Hapet dhoma e fshehtë e Mikelanxhelos (Video)

Postuar në 16 Nëntor, 2017 21:57

Për shekuj me radhë, ekzistenca e saj ishte e panjohur. Megjithatë, dhoma e fshehtë që Mikelanxhelo përdorte në Firence për t'u fshehur larg syve të kundërshtarëve të tij pritet të hapet shumë shpejt për publikun. Sipas Telegraf, bëhet fjalë për një dhomë të vogël, të cilën artisti emblematik italian e përdori gjatë vitit 1530, kur ai mbështeti kryengritjen popullore. Dhoma që ai fshihej nuk u zbulua deri në vitin 1975, kur u gjet rastësisht teksa kujdestarët gjetën një derë të bllokuar nën një gardërobë.

Ndotja e ajrit, Shqipëria pa të dhëna në hartën europiane

Postuar në 16 Nëntor, 2017 20:22

Një hartë interaktive që pasqyron nivelin e mikrogrimcave të ozonit apo dioksidit të azotit u  lejon tani e tutje qytetarëve europianë të dinë në çdo kohë cilësinë e ajrit në të gjithë Evropën, ku ndotja e në atmosferë shkakton çdo vit qindra e mijëra vdekje të parakohshme. "Indeksi evropiani cilësisë së ajrit ", i cili u vu nën funksion nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (AEE) dhe Komisioni Evropian mbledh të dhëna për çdo orë nga më shumë se 2.000 stacione matëse në Evropë.

Xhafaj e nis nga metodika, skedar kombëtar për grupet kriminale

Postuar në 16 Nëntor, 2017 18:12

Gjatë diskutimeve për buxhetin në parlament ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se goditja e një grupi kriminal në Fier vetëm dy ditë më parë, është vetëm fillimi i këtij procesi që do vazhdojë dhe më me intensitet dhe vendosmëri në muajt në vijim.

Ai zbuloi se policia është duke përfunduar skedarin kombëtar të grupeve kriminale, personave me precedentë të rrezikshëm apo lidhjet mes tyre, duke lënë të kuptohet se ky skanim i elementëve kriminalë nuk ishte bërë më herët.

Fryrje muskujsh me anabolikë, rezultati i frikshëm (Video)

Postuar në 16 Nëntor, 2017 17:47

Kiryl Theresin vendosi të zgjedhë një mënyrë të shpejtë për të ndryshuar pamjen fizike dhe për ta bërë atë të ngjashme me trupat e bodybuilding . Edhe pse ai është vetëm 21 vjeç, që do të thotë se trupi i tij është në një epokë të shkëlqyer për zhvillim, ai zgjodhi përdorimin e barnave anabolike  të licensuara nga Qendra Kombëtare e SHBA-ve për Bioteknologji për fryrjen e muskujve. Rezultati ishte i menjëhershëm dhe siç mund të shihni në video,  i frikshëm dhe me rrezik për jetën e tij.

BB rrëzon teorinë Ahmetaj-Rama për paketën 1 mld euro

Postuar në 16 Nëntor, 2017 17:17

Qeveria ka refuzuar gjithmnonë të pranojë se paketa 1 miliardë euro që projekton të injektojë në ekonomi përmes disa investimeve që do kryhen me financime private do të rëndojë borxhin publik. Si kryeministri ashtu edhe ministri i Financave kanë këmbëngulur se ky volum financimi që që kompanitë do t’i marrin si kredi nga bankat e nivelit të dytë për të kryer investime nuk rëndojnë borxhin publik.

Leonardo Da Vinçi “vendos” rekordin e 450 milionë dollarëve për “Shpëtimtarin e Botës”

Postuar në 16 Nëntor, 2017 15:02

Piktura e Leonardo Da Vinçi, Salvator Mundi, është shitur në ankand për shofrën rekord prej 450. 3 milionë dollarësh. Ankandi është zhvilluar në Christie në New York dhe shënon rekord në historinë e shitjeve të pikturave. Ajo u realizua 5 vjet para vdekjes së Leonardos dhe dikur i përkiste mbretit Charles I të Anglisë dhe më vonë djalit të tij, Charles II. Kjo në shekullin e 17-të. Pas kësaj kohe, nuk ka ndonjë të dhënë për vendndodhjen e pikturës.  Në vitin 2005 ajo u zbulua në në një ankand të vogël në SHBA ku konsiderohej si kopje.

Vuçiç e pranon: Nuk ka anëtarësim në BE, pa normalizim me Prishtinën

Postuar në 16 Nëntor, 2017 12:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se pa njohjen, apo normalizimin zyrtar të marrëdhënieve me Prishtinën, anëtarësimi i plotë i vendit në Bashkimin Europian, nuk do të jetë i mundur. 

“Ju duhet të normalizoni situatën, na thonë. Cilido qoftë interpretimi, kjo është se çfarë pret BE-ja”, tha Vuçiç gjatë një fjalë në Arandjelovac.

“Nuk është një njohje, askush nuk flet në atë mënyrë. Ata flasin mes rreshtave, por jo në atë mënyrë , por kjo është ajo çfarë mund t’ju them”, shtoi presidenti serb.

Spartak Braho: Ndahem me LSI-në. Ka hyrë në rrugë pa krye

Postuar në 16 Nëntor, 2017 10:30

Spartak Braho, themelues i LSI-së dhe një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën “Dita” përmes së cilës ka bërë publike divorcin përfundimtar me partinë ku aderoi që nga viti 2004. Braho ka bërë disa komente edhe për kursin e ri të LSI-së që e cilëson si rrugë pa krye teksa ka vlerësuar se edhe ndarja e saj me PS-në është ndoshta përfundimtare.

Këshilltari i Edi Ramës, pro shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës

Postuar në 16 Nëntor, 2017 09:56

Media të ndryshme në Kosovë përcjellin lajmin e një interviste të Shkëlzen Maliqit, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, për mediat serbe. I cituar nga mediat kosovare, Maliqi ka propozuar idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij, kjo politikë kushtëzohet nga njohja e Kosovës nga Serbia, pasi përndryshe nuk ka sesi të kryhet shkëmbimi i territoreve që përfshin Veriun e Kosovës me Luginën e Preshevës.

Identiteti i Kavaliotit dhe nevoja për ta hedhur pas romantizmin atdhetar*

Postuar në 16 Nëntor, 2017 09:36

Si autori i një fjalori të hershëm shumëgjuhësh, në të cilin është përfshirë edhe gjuha shqipe (1770), T. Kavalioti ka zënë një vend të qëndrueshëm në historikun e shkrimeve shqipe. Vepra e tij është në të vërtetë i dyti fjalor i botuar që përmban një leksik të shqipes, pas Fjalorit latinisht-shqip të Frang Bardhit (1635). Autorët që kanë shkruar për të kanë shprehur pikëpamje të ndryshme për vendlindjen e tij, ndërsa mbizotërojnë mendimet se ishte nga familjet e ardhura prej kohësh nga Kavalla e Greqisë ose nga Kavaja.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS