Energji bërthamore për të furnizuar AI, Google nënshkruan marrëveshjen e parë

Postuar në 15 Tetor, 2024 13:06

Google ka nënshkruar marrëveshjen e parë për blerje energjie, për të përmbushur kërkesën e rritur për shkak të inteligjencës artificiale. Gjiganti i teknologjisë ra dakord me kompaninë Kairos Power për të blerë energji të gjeneruar nga reaktorë të vegjël modularë.

Kjo marrëveshje bën të mundur ndërtimin e reaktorit të parë modular online deri në vitin 2030, i cili do të ndiqet nga një tjetër shtesë deri në vitin 2035.

Gjermania shet armë me klauzolë Izraelit: Vrit por mos bëj Genocid!

Postuar në 14 Tetor, 2024 17:26

Në rrjetet sociale qarkullon sot një lajm sipas të cilit qeveria gjermane ka kërkuar nga Izraeli të firmosë një klauzolë genocidi si parakusht për dërgimin e mëtejshëm të armëve. Lajmi referohet si i raportuar nga gazeta “BILD”, sipas së cilës dokumenti është pranuar nga Izraeli dhe më 10 tetor ka mbërritur në Berlin.

Kjo i lejoi kancelarit Scholz të deklaronte më 11 tetor në Parlament se ne kemi furnizuar armë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë

Taksat e larta reduktojnë fluturimet në Gjermani   

Postuar në 14 Tetor, 2024 14:00

Tarifat e larta të aeroporteve do bëjnë të detyrueshëm kufizimin e fluturimeve në Gjermani. CEO i transportuesit gjerman të flamurit Lufthansa, Carsten Spohr, i tha gazetës gjermane Bild am Sonntag, se do të ketë reduktime të mëtejshme të orareve të fluturimeve.

Rritja ekstreme e kostove shtetërore për trafikun ajror po çon në një rënie të mëtejshme të shërbimeve. Gjithnjë e më shumë linja ajrore po shmangin aeroportet gjermane ose po anulojnë lidhje të rëndësishme.

Tjetër tentativë për të vrarë Trump?

Postuar në 14 Tetor, 2024 13:47

Oficerët e zbatimit të ligjit në SHBA kanë arrestuar një burrë të armatosur me dokumente false, i cili tentoi të hynte në një tubim të mbajtur nga kandidati republikan Donald Trump në Coachella, Kaliforni.

Baba Mondi rrëfen "dertet" e shtetit në një gazetë izraelite: Jam vëlla i popullit izraelit

Postuar në 14 Tetor, 2024 00:15

Kreu i bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, kërkon që ideja e hedhur pak ditë më parë nga kryeministri Rama për shtetin bektashi të çohet përpara.

Në një intervistë për Jerusalem Post, Brahimaj Kryegjyshata ka nisur hartimin e strategjive për vënien në jetë të kësaj ideje.

“Shteti shqiptar gëzon të drejtën e aprovimit të ligjit për këtë çështje.

Më pas ne do t’i drejtohemi komunitetit ndërkombëtar duke i kërkuar njohjen.

CoVid-19 zbuloi një alergji ndaj Punës në Europë. Franca është duke u bërë Greqi

Postuar në 13 Tetor, 2024 17:19

Është shkruar dhe folur shumë për pasojat e pandemisë së CoVid-19. Për ndikimin afatgjatë në shëndetin e atyre që u prekën, në shëndetin mendor të shoqërisë, për ekonominë e kështu me radhë. Filozofi frëng, Pascal Bruckner vë në dukje edhe diçka që duket se i ka shpëtuar vëmendjes së përgjithshme dhe flet më mirë se çdo gjë për atë që e pret Europën.

Protestë në Hamburg, emigrantët myslimanë kërkojnë zyrtarizimin e Sheriatit

Postuar në 13 Tetor, 2024 17:07

Mbi 2000 emigrantë myslimanë u mblodhën në Hamburg, Gjermani, në një protestë me të cilën kërkuan që sistemi ligjor dhe politik i Gjermanisë të përafrohet me parimet islame. Demonstrata, e cila nxori edhe njëherë në pah tensionet në rritje midis integrimit kulturor dhe sovranitetit ligjor në shoqërinë gjermane, u organizua nga një grup i quajtur Muslim Interaktiv, i cili konsiderohet nga agjencitë gjermane të sigurisë dhe inteligjenca si i lidhur me Hizb ur-Tahrir, një organizatë e n

TASS: Ukraina humbi 22 600 trupa në Kursk që nga 6 gushti

Postuar në 13 Tetor, 2024 15:44

Ajo që qarkullonte dy ditë më parë në rrjetet sociale, është konfirmuar së fundmi nga agjencia ruse e lajmeve, “TASS”. Sipas të dhënave të mbledhur prej saj, Ukraina ka humbur në rajonin e Kurskut 22 600 trupa që nga sulmi i 6 gushtit.

Konfirmohet se eshtrat e Seviljes janë të Kolombit. Spekullohet për origjinë hebreje ose Agote

Postuar në 13 Tetor, 2024 15:35

A ishte Kristofor Kolombi një hebre? Në kontekstin e një lufte të ndezur në Gaza, përkundrejt një Izraeli që po kryen genocid të pastër duke vënë në pikëpyetje të gjithë kauzën morale të hebrenjve si viktima unike të qytetërimit perëndimor, në media në Perëndim po qarkullon ky lajm rehabilitues që duket se u kujton të gjithëve anën e ndritur të Hebreut. Çështja ka dalë në Spanjë, pas hulumtimeve 20 vjeçare të drejtuara nga Antonio Luentes i universitetit të Granadas dhe konsiston në studimin genetik të atyre që mendohen se janë eshtrat e Kolombit.

Një film për "ambicien e madhe të Berlinguer"

Postuar në 13 Tetor, 2024 14:42

Në festivalin e filmit në Romë prezantohet një film biografik për Enrico Berlinguer, lideri i Partisë Komuniste Italiane, ideatori i atij që hyri në historinë e ideve si Eurokomunizmi. Berlinguer, një sard me origjinë të ngritur ishte një politikan me profil të rrallë publik: i qetë, i komunikueshëm por luftarak për pikëpamjet e veta, i perceptuar si shumë human dhe serioz.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS