Samit trepalësh në Durrës, "del në sipërfaqe" termi Europa Adriatike
Është zhvilluar sot në Durrës, takimi i dytë trepalësh mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi.
Në njoftimin për shtyp që përcjell Ministria e Jashtme theksohen temat për të cilat është diskutuar duke përsëritur edhe në këtë drejtim nevojën e një bashkëpunimi strastegjik.
Dezertuan apo emigruan?
Dje është bërë publik lajmi se katër komando të ushtrisë shqiptare nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfudnimit të një kursi trajnimi në Britaninë e Madhe. Ministria e Mbrojtjes nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar por ka vepruar duke kryer kallëzimin penal.
Ligji parashikon dënime për personat që nuk paraqiten në detyrë dhe këtu çdo gjë është e qartë. Disi e pavend mbetet termi Dezertim, që po përdoret në mediat për largimin e katër efektivëve, Ylber Tokrri, Aleksandër Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi.
Haradinaj kërkon rol më të madh të SHBA, Mogherini braktis takimin e KSA-së, Kosovë-BE
Mediat serbe raportojnë për një incident të ndodhur në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Kosovës, në të cilin drejtuesja e Politikës së Jashtme të unionit, Federica Mogherini, është larguar nga mbledhja. Sipas agjencisë Tanjug, Mogherini ka lënë takimin pas kërkesës së kryeministrit Kosovar, Ramush Haradinaj për një përfshirje më të madhe të SHBA-së në procesin e dialogur Serbi-Kosovë.
“Mogherini e mori këtë personalisht dhe la takimin përpara se të përfundonte”, raportojnë mediat serbe.
Sqarim i OSHEE-së për ndërprerjen e energjisë elektrike në zonën e ish-Bllokut në Tiranë
Zona e ish-bllokut vuajti mungesën e zgjatur të energjisë të enjten gjatë pasdites, duke lënë ne errësirë familjet dhe bizneset e kesaj zone përgjatë nates deri paraditen e së premtes.
Shërbimi për Klientin nuk ka qenë i aksesueshëm për të infoemuar mbi zituatën, por OSHEE sqaroi për Respublica se dje pasdite, u dëmtua fidri C7, nga punimet që po kryente firma “Gjikuria” në pjesën e unazës.
Ndryshim kursi, Zaev: Duam aleancë me Bullgarinë dhe normalizim me Greqinë
Zoran Zaev synon të ndryshojë kursin e politikës së jashtme maqedonase duke kërkuar miqësi dhe aleancë me Bullgarinë dhe të zgjidhë çështjet e hapura me Greqinë, dy shtete me të cilët Shkupi zyrtar ka patur jo pak probleme deri më tani.
Ai ka apeluar gjatë një interviste për televizionin kombëtar bullgar, BTV, që Maqedonia dhe Bullgaria të bëhen aleatë.
Itali/Ndërron jetë Salvatore(Totto) Riina
Mediat italiane raportojnë për vdekjen e Salvatore Riina, njohur edhe si Totto Riina. Riina vdiq në moshën 87 vjeçare praninë e familjarëve që u lejuan ta vizitonin atë në spital në momentet e fundit.
Riina do të mbahet mend gjatë në Itali dhe në kartelat e krimit të organizuar. Ai transformoi Cosa Nostra siçiliane nga një organizatë që federonte familje të ndryshme mafioze në një njësi thuajse terroriste që e dominoi me diktat thuajse absolut që nga viti 1983.
Denoncimi i Dritan Hilës: Mora kërcënime nga kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi
Dritan Hila, drejtues i faqes "www.dritare.net", denoncon sot në mbëmje se është kërcënuar nga kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi. HIla sqaron gjuhën e përdorur nga Prençi, duke komentuar edhe situatën e përgjithshme që është krijuar ndaj medias si pasojë e mesazheve të kryeministrit. Më poshtë shënimi denoncues i Hilës:
Drejtimi i partisë dhe Shqipërisë mbi këtë model (Video)
Gjatë diskutimeve në parlament për buxhetin mbajti një fjalë edhe deputeti socialist Fidel Ylli. Veç keqardhjes për situatën ku ndodhet Partia Demokratike, fjalimi mund të konsiderohet edhe si një dëshmi se çfarë ndodh brenda mureve të Partisë Socialiste ndryshe nga ajo që shohim në transmetimet live në ERTV.
Arrihet kurimi i diabetit të tipit 1
Hulumtuesit e Spitalit të Fëmijëve në Boston raportuan se arritën të kurojnë me sukses një rast me diabet të tipit 1 pas injektimit në pankresanin e një kafshe të qelizave burimore të gjakut, që nxitën prodhimin e proteinës PD-L1 që zakonisht është e pamjaftueshme te kafshët dhe njerëzit me këtë lloj të veçantë të diabetit.