Shqipëria, ndër vendet më të pazhvilluara në Europë
Europa është shtëpia e disa prej vendeve më të përparuara në botë për sa i përket zhvillimit njerëzor dhe rritjes ekonomike. Megjithatë, kontinenti i vjetër shfaq pabarazi të konsiderueshme brenda kufijve të tij. Sipas FMN-së, Evropa ka një GDP për frymë prej 35 690 dollarë, që nga viti 2024.
Pjesa perëndimore është dukshëm më e përparuar me një GDP për frymë prej 51 450 dollarë. Nga ana tjetër, në Evropën Lindore, zhvillimi ekonomik nuk ka pasur të njëjtin progres. Që nga viti 2024, Evropa Lindore raporton një GDP për frymë prej 15 670 dollarë.
Mos e ktheni euron në armë, mund të na kushtojë shtrenjtë
Eurozona nuk duhet ta kthejë në armë monedhën e përbashkët, në një moment si ky i konflikteve globale. Kjo do të sillte pasoja negative për vetë euron, paralajmëron guvernatori i Bankës së Italisë, Fabio Panetta.
Prej muajsh, në Europë është hapur debati i konfiskimit të aseteve të ngrira të Rusisë për t’i përdorur ato për rindërtimin e Ukrainës.
“Nuk e duam një tjetër luftë të madhe”
Rusia nuk ka ndërmend t’i hyjë një “lufte të madhe” dhe as të sulmojë vende të tjera. Ministri i Jashtëm rus e bëri këtë sqarim gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në selinë e OKB-së në Nju Jork.
Cili është bilanci i këtyre 10 viteve?!
Nëse sheh mënyrën si kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prezanton punën e qeverisjes së vet në pamje të parë do të mendoje për një histori suksesi dhe modernzimi të pakrahasueshëm me ndonjë qeveri tjetër.
“Vetëm Përpara” mandej është një devizë që krijon përshtypjen se rrotën e progresit nuk e ndal dot më asgjë. Nuk kemi të bëjmë me një filozofi optimizmi, por me pretendimin se e ardhmja është ontologjike tek partia dhe kryeministri i tanishëm.
Kushtetuesja në Francë rrëzon pjesërisht ligjin e emigracionit
Gjykata më e lartë në Francë hodhi poshtë më shumë se një të tretën e neneve në projektligjit të diskutueshëm të emigracionit, i miratuar nën presionin e së djathtës dhe ekstremit të djathtë.
Gjykata Kushtetuese e Francës hodhi poshtë veçanërisht nenet që lidhen me aksesin në përfitimet sociale dhe bashkimin familjar, si dhe futjen e kuotave të imigracionit të vendosura nga Parlamenti.
400 milionë euro për BigTech europiane
Rreth 400 milionë euro do të investohen në Europë në start-up teknologjike. Fondi është siguruar nga themeluesit e Wise, Skype dhe Songkick.
Bashkëthemeluesit e këtij fondi janë Taavet Hinrikus, bashkëpronar i firmës fintech Wise, Ian Hogarth nga Songkick, Sten Tamkivi nga Skype dhe Khaled Helioui, ish-CEO i Bigpoint Games.
Ata besojnë se fondi i emërtuar Plural mund të shërbejë si partner më i mirë për startup-et në Evropë sesa shumica e fondeve të kapitalit sipërmarrës, duke pasur parasysh se ai u ngrit nga njerëz me përvojë në këtë fushë.
Izraeli: Irani është objektiv legjitim
Një deklaratë e ministrit izraelit të Ekonomisë ka shtuar frikën për një konflikt të armatosur me Iranin. Nir Bakak tha në një prononcim për britaniken “The Telegraph” se Irani është tani një "objektiv legjitim".
ChatGPT flet italisht falë një shqiptari
ChatGpt merr ngjyresa italiane në vendin fqinj dhe meritat për këtë i ka një shqiptar. Modeli Italian i inteligjencës artificiale u prezantua sot në Milano nga Uljan Sharka, themeluesi i kompanisë së teknologjisë së thellë iGenius, me qendër në Milano, e cila u ka ardhur në ndihmë me shërbimet e saj shumë kompanive, përfshirë ato të Fortune 500.
Modeli Italian është një model i inteligjencës artificiale gjeneruese. (si ChatGpt i famshëm i zhvilluar nga OpenAI Amerikan) i trajnuar megjithatë me grupe të dhënash në gjuhën italiane, dhe jo me anglisht.
Një sfidë e re për Brukselin, protestat e fermerëve
Një valë e re protestash ka shpërthyer në shumë vende të Europës. Ajo që para ca kohësh shihej si shqetësimi i fermerëve francezë i ka kaluar kufijtë e Francës.
Të mërkurën, qindra fermerë protestuan para Parlamentit Europian.
“Na lini të qetë, le të punojmë në paqe!”, tha një fermer nga jugperëndimi i Francës, ndërsa veshur mbante ngjyrat e flamurit të sindikatës së dytë më të madhe franceze të fermerëve, Rural Coordination.
Zgjedhjet europiane/ Pritet kthesë e madhe djathtas në PE
Një kthesë djathtas pritet në zgjedhjet europiane të qershorit. Një studim i përgatitur nga Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë të Këshillit Evropian për zgjedhjet e Parlamentit Evropian 2024 tregon një rënie relative të partive të qendrës së majtë dhe Të Blertëve.