Synimi i Francës është ngadalësimi i procesit të zgjerimit

Postuar në 20 Nëntor, 2019 17:47

 

Kur Franca kishte bllokuar vendimin qoftë edhe të kushtëzuar të Bashkimit Evropian për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, si arsyetim kishte përdorur dëshirën që së pari të ndryshohej metodologjia e procesit të zgjerimit e më pas të merrej vendimi. 

Atëherë Franca nuk kishte dhënë vetë ndonjë propozim konkret, por vetëm kishte përmendur nevojën që Komisioni Evropian të dalë diku në pranverë me propozim se si të arrihet kjo reformë e metodologjisë. 

Europa Nostra: Qeveria shqiptare të heqë dorë nga shkatërrimi i Teatrit Kombëtar

Postuar në 20 Nëntor, 2019 16:20

Guy Clausse zëvëndës President ekzekutiv i Europa Nostra, që prezantohet si Federatë Paneuropiane për Trashëgiminë Kulturore dhe Paolo Vitti anëtar i Këshillit të saj kanë nisur një letër për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, përmes së cilës i kërkohet qeverisë shqiptare të heqë dorë nga projekti i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Më poshtë letra e publikuar nga AMT:

Veliaj kërkon edhe aeroportin e Rinasit

Postuar në 20 Nëntor, 2019 15:41

Reforma territoriale e konstestuar vazhdimisht nga opozita si një reformë e bazuar më shumë në një hartë elektorale sesa në një ndarje me karakter ekoenomik,  më në fund ka dalë si pengesë edhe për vetë qeverisjen vendore të mazhorancës. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Autonominë Vendore, propozoi gjatë një dëgjese në Komisionin e Ligjeve rishikimin e ndarjes së re territoriale, në mënyrë që Aeroporti i Rinasit të jetë pjesë e Tiranës dhe jo e Fushë-Krujës.

Ngrijnë projektet e investimeve që nuk janë PPP

Postuar në 20 Nëntor, 2019 14:48

Qeveria është dukshëm në vështirësi financiare për të financuar vetë projekte publike. Ministrja e Financave, Denaj në përgjigje të interesit të deputetëve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë tha se, buxheti i shtetit do të ngrijë financimin e  projekteve të tjera siç ka bërë edhe këtë vit, duke shtyrë financimin e projekteve të tjera buxhetore në fushën e investimeve për një vit më vonë.

Eksperimenti me Gjykatën Kushtetuese, tre anëtarë pa përvojë në gjyqësor

Postuar në 20 Nëntor, 2019 14:39

 Prej disa ditësh vazhdon tashmë debati për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Debate është përqendruar mbi afatet e dekretimit nga presidenti, organin e emërtesës, ishte Arta apo Marsida. Hollësi padyshim të rëndësishme, por që kanë anashkaluar një tjetër aspekt.

Në faqen online të Gjykatës Kushtetuese është përditësuar përbërja e saj duke përfshirë si gjyqtarë përveç Vitore Tushës dhe Besnik Muçit edhe tri kandidatet e reja, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.

Kriza e përjetshme shqiptare

Postuar në 20 Nëntor, 2019 12:49

  

Enverizmi, një formë e mënjanimit të mendimit filozofik në komunizëm

Postuar në 19 Nëntor, 2019 21:13

"Kultet e komunizmit” ishte tema e Konferencës së III Kombëtare për totalitarizmin, e mbajtur pak ditë më parë në një nga sallat e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Studiues, profesorë të sociologjisë, shkencave politike, historisë dhe filozofisë në kumtesat e tyre analizuan ngritjen e kulteve të ideologjisë komuniste.

Veliaj u premton banorëve të njësisë 10: Do hyjmë në histori!

Postuar në 19 Nëntor, 2019 20:21

Punët nuk po ecin keq për qeverinë. Opozita ka rënë rehat dhe po bën sikur është e shqetësuar për reformën zgjedhore. Në këtë situatë në skenë del përherë gastori i politikës, kryetari i Bashkisë së Tiranës. Sot z. Veliaj ka thënë nga një tur pseudodëgjesash për buxhetin e vitit 2020:

Jeta erdhi nga jashtë Tokës? Zbulohen gjurmë sheqernash(karbohidrate të shpërbëshme) në dy meteorë

Postuar në 19 Nëntor, 2019 16:58

Një ekip ndërkombëtar kërkuesish ka verifikuar mbetje sheqernash në trupat metorikë. Sheqernat janë element themelorë për krijimin e jetës dhe gjetja në fjalë i jep zë idesë se bombardimi i dikurshëm i Tokës nga meteorët ka përcaktuar lindjen e jetës në të.

Kë do besonte më shumë një qytetar: Liderin e Ballkanit, apo "Të Sëmurin" e Ballkanit?

Postuar në 19 Nëntor, 2019 16:37

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka pranuar në një konferencë për shtyp se ai është një njeri me probleme kronike shëndeti.

Jam një njeri i sëmurë në mënyrë kronike. Këto janë probleme të miat personale. Nuk jam një njeri me shëndetin më të mirë, por sat ë kem energji do luftoj. Nuk dua të hyj në hollësi…

ka thënë Vuçiç.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS