Gënjeshtra Jo, Heshtje Jo

Postuar në 11 Mars, 2020 12:33

Ka një përpjekje të vazhdueshme, siç e ka zakon kjo qeveri, për të mbyllur çdo lloj kritike, çdo vërejtje që bëhet për situatën e tanishme. Fajtorët janë dy: mediat dhe opozita. Te kjo e fundit është pikasur edhe budallai i rasti: Lulzim Basha. Jemi mësuar tashmë me këtë përballje. Jemi mësuar të gjithë edhe me përdorimin e të ashtuquajturve figura publike në riprodhimin dhe përhapjen e mesazheve proqeverisë. Por asgjë nuk bën efekt më.

Tërheqjet e njohjeve, pasoja direkte të dialogut të Brukselit

Postuar në 11 Mars, 2020 11:40

 

Pa marrë parasysh se a duhet pasur apo jo rezerva ndaj vërtetësisë së lajmit se Sierra Leone e ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës, e vërtetë është se numri i çnjohjeve është rritur dukshëm. Serbia nuk e ka ndalur aktivitetin, BE-ja me heshtje e ndihmon atë aktivitet të Beogradit, ndërsa shtetet mike të Kosovës mendojnë se e kanë kryer punën e tyre në periudhën fillestare pas shpalljes së pavarësisë, ku falë angazhimit të tyre u arritën shumica e madhe e njohjeve. E Kosova nuk ka gjetur kundërpërgjigje.

Është personalisht dyfish i ekspozuar ndaj ndërlikimeve të koronavirusit

Postuar në 11 Mars, 2020 01:35

BBC-ja raporton se ministrja e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Nadine Dorries, ka rezultuar pozitive me koronavirus dhe i është nënshtruar procedurës së vetëizolimit. Ajo bëhet kështu e para anëtare e Parlamentit britanik që preket nga virusi që po përhapet me shpejtësi në mbarë botën. 

Pak ditë më parë edhe kreu i Partisë Demokratike në Itali deklaroi se ishte pozitiv, pa lënë mënjanë rastet e konstatuara në Iran. 

Virusi i pasigurisë

Postuar në 10 Mars, 2020 22:45

 

Njoftimi i ministrit turk të Shëndetësisë se një shtetase amerikane që udhëtonte nga Tirana më 3 mars u diagnostikua me koronavirus në Stamboll konfirmon një thashethem të hershëm se në Shqipëri virusi ka hyrë me kohë. 

Është një njoftim të cilin ministri Koça e bën nga interesi i sigurisë së vendit të tij dhe tërthorazi na njofton edhe neve, delet e vërteta të Republikës “Bagëti e Bujqësi”.

Dorëzohet Thaçi/Pro Amerikës çdo vendim, ose shteti ynë nuk ka të ardhme

Postuar në 10 Mars, 2020 17:08

Hashim Thaçi ka kërkuar sot që e gjithë klasa politike kosovare të marrë vendime që janë në përputhje me kërkesat e SHBA. Me një shënim të shkurtër në Facebook, Thaçi, në cilësinë e Presidentit të Republikës ka nënvizuar se ky kurs vë në pikëpyetje edhe vetë ekzistencën e shtetit.

Urgjent/Lufta kundër koronavirusit, Bashkia Tiranë izolon Ver Llapën. Person me rrezikshmëri të lartë

Postuar në 10 Mars, 2020 16:30

Fotolajm/Kryeministri: Maskat janë në rregull

Postuar në 10 Mars, 2020 16:17

Pas akuzave të kreut të opozitës, kryeministri ka dalë publikisht me maskë në fytyrë. 

SHBA luan kartën e fundit: Tërheqje trupash nëse Kosova nuk heq tarifat ndaj Serbisë

Postuar në 10 Mars, 2020 14:40

Tërheqja e trupave amerikane nga Kosova duket të jetë karta e fundit që SHBA ka për të detyruar qeverinë në Prishtinë për të hequr tarifat ndaj mallrave serbe. Kjo ide po mbështetet deri në Shtëpinë e Bardhë, ndonëse jo nga presidenti ende. Në një postim në tuiter, djali i Trump, Donald Trump Jr., miraton qëndrimin e senatorit David Perdue, sipas të cilit me refuzimin për të hequr tarifat, Prishtina zyrtare po heq dorë nga kursi i paqes në rajon. Ndaj SHBA duhet të tërheqë trupat e veta.

Qesharake, ISHP-së i kërkohet të respektojë kërkesat për distancat e sigurisë në konferencë për shtyp

Postuar në 10 Mars, 2020 12:52

Përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik kanë njoftuar se numri i të prekurve nga coronavirusi ka shkuar në 10. Me këshillat e përhershme përfaqësuesit e ISHP-së kanë apeluar për higjenë dhe për ruajtje të qetësisë.

Ndërkohë që gazetarët kanë kërkuar që konferencat për shtyp të bëhen në mjedise më të mëdha, pasi salla aktuale i vendos personat e pranishëm në distanca që bien ndesh me kërkesat e protokollit të sigurisë.  

Shqiptarët nuk duan kompromis, serbët duan konflikt të ngrirë

Postuar në 10 Mars, 2020 12:03

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka deklaruar në një intervistë televizive se zgjidhja për marrëveshjen me Kosovën nuk ekziston për momentin. 

Shqiptarët nuk duan kompromis, serbët janë të kënaqur me një konflikt të ngrirë. Mes tyre ata që duan një marrëveshje janë aq pak saqë nuk mund të propozosh ndonjë gjë

tha Vuçiç në Tv Kopernikus. 

I pyetur mbi standardet e dyfishta të Perëndimit ndaj Serbisë ai kujtoi se kjo vjen për shkak se Serbia është pjesë e një procesi që pasoi një konflikt ku ajo humbi. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS