Rreze gëzimi në radhët e opozitës: Jemi dashnorja e preferuar e ShBA

Postuar në 03 Nëntor, 2019 20:58

Mediat pranë Partisë Demokratike kanë qarkulluar së fundmi një tip analize titulluar “Coup de Grace” nën autorësi të paqartë. Mesazhi i kësaj analize është i thjeshtë: Në ndryshim nga sa thuhet, opozita shqiptare i ka rregulluar punët me administratën Trump. Si ia ka dalë kësaj? Përmes ish-kryeministrit Berisha që ka premtuar të njohë grupimin MEK si qeveri në ekzil të Iranit dhe të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin zyrtar. 

Emigranti: Shteti na gënjeu!

Postuar në 03 Nëntor, 2019 16:57

Fermerët braktisin tokat/ Prodhimet hidhen, ish-emigrantët: Do kthehemi nga erdhëm.

Ky është titulli i një lajmi që ka publikuar sot Top-Channel që zbulon përvojën e hidhur të emigrantëve shqiptarë që provuan të investojnë në Shqipëri. Në invers të videove të kryeministrit që në Facebook e vet promovonte përvoja njerëzish të ndryshëm me ëndrrën shqiptare, materiali sjell një rast që dëshmon një realitet të hidhur. Ndër të tjera.

Një maternitet shtetëror, një institut shëndeti dhe një Komisioner për të Drejtën e Informimit

Postuar në 03 Nëntor, 2019 15:42

Dy muaj më parë, në faqen e Institutit të Shëndetit Publik u publikua një studim, i cili analizonte shkallën e kontaminimit në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Kërkimi shkencor që mban autorësinë e tre ekspertëve të Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive evidenton rrezikun e infeksioneve në repartin e obstetrikës dhe gjinekologjisë. Sallat operatore të maternitetit, inkubatorët dhe maskat e bebeve kanë rezultuar të kontaminuara me mikrobe të E.Coli dhe Stafilokok Aerus.

Shqipëria në menunë e medias franceze

Postuar në 03 Nëntor, 2019 14:22

Për Shqipërinë dhe Tiranën kemi parë që këto vite të shkruhen fjalë të mira. Për bukuritë e vendit, arritjet e mëdha të udhëheqjes së lavdishme të Rilindjes, për kulturën, kuzhinën etj. Gjithë një qasje dashamirëse që duket ndonjëherë sikur edhe vetë shqiptarëve përpiqet t’u mësojë sesi ta shohin vendin e tyre. Mirëpo France 24, një ndër mediat kryesore franceze ka kërkuar diçka tjetër për t’ia paraqitur publikut në Francë.

Minishengeni, një përrallë pa faturë. Jaka: Vendet e rajonit refuzojnë produktet shqiptare

Postuar në 02 Nëntor, 2019 23:26

Kryeministri i vendit vrapoi pak javë më parë në Novi Sad për të firmosur të ashtuquajturin Minishengen Ballkanik duke shpallur se “ne nuk kemi pse të presim Europën”.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Berisha jep versionin e tij: Shkak, konflikti për Kepin e Rodonit

Postuar në 02 Nëntor, 2019 16:20

Dje në Shkozet u qëllua me armë një makinë ku ndodheshin tre persona. Po të lexosh mediat dhe të dëgjosh të ashtuquajturit gazetarë që dinë çdo gjë të krijohet ideja se atentati ka të bëjë me prokurorin Ndoja, apo me një person që ishte me të në makinë. Askush nuk sqaron diçka më shumë. Është nga ato ngjarje që i nënshtrohen ligjësisë së arkivimit. Për të lënë gjurmë mbi versionet e kësaj ngjarjeje ka shkruar sot edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që e lidh atentatin ndaj Ndojës me konfliktin për Kepin e Rodonit që është dhënë me koncesion për 35 vjet.

Karnevalet e Nëntorit

Postuar në 02 Nëntor, 2019 15:55

Bulevardi kryesor i Tiranës është dekoruar sot me fotografitë e disa personave që në historiografinë shqiptare celebrohen si dëshmorë, apo heronj të popullit. Janë ata njerëz, të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbi të cilët regjimi i Enver Hoxhës glorifikoi veten dhe në një farë mase edhe e legjitmoi atë. Dora që ka dekoruar në këtë nëntor bulevardin ngjan të jetë nga Kryeministria, edhe pse ushtari i devotshëm që mban gavetën në çdo rast të tillë është Erion Veliaj i Bashkisë së Tiranës.

Kundër refugjatëve, Çekia, Hungaria dhe Polonia shkelën ligjin europian

Postuar në 02 Nëntor, 2019 12:51

Gjykata Europiane e Drejtësisë ka konstatuar se Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia kanë shkelur ligjin  europian duke refuzuar në vitin 2015 pranimin e refugjatëve sipas sistemit të kuotave. 

Një "shaka" amerikane për impotencën e opozitës

Postuar në 02 Nëntor, 2019 11:21

Nuk meriton më shumë se dy fjalë ajo që sot quhet opozita e Shqipërisë, e udhëhequr nga një manekin që e ka shtyrë si e ka shtyrë duke ulëritur se përfaqëson të vetmen alternativë kundër oligariksë dhe pushtetit të krimit.

Përballë një qeverisje me brekë nëpër këmbë, Lulzim Basha hodhi në publik tamburot e një opozite radikale që ishte gati të flijohej për demokracinë e vendit. Të gjithë e mbajmë mend impostimin e kryetarit të PD-së me këndimin e himnit kombëtar pas shëtitjeve nga bulevardi te selia e PD-së në të ashtuquajturat protesta popullore.

Lind bizoni i parë i egër pas 800 vjetësh

Postuar në 02 Nëntor, 2019 10:23

Dikur ishin zotër të pyllit - krijesa të mëdha që ndiqeshin në gjueti nga mbretër dhe fisnikë në fshatrat e Ballkanit. Sidoqoftë, bizoni evropian (i njohur gjithashtu si bonsai) kishte humbur për rreth 800 vjet - për t'u kthyer tani, falë përpjekjeve të ambientalistëve në Bullgari, me të parin bizon të vogël që ka  lindur në pyll pas më shumë se tetë shekuj.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS