Nuk di sa ta mbrojë Amnistinë
Kryeministri Edi Rama është shfaqur i acaruar sot në Parlament duke sulmuar thuajse këdo dhe duke mbrojtur amnistinë që thotë se po e bën për shqiptarët e ndershëm. Sa e besueshme është një gjë e tillë? Ndiqeni këtë pasazh dhe aty mund të shikohet sesi një kryeministër deformon të vërtetën
Arkivat/Vatikani ndihmoi arratisjen e nazistëve pas Luftës së Dytë Botërore
BE-ja nuk përjashton opsionin ushtarak për menaxhimin e krizës së refugjatëve nga Turqia
Situata në kufirin greko-turk po shkon drejt acarimit. Pas përpjekjeve të Greqisë për të mos lejuar kalimin e kufirit nga refugjatët e ndryshëm që janë organizuar nga Ankaraja zyrtare për t’u hedhur drejt Europës, bëhet e ditur se Turqia do të dislokojë në kufi 1000 policë për të penguar kthimin e tyre mbrapsht.
Thuhet se Nexhmije Hoxha ka patur pasuri. A duhet përfshirë në amnistinë e re të z. Rama?
Jemi më keq se më 1998
Mediat në shërbim të Kryeministrit, përfshirë median shtetërore Agjencia Telegrafike Shqiptare, raportojnë se ambasadorja e ShBA në Tiranë, Yuri Kim i ka dhënë kurajo ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj që “të vazhdojë reformën në drejtësi në të njëjtin kurs”. Ky mesazh është përcjellë si një apel i koduar kundër lëvizjeve të Presidentit të Republikës.
Video/Koronavirusi, Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer refuzon t'i japë dorën kancelares Merkel
Matematika mashtruese e vdekjeve nga koronavirusi
Duke marrë të mirëqenë faktin se numri i njerëzve që raportohet se kanë vdekur nga COVID-19 është mjaft i saktë, atëherë përqindja e personave të infektuar që vdesin nga sëmundja (shkalla e vdekjes) me siguri duhet të ketë qenë shumë më e ulët sesa vlerësimet 2-3% që është raportuar deri tani. Kjo për shkak se numri i të infektuarve është shumë më i madh se numri i testuar dhe raportuar.
Hileja e një emri që mungon
Henri Çili doli nga qelia duke marrë me vete një vendim për detyrim paraqitje dhe duke paralajmëruar se do nisë studimet e thelluara për të drejtën penale në Shqipëri. Akuzat janë shumë të rënda dhe me të vërtetë që do të ishte punë e dobishme asimilimi i të drejtës penale nga z. Çili, çka në fakt siç dihet ndodh me të gjithë të dënuarit e të gjitha kategorive që janë në gjendje të parashikojnë dënimin në bazë të veprës penale.
BE-ja angazhohet të ndalojë vërshimin e refugjatëve nga Lindja "me të gjitha masat e nevojshme"
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian pritet të miratojnë sot një draft për masat që duhet të merren për ndalimin e fluksit të refughatëve të paligjshëm në hapësirën europiane.
Kalimi illegal nuk do të tolerohet. BE-ja dhe anëtarët e saj do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar këtë të ndodhë dhe u kërkon migrantëve të mos rrezikojnë jetët e tyre duke tentuar kalimin illegal përmes tokës apo detit
citon gazeta greke “Kathimerini” draftin.
Grenell jep dorëheqjen nga detyra e ambasasdorit të SHBA në Gjermani
Richard Grenell, i Dërguari Special i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Serbi-Kosovë, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra e ambasasdorit të SHBA në Gjermani. Ai ka bërë të ditur se do ta formalizojë aktin sapo Senati të zyrtarizojë John Ratcliffe në këtë pozicion.
Grenell mban aktualisht detyrën e drejtorit të Shërbimit Inteligjent Kombëtar si i komanduar, ndërkohë që ai duket se do të caktohet në një detyrë tjetër. Grenell provokoi debate pasi u konsiderua si njeri që vinte nga krahu radikal i John Bolton.
