Zonja Vorpsi ngatërron Presidencën me Telebingon
Veprimi i sotshëm i Arta Vorpsit për të kryer betimin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese para noterit, është vetëm një epsiod i radhës në serinë e atyre akteve që karakterizojnë shumicën aktuale.
Trump i nxjerr bllof të gjithë. Kongresi ka miratuar sanksionet, presidenti i ofron 100 mld $ Erdoganit
Donald Trump ka nxjerrë sërish bllof mediat dhe bashkëpunëtorët e tij. Ndërkohë që prej javësh Shtëpia e Bardhë kërcënon me sanksione, sot njoftohet se presidenti amerikan ka bërë të kundërtën: përmes një letre ai i ka propozuar homologut turk, Recep Tayyip Erdogan një paketë 100 miliardë dollarë.
Në këmbim Trump kërkon që Turqia të heqë dorë nga blerja e sistemit rus S-400, një hap që sipas gazetës “The Washington Post" mund të acarojë raportet mes presidentit dhe Kongresit që muajin e kaluar votoi me shumicë për vendosjen e sanksiomeve.
Shtetformimi
Kur në fund të gushtit të vitit 1943 në Kuartierin e Führerit mora detyrën e të “Dërguarit të Posaçëm për Europën Juglindore” mbi Shqipërinë pak flitej. Atje njihej akoma ligjërisht Perandori Vittorio Emanuele dhe vendi qeverisej nga Mëkëmbësi i tij (Luogotenente). Gjermania mbante atje një Konsullatë të Përgjthshme e cila kryesohej nga z. Schliep.
Mazhoranca nuk është e bindur as vetë për projektbuxhetin 2020(video)
Prezantimi i projektbuxhetit 2020 është shoqëruar me debate dhe kritika që kësaj radhe kanë ardhur nga brenda shumicës qeverisëse. Ish-ministri Arben Ahmetaj ka kritikuar thuajse çdo gjë, që nga parashikimi i rritjes ekonomike në 4.1% kur FMN-ja sugjeron 2.9%, tek investimet publike apo detyrimet e papaguara.
Tallje publike/Lavrov: Çudi që nuk na kanë akuzuar për grushtin e shtetit në Bolivi. Zgjedhjet në SHBA? Pa merak, do ta zgjidhim!
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka gjetur kohën të tallet me ata që akuzojnë Rusinë se qëndron pas çdo zhvillimi negative në botë.
Jemi akuzuar për çdo gjë që nga Brexit, Katalonja, Kili. Ndaj po pyesja veten se përse nuk përmendemi për zhvillimet në Irak, Liban dhe tani në Bolivi. Kjo është e çudtishme. Për ndonjë arsye nuk na kanë akuzuar për grushtin e shtetit në Bolivi. Pra diçka po ndodh në mendjen e atyre që normalisht krijojnë axhendë gjeopolitike.
Studimi/Majmunët e sotshëm janë më inteligjentë se primatët
Një kërkim i ri i drejtuar nga universiteti Adeliade në bashkëpunim me Institutin për Studime Evolucionare në universitetin Witwatersrand sugjeron se ideja e përgjithshme e shkencës se homininët e parë të llojit Australopithecus ishin më të zgjuar se majmunët e sotshëm, është i gabuar. Supozimi i mësipërm ndërtohej nisur nga diferenca në vëllimin e trurit mes të dy specieve. Mirëpo një gjë e tillë nuk ngre shumë peshë pasi sipas kërkuesve është fluksi i gjakut në pjesën konjitive të trurit ai që përcakton shkallën e inteligjencës.
Për çfarë ka rënë dakord në Athinë Edi Rama?
Kryetari i ri i Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin e Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Manolis Kefalogiannis ka dhënë një intervistë për faqen online, European Western Balkans përmes së cilës ka përsëritur mesazhin se rruga europiane mbetet e hapur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai është pyetur disa herë për Shqipërinë ndaj së cilës ka bërë thirrje që ta shohë integrimin si mundësi bashkëpunimi dhe jo si pedan për të zhvilluar luftë të brendshme.
Asnjë nismë e re nuk e zgjidh problemin kryesor të rajonit-njohjen e Kosovës nga Serbia
Izrael/Sulm me raketë në autostradë(video)
Pamjet video që vijnë nga Izraeli dëshmojnë për natyrën e kërcënimit që sjell lufta e sotme dhe sidomos për kostot eventuale të saj. Një raketë e lëshuar nga militantët palestinezë nga Gaza ka goditur në kryqëzimin e rrugës 4 pranë qytetit Gan Yanve, në jug të kryeqytetit Telaviv.
Pamjet janë kapur edhe nga kamerat e makinave që kanë qenë shënjestra e mundshme e sulmit që u krye një ditë pasi forcat izraelite eliminuan një drejtues të lartë islamik.
Vetëvendosja nuk ka nevojë për ftesë në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një intervistë për të dhënë një mesazh kundër Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Në një analogji me qëndrimet ndaj Aleancës Kuqezi në vitin 2013, Rama ka sulmuar një grupim me qasje nacionaliste që ka ditur si asnjë forcë tjetër në arealin politik shqiptar të mobilizojë rininë.