Kap Ça të Kapësh është gjithë qeverisja

Postuar në 05 Nëntor, 2019 13:37

Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë

Një ndarje administrative që nuk përkujdeset vetëm për përfaqësimin e Jugut*

Postuar në 05 Nëntor, 2019 12:38

 

Prej disa kohësh, Parlamenti i Shqipërisë, institucioni më i lartë i pushtetit shtetnor, i konceptuar për të qenë kuvendi i elitës politike dhe intelektuale, përmes një procesi të mirëfilltë zgjedhor, është shndërruar në një “domen nderi”, ku synojnë me u vetofrue për rekrutim, kushdo që në sojin formativ, as do ta kishte guxu me e mendue këtë opsion karriere 100 vite ma parë, në kohën kur u themelue.

Serbia, e disponueshme për ndërtimin e një qendre të dhënash nga Huawei

Postuar në 04 Nëntor, 2019 21:49

Radio Evropa e Lirë shkruan se Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka kërkuar që kompania kineze e teknologjisë, Huwaei, të hapë një qendër të dhënash në Serbi.  Brnabiç ndodhet në Kinë në krye të një delegacioni shtetëror që merr pjesë në panairin e dytë ndërkombëtar të import-eksportit. 

Diktatorët e mëdhenj parë me sytë e kuzhinierëve të tyre

Postuar në 04 Nëntor, 2019 16:34

Si të ushqehesh një diktator” është rezultat i një hulumtimi disavjeçar të reporterit Witold Szabłowski. Pasi pa një dokumentar për kuzhinierët e ushtrisë, i cili kishte në qendër një burrë që gatuante për Titon, ai vendosi të gjurmojë kuzhinierët që punuan për disa nga diktatorët më të ashpër të botës. Ai gjeti pesë persona, secili me një histori të jashtëzakonshme për të treguar, se si gatuanin për Saddam Hussein-in, Idi Amin, Enver Hoxhën, Fidel Castro-s dhe Pol Potin.

Kam puthur Erdoganin dhe Putinin, por kjo nuk e dëmtoi Europën. Kohl më europian se Merkel dhe Schroder

Postuar në 04 Nëntor, 2019 16:30

Presidenti në largim i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka dhënë një intervistë për gjermane, “Der Spiegel” në të cilën ndër të tjera jep disa konsiderata për figura të njohura të politikës europiane. I pyetur mbi faktin se përse nuk luftoi për të shmangur sa të mundej Brexit, Juncker thotë se ky ka qenë një gabim I madh.

Zbulohet koloni milingonash kanibale në një bunker atomik në Poloni

Postuar në 04 Nëntor, 2019 15:44

Shkencetarët kanë zbuluar së fundmi një koloni unike milingonash kanibale që mbijetuan në një bunker armësh atomike në Poloni vetëm duke u ushqyer me kufomat e milingonave të tjera të ngordhura. Streha bazë ishte ndërtuar në një tub vertikal ventilimi në rrugëtimin e të cilit shumë milingona ngordhnin.

Rihapet nga Beogradi kapitulli i ri i negociatave për Kosovën

Postuar në 04 Nëntor, 2019 14:50

Mediat serbe e kanë paraqitur e tone relativisht poitive takimin e sotshëm mes presidentit të vendit Aleksandër Vuçiç dhe të Dërguarin Special të ShBA-ve për Ballkanin, Mathew Palmer. Në konferencën për shtyp, Vuçiç ka deklaruar se kishte folur hapur me Palmer të cilin e ka falënderuar për gatishmërinë për të dëgjuar qëndrimet serbe për Kosovë. Duke pranuar se pozicioni serb ndryshon shumë nga ai I ShBA-ve për Kosovën, Vuçiç ka shtuar se 

Në Mal të Zi, aty ku ministri dorëhiqet dhe ku kryeministri nuk bën interpretimin e përgjimeve

Postuar në 04 Nëntor, 2019 13:14

Ja një lajm që na kujton llojin e vendit ku jetojmë dhe pse vota kundër e Francës duhet të na bëjë të mendojmë përpara sesa të na ndërsejë në bërjen e shqiponjës më duar. Në Malin e Zi – i cili për ata që e dinë Shqipërinë qendrën e botës është një vend i vogël ngjitur me ne – ka dhënë dorëheqjen ministri për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Turizmin, Pavle Raduloviç.

Lidhja direkte Kinë - Europë, treni i parë mbërrin brenda pak ditësh në Pragë

Postuar në 04 Nëntor, 2019 12:37

Kina shkel në vijë direkte transporti zemrën e Europës. Mediat turke raportojnë se më 6  nëntor, një tren i China Railëay Express do të mbërrijë në Ankara ku edhe do të mbahet një ceremoni e posaçme. Treni në fjalë ka hyrë në territorin turk nga province lindore e Kars dhe destinacioni final I tij është Praga duke kaluar përmes tunelit të detit Marmara që lidh Stambollin me bregun europian të ngushticës së Bosforit.

Çfarë roli kanë shkrimtarët/autorët në epokën e influencuesve të rrjeteve sociale?*

Postuar në 03 Nëntor, 2019 23:56

 

Sot shkrimtarët kanë humbur të gjithë ndikimin që kanë pasur dhe gazetat reflektojnë vetëm opinionin. Ndërsa sa u përket shtetarëve, larg drejtimit të turmës, ata përpiqen ta ndjekin. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS