnë ngjarje të shënuara për kombin tonë, pa të cilat nuk do të ishte ruajtur njësia jonë kombëtare.
Incidenti i Norvegjisë/Turqia shikon përgatitjen e një sulmi ushtarak nga NATO në vitin 2018
Incidenti që ndodhi në Norvegji gjatë stërvitjes së NATO-s, “Trident Javelin” po shfrytëzohet nga Turqia për të vënë në dukje rrezikun që Aleanca përfaqëson për sigurinë e vendit. Përveç deklaratave të presidentit Erdogan dhe atyre të zyrtarëve të tjerë turq, duket se incidenti po sillet në vëmendje si një moment mbi të cilin Ankaraja po reflekton se çfarë duhet të bëjë më tej me qëndrimin ose jo në NATO.
Gazeta Yeni Safak që është pranë presidentit turk, shkruan se stërvitja dhe skenari i përzgjedhur flasin për një imitim të sulmit ndaj Turqisë.
Zgjerimi i BE-së, Mali i Zi dhe Serbia janë prioritet
Përfshirja e Rusisë në politikën malazeze ka prodhuar paradoksin e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së. Sipas ish-ministrit të Jashtëm slloven, Ivo Vajgl, zgjerimi drejt Europës Juglinore ka fituar prioritet pas zhvillimeve në Mal të Zi dhe Maqedoni.
Harta të Kosovës në kompjuterin e Bin Laden. Mediat serbe publikojnë pjesë nga materialet e ish-kreut të Al - Qaedas
Gazeta serbe “Politika” raporton mbi një fakt që lidhet me materialet e gjetura nga shërbimet amerikane në kompjuterin personal të liderit të Al- Qaedas, Osama Bin Laden. Sipas kësaj gazete, Bin Laden kishte një fotografi të kishës së Mitrovicës dhe një hartë të qytetit. Nga 470,000 dosje online që u publikuan së fundmi, ekziston edhe një baner që lexon Kosova Xhihad, një hartë e Kosovës e periudhës Osmane që tregon Prishtinën dhe Vuçiternën.
Policia e Sajmirit para fshesës së Vettingut
Pastrimi i radhëve të policisë nga efektivët e korruptuar apo me lidhje kriminale është detyra që ka marrë përsipër ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Objektivi është që brenda vitit të hartohet drafti ligjor dhe më pas të kalohet në fazën konkrete të Vetting-ut. Por sipas ministrit është herët të thuhet se sa punonjës policie do të preken nga fshesa e Vetting-ut.
Mbi "gomistët" e dosjes "Tahiri
A di ndokush ndonjë rast burgosjeje për ndonjë politikan në Shqipëri në këto dy dekada? Për aq sa dimë nuk ka një të tillë. Edhe rasti I hetimit të Ilir Metës pas videos me Dritan Priftin na e konfirmon këtë.